Prof. Neki Babamusta:I dua fëmijët e mi, por, më shumë dua Atdheun!
Faqja 1 e 1

I dua fëmijët e mi, por, më shumë dua Atdheun!
Nga: Prof. Neki Babamusta Londër
Mall larg atdheut
Këto ishin fjalët – hymn lavdie, i patriotit democrat Dr. Et-hem Carës, para skuadrës së egzekutimit të gestapos gjermane (shtator 1944), të drejtuar nga një gjeneral e-ss, i kërcënuar për vdekje.
Në mesnatë, si rrethuan shtëpinë, gestapovitët morën katër fëmijët nga gjumi duke ia rrëmbyer prindërve dhe i vendosën përballë skuadrës së vdekjes. Gjenerali gjakatar lexoi ultimatumin: Dorëzo thesarin e arit! ... Fyhreri ynë i madh, Adolf Hitler, do të vendos rendin e ri në botë! ...
Ndërkohë tytat e automatikëve u drejtuan pranë kokave së fëmijëve. E ëma, nënë Zilja, motra e patriotit Sulejman Karkini nga Kosova, u doli përpara vocarakëve të saj, duke iu afruar pranë burrit të saj Et-hemit.
Një Shote Galicë nga Kosova dhe një tribun liberator nga Shqipëria, sfiduan vdekjen. Et-hemi, duke përjetuar çaste egërsie satanike, e shikon si zhgabojë arbri gjeneralin dhe përgjigjet:
“Kultura gjermane na ka edukuar që të mbrojmë të vërtetën të mos gënjejmë dhe të mos e tradhëtojmë Atdheun! ...”
Et-hemi, si mbaroi studimet e para në vendlindje në Kavajë, me pasion për dijen, i nxitur nga prindërit dhe fisi i tij patriotik, vazhdon studimet e larta në Austri. Në Universitetin e Vjenës, mbaron shkëlqyeshëm për financë. Me studimet dhe hulumtimet e tij në fushën e ekonomisë, fiton titullin e lartë “Doktor i Shkencave Ekonomike”.
Ndërsa autoritetet e larta arsimore në Austri, i kërkuan që të shërbente në vendin e tyre, me bindje prej patrioti, me 1928 parapëlqeu të kthehej në Shqipëri, duke kultivuar në Atdhe, shkëlqimin evropian të kulturës Austriake. Punon me vetmohim për disa vite në Ministrinë e Arsimit dhe në kohën e luftës qe në krye të Dikasterit të Financës.
Në kohën e ish Mbretit Zog I dhe më vonë, ndihmon për fuqizimin dhe modernizimin e arsimit shqip për forcimin e ekonomisë, duke vendosur rregulla efikase ndaj shkeljeve abuzive.
Në mesin e tetorit 1943 forcat gjermane, me elementë spiun, grumbulluan tek gazermat e Kavajës afro 2000 vetë, për t’i nisur drejt burgut të Tiranës. Duke bashkërenduar veprimet me shokun e tij të ngushtë, profesor Ibrahim Babamusta, dhe me ndërmjetës, nacionalistin Nazim bej Alltuni, në burgun e Tiranës dërgohen vetëm 200 vetë. Së bashku me elementë patriot-demokratë të Tiranës, që të dy, Et-hemi dhe Ibrahimi, bëjnë të mundur arratisjen e shumicës. Në kampin famëkeq të Mat – Hauzenit, nisen vetëm 20 vetë, ku mbeten martirë nëpër furrat e vdekjes.
Ndriçimi i Perëndimit ishte perde verbuese për Komunizmin. Et-hemi arrestohet nga Sigurimi i Shtetit nga fundi i vitit 1944 me akuzën: “element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste...” duke e dënuar me 101 vjet burgim.
Varfëria dhe stërmundimet ishin të tej skajshme për familjen e këtij persekutuari. Para këtyre vuajtjeve, heroina nënë Zilja, qëndronte në këmbë. Edukoi dhe rriti katër fëmijët me një mijë e një mundime. Me lot në zemër ajo përballoi edhe arrestimin e nipit të saj, intelektualit antikomunist, Sami Karkini.
Familja dhe fisi i Sulejman Karkinit kishin ardhur nga Kosova pas viteve 1920 në Shqipëri, si rezultat i përndjekjeve të pushtuesve serb. Sulejmani dhe të gjithë të afërmit e tij, luftuan kundër serbëve, duke qenë përkrah çetës së luftëtarit hero Azem Galica. Në Kavajë fisi Karkini ka dhënë një ndihmesë shumë të çmuar për çështjen e arsimit tonë kombëtar.
Nga fundi i vitit 1954, ish Kryeministri i Shqipërisë komuniste, Mehmet Shehu, shkon për vizitë në burgun famëkeq të Burrelit. Me sy tigri rastësisht shikon Et-hemin në korridorin e burgut me një libër në dorë. E ndal dhe i thotë: “Po ti, këtu!” – duke bërë me ironi rolin e të paditurit.
“Eh, po, këtu më keni prurë Ju!... – i përgjigjet Et-hemi.”
Skenë e çuditshme: Dy botë, dy ide, diametralisht të kundërta – një lider vrasës komunist, që për ide boshe çmendurie, për pushtet kish degdisur në burg një tjetër shqipe arbri, që i kish bërë shërbime tepër të çmuara kombit të vet, duke shpëtuar edhe dhjetëra jetë njerëzish. Nuk mund të ndërtosh lumturinë tënde duke u shkaktuar fatkeqësi tragjike të tjerëve.
Dhe teksa dëgjon rrëfimin e ish nacionalistit z. Halit Dervishi (i shpallur Armik i Popullit nga Diktatura) se në Çermë të Lushnjes, në tetor 1944, me brigadën e tij të parë, egzekuton mbi 70 nacionalistë të pafajshëm, që iu dorëzuan komandës së kësaj brigade. Ata pushkatohen të gjithë në vend. Kavajën, Mehmet Shehu e kishte epiketuar qendër reaksioni, duke shtrembëruar realitetin historik se peshën më të madhe të luftës në Pezë, me veshje, ushqime dhe para e mbajti populli i Kavajës me gjithe fshatërat e tij.
Persekutimi komunist ja shkurtoi jetën këtij shkenctari, duke u ndarë nga jeta para kohe. Demokracinë Perëndimore, për Shqipëri të lirë, dhe demokratike, Dr. Et-hem Cara nuk arriti ta shijonte.
Disa herë kam patur fatin të bisedoja me Dr. Et-hemin, njeriun patriot dhe shkencëtarin e madh me ndjenjën dhe shpirtin e një humanisti, i cili gjithmonë më këshillonte si djalin e tij. Pasi doli nga një burgim i gjatë, pata rastin ta takoj sërish në vitin 1970 dhe më këshilloi: “Askush s’e ka të garantuar lumturinë!... Por të punosh për Kombin tënd, për jetët njerëzore, ja vlen edhe të sakrifikohesh! Ke kujdes nga Sigurimi famëkeq i shtetit!”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi