Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitrovicë: Vdes i riu Bleri Arifi nga plagët e marra me thikë

Shko poshtë

Mitrovicë: Vdes i riu Bleri Arifi nga plagët e marra me thikë Empty Mitrovicë: Vdes i riu Bleri Arifi nga plagët e marra me thikë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 10:43 pm

Mitrovicë: Vdes i riu Bleri Arifi nga plagët e marra me thikë

Mitrovicë: Vdes i riu Bleri Arifi nga plagët e marra me thikë Mmmba_o

Një rrahje, në të cilën ishin të përfshirë disa persona e që ka ndodhur në një kafeteri në Mitrovicë, ka qenë e kobshme për një të riun 23 vjeçar, Bleri Arifi. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, ka thënë se ai gjatë përleshjes në kafeterinë “Ferra”, në rrugën “Sami Raqa” në Mitrovicë, ishte goditur me thikë prapa shpine, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“I lënduari, fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Mitrovicë, për tu transferuar më pastaj urgjentisht në QKUK Prishtinë. Sipas raporteve zyrtare të mjekëve kujdestar në QKUK Prishtinë, mësohet se viktima kishte arritur pa shenja jete”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, motivet e këtij akti kriminal ende nuk janë bërë të njohura, mirëpo besohet se incidenti në mes të disa personave ka filluar pas një mosmarrëveshje verbale e cila është shndërruar në rrahje, ndërkohë që njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rrahje, ka vënë në përdorim thikën duke shkaktuar lëndimet vdekjeprurëse viktimës së tij. “I dyshuari 25 vjeçar, si kryes i mundshëm i këtij akti kriminal, i cili ishte arratisur nga vendi i ngjarjes ende nuk është arrestuar, mirëpo identiteti i tij është i njohur për Policinë e Kosovës dhe ajo ka aktivizuar planin operativ “unaza e çeliktë” në kërkim të dyshuarit”, ka thënë Hoti.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pushuar ankthi i familjeve shqiptare që jetojnë në veri të Mitrovicës, për shkak të shtënave nga serbët me armë të ndryshme zjarri për festën e krishtlindjeve ortodokse. Madje, të shtëna armësh ka pas edhe pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Këto të shtëna me armë zjarri, të cilat kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë në atë pjesë të qytetit, janë dëgjuar vazhdimisht deri në në dërgimin e këtij raporti për botim. Situatë e ngjajshme ka mbretëruar edhe në komunat tjera veriore të Kosovës të banuara me serbë.
Të shtënat me armë zjarri gjatë natës i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti. Sipas tij, këto të shtëna që tashmë janë bërë pothuajse tradicionale në rastet festive, janë përcjellur me shqetësime të qytetarëve, mirëpo ato, ka shtuar ai, nuk mund të karakterizohen si incidente përderisa nuk janë orientuar ndaj një objekti të caktuar. /Hysni Syla
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi