Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova

Shko poshtë

Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova Empty Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:28 pm

Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova

Bajrush Morina&Shqipe Osmani, BOTA SOT
Intervistë: Hajdin Abazi, ish-luftëtar i UÇK-së
Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova Sh_b


Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova Vvvvvv
Simbolet e tashme të Republikës së Kosovës janë një kompromis që përfaqësojnë të gjithë dhe askënd, thotë ekskluzivisht për “Botën sot” Hajdin Abazi, ish-luftëtar i UÇK-së dhe tash deputet i PDK-së.
Simbolet kombëtare
Simboli kombëtar i shqiptarëve ka mbetur dhe është flamuri me shqiponjën e zezë dhe sfondin e kuq. Kështu që nuk mund të them se kanë qenë ose nuk kanë qenë këto simbole që i kanë menduar luftëtarët e UÇK-së.
Simbolet shtetërore
Kjo formë e tashme e simboleve shtetërore është më e pranueshme, sepse është më e drejtë që simbolet shtetërore të jenë të të gjithëve, kurse simbolet kombëtare t’i ruajë secili popull autokton.


Ata që e mbajnë në mend vizitën e diplomatit amerikan Richard Hollbruk në Junik të Deçanit, të mbajtur më 24 qershor të vitit 1998, sigurisht se do të kujtojnë edhe ushtarakun me uniformë të UÇK-së, me syze, më mjekër dhe me “kallash” në dorë që rrinte ulur pranë diplomatit amerikan, në ballë të oxhakut të kullës së Junikut. Pamjet e këtij takimi janë transmetuar nga rrjetet më të fuqishme televizive, për faktin se ky ishte një legjitimitet i parë publik i UÇK-së e më këtë rast edhe një popullaritet medail botëror për vetë ushtarakun që i rrinte përkrah diplomatit amerikan Hollbruk.
Njëmbëdhjetë vjet më parë ky gueril ushtarak njihej me pseudonimin Lum Haxhiu. Më pas ai do të zbulojë identitetin e vet, Hajdin Abazi.
Sot Lum Haxhiu i UÇK-së është Hajdin Abazi, deputet i PDK-së. Nuk mban më uniformë, as mjekër, as “kallash” në dorë. Nuk është imponuar as në PDK, ku aderon si anëtar e deputet i saj, por nuk është tërhequr krejtësisht nga politika. Ai është i drejtpërdrejtë. Flet haptas. Flet me bindje të tij, në radhë të parë kombëtare e fare pak politike. Është deputet dhe aktivist i PDK-së, por e pranon haptas se “...unë me gjithë qejf i kisha pranuar simbolet e presidentit Rugova dhe kurrë s’kam pasur reagim kundër tyre”.
Identiteti kombëtar i shqiptarëve është flamuri kuq e zi
Ai me kënaqësi iu përgjigj pyetjeve tona për intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”.Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova --l%20h-
“Kur ne kemi luftuar nuk kemi pasur ide se si do të jetë identiteti i shtetit të ri . Po si shtet i ri është i domosdoshëm që të ketë shenjat e veta të identitetit shtetëror. Me rëndësi është që të dihet se flamuri, himni, stema janë simbole shtetërore, por jo kombëtare. Kjo është e sanksionuar edhe me Kushtetutë . Simboli kombëtar i shqiptarëve ka mbetur dhe është flamuri me shqiponjën e zezë dhe sfondin e kuq. Kështu që nuk mund të them se kanë qenë apo nuk kanë qenë këto simbole që i kanë menduar luftëtarët e UÇK-së. Ndonjëri ndër ta kam qenë edhe unë, sepse nuk kemi menduar dhe nuk kemi pasur ide se si do të duken simbolet e shtetit të ardhshëm të Kosovës. Kështu që besoj se edhe po të ishin gjallë edhe dëshmorët në kushte dhe rrethana të njëjta do të vepronin njësoj si unë dhe të tjerët. Me rëndësi është që të krijohet shteti por duhet të ketë edhe shenja të identitetit shtetëror. A janë adekuate këto që i kemi? Mendoj se simbolet e shtetit janë në përputhje me Kushtetutën, të cilën e kemi aprovuar. Kushtetuta e Kosovës me standardet më të larta u njeh të drejtat komuniteteve, joshqiptarëve në Kosovë dhe se kjo sot ose nesër do të shkojë në dobi të përforcimit të lirisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Bota sot”: Zoti Abazi, Ju jeni ndër luftëtarët e UÇK-së që i jeni përgjigjur apelit të luftës prej ditëve të para. Sot nuk do të flasim për luftën, por për shtetin. Si ish-luftëtar i UÇK-së a keni pasur ide se shteti i Kosovës do të ketë simbolet e veta kështu siç i kemi? Në fakt a jeni “befasuar” paksa me pamjen e flamurit e të simboleve të tjera shtetërore në të cilat nuk shihen fare as ngjyra e kuqe e as e zezë?
H. Abazi: Personalisht nuk jam i zhgënjyer, për arsye se nuk kam pasur ide se si do të duken simbolet e shtetit të Kosovës. Për mua ka qenë e rëndësishme që të krijohet shteti, që të shkëputemi nga Serbia dhe populli i Kosovës të jetë i lirë. Ndërkaq pamjet e simboleve shtetërore shpeshherë i diktojnë rrethanat dhe momenti i përcaktimit të tyre. Sikurse ne të kishim arritur të faktorizohemi, të çliroheshim vetë dhe të bashkoheshim me Shqipërinë, një e drejtë kjo historike e kombëtare jona, sigurisht se do të ndikonte në rrjedhat e shteti tonë dhe këto rrjedhime do të ishin krejt ndryshe. Por, duhet pranuar faktin se ne, për fat të keq, nuk arritëm që të faktorizohemi dhe ta çlirojmë vetë vendin, ndërkaq lufta jonë për çlirim kombëtar nuk përfundoi, kjo luftë jona u ndërpre dhe kështu ndryshuan rrjedhat e procesit të përcaktimit edhe të statusit edhe të simboleve të shtetit të Kosovës.
“Bota sot”: Si i vlerësoni simbolet e propozuara nga presidenti Ibrahim Rugova? Në fakt a do t’i kishit pranuar ju më parë simbolet shtetërore të propozuara nga presidenti Ibrahim Rugova apo këto të miratuara sipas dokumentit të z.Ahtisari?
H.Abazi: Unë personalisht me gjithë dëshirë do t’i kisha pranuar simbolet e presidentit Rugova. Bile asnjëherë nuk kam reaguar kundër atyre simboleve. Përkundrazi, kur është shtruar për diskutim çështja e atyre simboleve, unë kam thënë se me gjithë qejf do të votoja për këto simbole nëse dalin në rend ditë për votim. Mirëpo për shkak të rrethanave që u zhvilluan më pas, e për të cilat fola më lart, dhe pas propozimit të Dokumentit të z.Ahtisari, e kam ditur se në simbolet shtetërore të Kosovës nuk do të ketë shenja të identitetit kombëtar të asnjë komuniteti në Kosovë. Kjo formë është më e pranueshme, sepse është më e drejtë që simbolet shtetërore të jenë të të gjithëve, kurse simbolet kombëtare t’i ruajë secili popull autokton.
“Bota sot”: Z. Abazi, ju gjykoni se do t’i votonit propozimet për simbole shtetërore të presidentit Ibrahim Rugova, pavarësisht si i takoni një partie tjetër politike?

H.Abazi: Po, unë me më shumë dëshirë do t’i kisha votuar propozimet e ish-presidentit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugovës, sepse në ato simbole ka pasur identitet shqiptar. Ndërkaq simbolet e tashme janë një kompromis që përfaqësojnë të gjithë dhe askënd.
“Bota sot”: A mendoni se simbolet kombëtar duhet të përdoren krahas atyre shtetëror në rastet e festave shtetërore?
H.Abazi: Shihni, përsëri kjo çështje është paksa e komplikuar, sepse ne në Kosovë nuk kemi vetëm një flamur kombëtar. Kemi flamuj të romëve, të ashkalinjve, të serbëve, të boshnjakëve të gjithë atyre që e kanë statusin e komunitetit në shtetin e Kosovës. Pra me Kushtetutë jemi të barabartë me të gjithë, me të drejta dhe liri nacionale. Prandaj unë mendoj se në datat historike kombëtare të secilit komunitet, do të ishte mirë që të jenë simbolet kombëtare krahas atyre shtetërore, kurse në rastet e festave shtetërore do të mjaftonin vetëm simbolet shtetërore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi