Pjetër Nrejaj:Imzot Mark Sopi tërë jetën punojë për fe e atdhe
Faqja 1 e 1

Imzot Mark Sopi tërë jetën punojë për fe e atdhe
Nga Pjetër Nrejaj
Në vend të një përkujtimi
Në historinë më të re të Kosovës Imzot Mark Sopi do të mbetët një burrë i madh, që gjithë jetën punoi për Fe e Atdhe, duke vepruar për forcimin e Kishës Katolike Shqiptare, pra për Ipeshkvinë e Kosovës që ai drejtoi për një dekadë të tërë dhe për jetësimin e shtetit të Kosovës, me tërë fuqinë e tij intelektuale, ku u bë edhe njeri i dashur për të gjithë popullin e Kosovës. Imzot Mark Sopi i shërbeu zotit duke predikuar dashurinë, mëshirën, pendesën dhe faljen, kurrë ai se njohu urrejtjen, por tragjeditë e Kosovës i kishte jetuar deri në ashtë e gjak.
Kujtonte fjalimin e At Gjergj Fishtës në Konferencën e Versajës
Në fjalimin brilant përpara Kongresit Amerikan më 18 Maj 2005, të kujtonte fjalimin e At Gjergj Fishtës në Konferencën e Versajës, Imzot Mark Sopi mori në mbrojtje popullin mysliman të Kosovës, që propaganda Serbe i quante fundamentalistë, ai ceku se Pavarësia e Kosovës s'do të dëmtoi asnjë vend dhe askënd, por do të shërbejë për të mirë, gjithë popullit të Kosovës, dhe rahatisë në Ballkanin e trazuar. Me rastin e ndërrimit jetë të Imzot Mark Sopi, një zyrtarë i huaj i akredituar në Kosovë, z. Lari Rosin përveç fjalëve ngushëlluese që i shprehu familjes Sopi dhe Kishës Katolike shqiptare, ai ju drejtua tërë popullit shqiptarë të Kosovës, ku tha: „ Popull i nderuar ju keni humbur një Lider të zgjuar shpirtërorë, dhe ne kemi humbur një Këshilltarë të zgjuar për Kosovën, ku ne çmojmë shumë kontributin e tij, që ka dhënë për Kosovën dhe për Kishën Katolike shqiptare, e kryesisht për jetësimin e planit për Katedralen Katolike të Kosovës „Nëna Terezë’ në Prishtinë, ku me tërë fuqinë e tij njerëzore e Fetare dhe me shpirtin e tij të shenjtë e diellorë luftoi në jetësimin e këtij projekti madhorë, deri sa edhe me zemër të thyer dha shpirt, apo ndërroi jetë duke thënë se, me përfundimin e kësaj Katedrale edhe eshtrat e mija do të pushojnë brenda saj deri në Amshim. Njerëzit duhet të mësojnë nga këshillat e tij, nëse dëshirojnë që populli shqiptarë të mbetët ai popull që, ne e njohim nga historia e tij, që kur ka lindur Krishti“. Shkëlqesia e tij, Imzot Mark Sopi më 18 Maj 2005 në Kongresin Amerikan, në seancën dëgjimore patë thënë: „Është e rëndësishme që Feja të jetë e ndarë nga politikat ditore, dhe është e pa pranueshme përfshirja e eksponentëve fetarë në ushtrimet e politikave të shtetit, bashkë me Liderët e politikës“. Shqiptarët kurrë s'kanë sulmuar objektet fetare, sepse shqiptarët kanë qenë edhe vetë të Krishterë dhe konvertimi i tyre ka ndodhur në shekullin 17 e 18 nga pushteti Otomanë. Nëse sot në Kosovë ekzistojnë monumente Serbe të kultit që kanë moshë disa shekullore, kjo nuk u dedikohet Serbëve, por shqiptarëve,deklaroi në atë Konferencë Imzot Mark Sopi. Fjalët e Imzot Mark Sopit të ëmbla në gjuhën shqipe përfundimisht në thelbin e shpirtit dhe të kujtesës së gjithë shqiptarëve, ashtu siç u shqiptuan më 25 dhjetorë 2005 botërisht kanë ngjallur urrejtje tek armiqtë e Kosovës, tek armiqtë e paqes, të Lirisë, të Pavarësisë, të Demokracisë perëndimore, sepse ato ishin shqiptuar pikërisht nga njeriu i paqes, nga njeriu i Zotit, pra kreu i Kishës Katolike shqiptare të Kosovës, i cili në emër të paqes, në emër të idealeve më të larta njerëzore, në emër të parimeve më të përkryera perëndimore, i doli zot fatit të Kosovës në shumë forume, dhe shumë qendra autoritare perëndimore dhe botërore. Në moshën 67 vjeçare ndërroi jetë Ipeshkvi i Kosovës Imzot Mark Sopi, pra në momentin kur populli i Krishterë i Kosovës kishte nevojë më së shumti për te, ndërroi jetë duke i dalë zotë këtij populli, për ardhmërinë e ti si popull i Krishterëve shqiptarë, duke kërkuar me këmbëngulësi të drejtat që i takojnë në shoqërinë Kosovare, kësaj pjese të popullit, që ai e drejtonte, në veçanti ishte problemi për fillimin e ndërtimit të Katedrales Katolike Shqiptare të Kosovës në Prishtinë. Fjala e Imzot Mark Sopit kishte peshë tekë gjitha Institucionet ndërkombëtare që vepronin në Kosovë, por kishte edhe më shumë peshë në Presidencën e Kosovës që e udhëhiqte i pavdekshmi Dr. Rugova si President, pra fjala e tij gjithmonë merrej në konsideratë sepse ai gjithmonë kur fliste vinte gur themel, sikurse, patë vu gur themelin me Dr. Rugovën edhe përfaqësuesin e Kishës Katolike Amerikane kësaj Katedrale, që sot gjendet gati në përfundim e sipër në Prishtinë, që është si vlerë e gjithë shqiptarëve të Kosovës, ku bota demokratike dhe vendet e kultit i kanë drejtuar sytë drejtë sajë, dhe po e përcjellin me interesim të veçantë dhe të jashtëzakonshëm përfundimin e sajë. Shpirti i tij nuk duronte torturat e pushtetit Serbë mbi popullin shqiptarë, ku ai në Predikimet e tij në çdo Meshë te shenjët alarmonte institucionet ndërkombëtare se është shëmtia më e madhe e shekullit, ajo që po ushtron Serbia mbi shqiptarët e Kosovës. Ai nga Katedralja e Prizrenit shumë herë ju ka drejtuar botës së qytetëruar, se shqiptarët nuk po ka kush ti mbrojë nga një ushtri e egër serbe, që nuk respekton shpirtin e popullit shqiptarë, i cili është ndër popujt më të vjetër në Kontinentin e Evropës. Që nga data 11 janar 2006 mediat e Beogradit njoftonin se vdiq njeriu i Zotit, që në Meshën e shenjët në Kosovë Lutej së pari për krijimin e shtetit të Kosovës së Pavarur dhe Sovrane, e atë në duart e popullit shqiptarë të Kosovës, pastaj fillonte me ritmin e Meshës së shenjët. E gjithë hierarkia e Beogradit dhe e Kishës Ortodokse Serbe, siç dihet nga kreu e deri në fund e mbajti në qendër të propagandës së sajë, në mënyrë absolutisht arbitrare, lutjen e Ipeshkvit të Kosovës, për Pavarësinë e Kosovës dhe thënien e tij se „Lindja e Krishtit mundë të krahasohet me Lindjen e realitetit të ri në Kosovë,“duke i konsideruar këto si blasfemi të pa falshme, pra si shprehje përdhosëse kundër Zotit. Tekë besimtarët e Krishterë por, edhe tek pjesa tjetër o popullit të Kosovës, do mbetët e paharruar, dhe e pa shlyer për jetë Mesha Solemne e Krishtlindjes në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë, të cilën e kam parë edhe unë vetë me sytë e mi, po ashtu e përcjellur edhe nga Televizioni i Kosovës, të cilën e përcillnin sigurisht qindra e mija familje shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, e troje tjera shqiptare, edhe jashtë Kosovës deri në Amerikë e Zelandë të Re, pra ku jetojnë shqiptarët, do të thotë në botën e gjerë, se kjo do të jetë MESHA e fundit Solemne e Imzot Mark Sopit, i cili jetoi dhe vdiq duke ju Lutur Zotit për Pavarësinë e Kosovës. Fjalët e tij me karakter kombëtarë, fetarë, burrërorë dhe themeltarë, pastaj fisnikëria e tij e lartë dhe e pa shoqe, do të jenë themeltare për gjeneratat e ardhshme, do të jenë pasuri e pa mbarim, për gjithë ata që i kushtohen çështjes së Kosovës dhe asaj kombëtare. Me dashurinë e çiltër e të kulluar, me iniciativat ekskluzive, me aftësinë e madhe të treguar, Imzot Mark Sopi u bë një mikë i madh i Dr. Ibrahim Rugovës, dhe shumë burrave tjerë të njohur ndërkombëtarë, por gjithmonë si për zemër, ai kishte popullin shqiptarë të Kosovës, të cilin e kishte parë nën dhunë e torturime, ku me tërë fuqinë e tij intelektuale e fetare e kishte ndihmuar. Shkëlqesia e tij, z. Mark Sopi me vite të tëra u angazhua për Kosovën, dhe për atë e kisha mik të besës dhe fjalës, e kisha edhe bashkëmendimtarë, në çështjet më të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm të Kosovës, ku me vdekjen e tij, humba besimtarin më të sinqertë të jetës time, por edhe Kisha Katolike shqiptare e Kosovës humbi Prelatin e sajë, të përkushtuar çështjes fetare dhe kombëtare, deklaroi në një bisedë Presidenti i Kosovës, në ato ditë të vështira që ishim. Ai po ashtu tha se, të gjithë qytetarët e shqiptarë humbën, një njeri që e donte popullin, e nderonte, ishte një humanistë i vërtetë, me një tolerancë e mirëkuptim që se njihet tek shqiptarët deri në kohën e tij, ai kishte në vete një optimizëm të madh për ardhmërinë e Kosovës, e ceku së fundit Dr. Rugova si Presidenti i parë, i shtetit të Kosovës. Nëse flasim në rrafshin njerëzorë, vdekja e tij e parakohshme e Imzot Mark Sopit është një humbje, që shumë kohë të gjatë s'mund të zëvendësohet, me që ai tërë jetën ja kishte kushtuar drejtësisë së Zotit, dashurisë dhe besnikërisë ndaj popullit dhe Kishës Katolike Shqiptare, ku me mish e me shpirt, u mundua të gjendet aty ku ishte nevoja për te, pra ku e kërkonte koha. Është munduar të jetë zëri i shumkujtë, që deri atëherë nuk kishte zë, për të gjetur, një zgjidhje e cila do të jetë fatlume për të gjithë, për të krijuar ura të afrimit, bashkimit, faljes dhe të bashkëjetesës, dialogut ndër etnik e ndër fetarë.
Imzot Mark Sopi ndërmjet konfesioneve mbolli farën e Urtisë, marrëveshjes e tolerancës fetare, e cila ishte e trashëguar shekuj të tërë, nga Kisha Katolike shqiptare, me parimet kombëtare fetare të Besës, Nderit e Burrërisë. Ai me rastin e vdekjes la prapa Bekimin e Katedrales së „ SHËN TEREZËS“ ( Gonxhe Bojaxhiu), e cila pas ndërtimit të saj në grupin e Prelatëve Katolikë do të ketë edhe trupin e Imzot Mark Sopit, ku ai vetë në testament kishte shkruar, të varroset në Binçë, derisa të përfundoi ndërtimi i KATEDRALES.
SHKELQËSIA E TIJ, IMZOT NIKË PRELA
SHKELQËSIA E TIJ, IMZOT MARK SOPI
Zoti të na bekoi të gjithë shqiptarët kudo që gjendemi, në botën mbarë, të na bekoi gjuhën shqipe dhe kombin Shqiptarë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi