Baki Ymeri:Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare
Faqja 1 e 1

Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare
“Kështjella e ëndrrave” (Bukuresht, 2012, është përpjekja e parë e poetit Eduard M. Dilo për realizimin e një vepre të këtillë, antologjia e parë shqipe që del gjatë ditëve të para të këtij viti të mbarë, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Nga Baki Ymeri -
Kopretina e librit "Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare" nga autori Eduard M.Dile
Me mijëra kilometra tejmatanë brigjeve të atdheut, që nga Amerika,Australia e deri në Skandinavi, njerëzit e joshur pas bukurisë, pavarësisht nga mosha, edukata apo preokupimet e përditshme, shoqërohen sa herë që t’u vie rasti, për mbështetjen e pakushtëzuar të promovimit dhe perpetuimit të gjuhës amtare dhe vlerave të saj. Shoqatat, pavarësisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestarëve të tyre, po qe se janë të drejtuara me ndershmëri dhe koshiencë, shndërrohen në vatra të vërteta për afirmimin dhe përkrahjen e komunitetit shqiptar. Kështu ngjet edhe me antologjitë e vlerave lirike të bashkatdhetarëve tanë të lindur për fisnikërimin e botës me bukuri. Ku qëndron rëndësia e antologjive?
Një antologji përfaqëson atdheun në miniaturë, një totalitet artistik sentimentesh, mendimesh, aspiratash, përfytyrimesh, dhe jo vetëm kaq. Kemi në atdhe e diasporë poetë të shkëlqyer, por disa nuk kanë mundësitë e nevojshme për t’u mediatizuar, apo për të nxjerrë një libër. Atëherë e zgjedhin rrugën e thjeshtë të participimit në ndonjë antologji, për botimin e së cilës paguajnë më pak, por janë të receptuar nga më shumë lexues. Avantazhet e antologjive, me një fjalë, janë të shumëfishta. Botuesi mund të bëjë lansime publike, mund t’i prezantojë në massmedia, panaire librash etj. Qëllimi është te vlera e vargjeve. Nëse botohesh në një antologji të mirë, po qe se ke vlera, mund të bëhesh shkrimtar i madh brenda një nate, dhe anasjelltas, po qe se s’ke, mund të mbetesh i panjohur, edhe po qe se del në dhjetra antologji të parëndësishme. Antologjitë, përndryshe, kërkojnë disa tipare dalluese gjatë hartimit të tyre, rradhitja e autorëve sipas alfabetit, moshës, vlerave apo tematikës. Ne i kemi përzjerë, duke i dhënë prioritet edhe njërës, edhe tjetrës, nja dy poetë duke i prezantuar me nga disa poezi edhe në gjuhë të huaja, duke shpresuar se deridiku ia kemi arritur qëllimit dhe justifikimit të botimit të saj.
Pas antologjive të përbashkëta me poetë rumunë, shqiptarë e të huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjalës, Vullkani i durimit, Fontana e fjalëve, Altri Mondi, Fluturimi i fjalëve, Tensione sentimentale, Nuset e fjalës, Ekzili i ëndrrave, Magjia e fjalëve, Çelësi i shpirtit, Tempulli i fjalës, Kujtimet e shpirtit, Pagjumësia e fjalëve), duke i falënderuar idesë së poetit Eduard M. Dilo për kontinuitetin e tyre, kemi nderin të dalim para opinionit edhe me “Kështjellën e ëndrrave”, një album lirik ku defilojnë disa emra të njohur, e disa tjerë që debutojnë për herë të parë me vargjet e tyre në kuadrin e një libri të përbashkët. Antologjitë zakonisht krijojnë miq dhe kundërshtarë. Disa mund të preken pse s’i kemi përfshirë në këtë vëllim, edhepse hidhërimi i tyre është i përkohshëm, sepse ata pason të dalin në antologjinë “Busulla e shpirtit”. Përndryshe, kjo është përpjekja e parë e poetit Eduard M. Dilo për realizimin e një vepre të këtillë, antologjia e parë shqipe që del gjatë ditëve të para të këtij viti të mbarë, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Kozeta Zylo është Shqipëria e shpirti tim në mërgim. Kjo zanë e frymëzuar shqiptare vjen me “mjellmat” e saj “si një drenushë” me mall të magjepsur. Në inspirimin e saj defilojnë të gjitha trojet shqiptare që kanë nga një Vlorë. Poetja shkruan me admirim për Kosovën e zemrave tona që e konsideron si “Princeshë me medalionin e Lirisë në gjoks”. Ajo është një pikë hëne e veshur me fustan dielli që bashkohet me simfoninë e këngëve të miliona shqiptarëve që këndojnë shqip. Përveç botës lirike, dëshmi esenciale për këtë janë artikujt, reportazhet, fotografitë dhe emisionet e një qendre televizive shqiptare që e drejton së bashku me bashkëshortin e saj në Amerikë. Në vazhdim po i përmendim vetëm disa autorë që vijnë për herë të parë në faqet e një libri të botuar në Bukuresht. Ramadan Emini(Basha), i lindur më 1956, vjen nga Vraniqi i Prizrenit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike dhe ka studiuar për arkitekturë. Në fund të viteve 80-të ka qenë i dënuar politik me 5 vjetë burg të rëndë. Nga viti 1993 detyrohet të largohet nga vendi dhe deri me 1999 ka jetuar në Tiranë. Aktualisht jeton dhe punon në Ferizaj. Ramadan Emini, poet dhe patriot i persekutuar, vjen në faqet e Kështjellës së ëndrrave si një “ujvarë e jetës”, me vargje briliante si “Ilir e shqiptar jam,/ zemërdiell e shpirt/ e gjoks i ngjeshur dritash/ si dielli që ngroh e shëndrit në qiell.”
Malli që e mbajnë në shpirt është barra më e rëndë që i mundon bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipërinë e dytë, atë që gjendet në mërgim. “Malli më djegë. Më prek në shpirt”, thekson poetesha më e re e kësaj vepre, Jeta Xhelili, një talente e lindur për të krijuar metafora të bukura si “zëri i qiellit”, “loti i stinëve” etj. Befasi të bukura na sjellin edhe dy krijuese të reja: Silva Tërnava dhe Gzime Zmaljaj. Jeta, Silva dhe Gëzimja nuk heshtin, por përkundrazi shkëlqejnë me vargjet dhe me shpirtin e tyre të florinjtë. Heshtja në takim me dhembjen, sipas Miradije Ramiqit, “Përballon mallin e ngelur peng/ Në shtratin e kujtimit”. Me poezi interesante, disa që botohen për herë të parë në kuadrin e një vëllimi antologjik, paraqiten Pal Sokoli dhe Neki Lulaj, dy nga poetët më të mirë të diasporës shqiptare, tashmë të afirmuar, pa e harruar Liman Zogajn, poet i dritës, Ilia M. Dilon me vargje gjithnjë e më të bukura kushtuar mallit, atdheut dhe të parëve tanë, madje edhe autorin dhe ideatorin e kësaj vepre, poetin Eduard M. Dilo.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi