Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:KËPUTA DEGËZËN E MALLIT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:KËPUTA DEGËZËN E MALLIT Empty Hyqmet Hasko:KËPUTA DEGËZËN E MALLIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 09, 2012 9:08 pm

Hyqmet Hasko:KËPUTA DEGËZËN E MALLIT 381457_340326809329614_100000568930657_1272715_1210783130_nHyqmet Hasko:KËPUTA DEGËZËN E MALLIT 372282_100000568930657_1489126108_n

Hyqmet Hasko

KËPUTA DEGËZËN E MALLIT

Pushoj shiu përmbi pllakat e trotuarit,
miliona lotë u binin qerpikëve të mimozës.
Zgjata dorën dhe këputa degëzën e mallit,
ca pika lot me ranë ne sy nga harrimi i kohës.

Dhe qeshën disa vajza diku prapa meje,
dikush bëri shaka me romuz më qëlloi,
po mua gjaku më lëvizi nëpër deje,
se ajo që më foli me veten më ngjasoi.

Dhe mu kujtua një mall i hershëm,
ajo vajzë me një miken time ngjasonte,
dhe dy pika loti nga sytë mu derdhën,
se një faj i rëndë në shpirt më rëndonte.

Ajo ishte vajza ime, nënën e se cilës gënjeva,
i premtova se asgjë në bot s'do na ndante,
por unë ika e lashë dhe qafën e theva.
me një tjetër që me tha se do më mbretëronte.

Iu afrova dhe për emrin e nënës e pyeta,
ajo po me shihte shumë e hutuar,
Mimoza, më tha, babait emrin kurrë nuk ia dita,
jetojmë bashkë me nënën por jo të vetmuar.

Nga xhepi nxora letër dhe shkrova emrin tim
ia dhashë dhe po e shihja me kërshëri vëngër,
shpirti i saj u trazua, sytë i morën hutim,
nga goja e saj dëgjova: “ babanë e kam ëndërr”

Degëza e mimozës në dorën e saj mbeti,
lejtmotiv i një ëndrre për bashkim,
se koha mallin e një dashurie dot s’e treti,
pastaj ajo i tha nënës, ky është babai im !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi