Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Istogu në gjendje të jashtëzakonshme

Shko poshtë

Istogu në gjendje të jashtëzakonshme Empty Istogu në gjendje të jashtëzakonshme

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 7:35 pm

Istogu në gjendje të jashtëzakonshme

Istogu në gjendje të jashtëzakonshme Istogu-34

(I plotësuar)-Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme që ka përfshirë komunën e Istogut, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Istogu dhe shumë fshatra kanë mbet pa energji elektrike, si pasojë e prishjes së rrjetit elektrik nga era.

Për dëmet e mëdha materiale, ka njoftuar edhe kryetari i komunës së Istogut i cili njëherësh është edhe kryetar i Shtabit Emergjent, Haki Rugova.

Sipas Rugovës, në Istog era ka rrëzuar kulmin e stacionit policor, kulmin e Pallatit të Kulturës, kulme të disa shtëpive dhe ka shkatërruar tej mase edhe kulmet e banesave shoqërore dhe kulme të shtëpive brenda qytetit dhe jashtë tij.

Istogu në gjendje të jashtëzakonshme Era-ne-istog

“Nga mëngjesi është mobilizuar Shtabi Emergjent dhe kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme”, thotë i pari i Istogut. Ai shton se për vlerësimin e dëmeve kanë dalë në terren disa komisione, të cilat duhet të bëjnë identifikimin e dëmeve. “Paraprakisht vlerësojmë se dëmet e shkaktuara nga era janë shumë të mëdha, ndaj kërkojmë ndihmën e Qeverisë së vendit dhe të organizatave ndërkombëtare”, thekson ai.

Rugova ka thënë se për të pastruar bllokadat në rrugë ka kërkuar edhe ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa për evitimin e prishjeve në shtylla elektrike është kërkuar ndihma e KEK-ut, e cila është në aksion.

“Gjendja është e jashtëzakonshme, por fatmirësisht përpos dëmeve të mëdha materiale nuk ka pasoja në njerëz”, citohet të ketë thënë Rugova.
Istogu në gjendje të jashtëzakonshme Istogu-harta


Erë e fuqishme në Istog

Era e fuqishme që ka fryrë dje dhe mbrëmë gjatë tërë natës, ka shkaktuar dëme të mëdha në komunën Istogut. Ajo ka dëmtuar kulme të shtëpive, ndërsa pothuaj në tërësi e ka rrëzuar kulmin në shkollën fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë.


Era gjithashtu ka shkulur me rrënjë lisa e ka nxjerrë edhe shtylla elektrike. Si pasojë e kësaj shumë pjesë të komunës kanë mbetur pa rrymë shumë elektrike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi