Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feride Xhaferi:Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !-Skena politike gjermane

Shko poshtë

Feride Xhaferi:Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !-Skena politike gjermane Empty Feride Xhaferi:Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !-Skena politike gjermane

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 12:46 am

Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !


Feride Xhaferi:Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !-Skena politike gjermane Feride-XHAFERI
Shkruan: Feride XHAFERI
Skena politike gjermane
Feride Xhaferi:Gabimet i bëra si njeri, e jo si president !-Skena politike gjermane Christian-wulff

Kur në shtypin gjerman raportohet për Kosovën dhe qeveritarët kosovarë përmenden fjalët korrupsion dhe kriminelë të luftës; raportohet për një trevë pa shpresë dhe pa ligje.
E që gjermanët e dinë të raportojnë keq edhe për qeveritarët e tyre dëshmon rasti Wulff.
Opinioni gjerman qe më shumë se tri javë është i tronditur rreth lajmeve në lidhje me presidentin e tyre.
Shtypi i pavarur dhe qytetarët e vetëdijshëm nuk e lënë punën të qetësohet, sepse qe tri javë rresht gati thuaja se çdo emision i lajmeve fillon me Christian Wulff, presidentin e Gjermanisë. Nga lajmet e fundit, të cilat po raportohen dhe publikohen në mediet gjermane, presidentin gjerman vihet në lidhje me një kredi me shumë 500 000 €, të cilën ai si ish-ministër president në Saksoninë e Poshtme e ka marrë nga bashkëshortja e një ndërmarrësi, mik të tijin. Gjithashtu ky ish-kryeministër i Saksonisë së Poshtme, e tani president i Federatës Gjermane, akuzohet edhe për pushimet luksoze që i bëri pa pagesë nëpër shoqëri. Kjo nuk do të ishte mëkat, po qe se këta shokë nuk do të ishin rastësisht edhe ndërmarrës, të cilët do të merrnin tenderë nga ai.
Duke tentuar ta shtypë shtypin, ai e keqësoi gjendjen edhe më shumë.
Gazeta „Bild“ e publikoi këtë të dhënë, derisa Presidenti gjendej në vizita zyrtare nëpër vendet e Arabisë. Presidenti nga Kuvajti e merr në telefon personalisht shefin e redaksisë së kësaj gazete dhe „e lut“ lexo: kërcënon që të mos publikohen detajet. Pasi që në atë kohë shefredaktori nuk gjendej në Gjermani Presidenti e bën gabimin fatal dhe këtë porosi e lë në porosimarrësin e Kai Diekman-it, shefredaktorit të „Bild“. E gjithë kjo punë e merr teposhtën kur Presidenti mundohet me la m….me sh…. Në një emision televiziv, ku jo vetëm elokuenca, por i mungon edhe siguria dhe çdo gjë që ai arrin me këtë paraqitje është vetëm që shikuesit të ndiejnë neveri ndaj tij. Çdonjërit nga shikuesit e këtij emisioni që e kupton situatën i vjen keq për këtë qenie dhe nuk dëshiron të jetë në lëkurën e tij.
Ai deklaron se njerëzit gabojnë, dhe se ai gabimet i ka bërë si njeri e jo si president.
Një pjesë e madhe e opinionit gjerman mendon se presidenti duhet të japë dorëheqje, pasi që ky emër është njollosur shumë. A do të vlejnë të njëjtat ligje në këtë shtet sikur për një punëtore e cila largohet nga puna për vjedhjen e 1,20 € edhe për presidentin e shtetit?
Para pak kohe gjermanët u dënuan me aferën e ministrit të punëve të jashtme, i cili për shkak të plagjiatit u detyrua të japë dorëheqje. Tash në radhë është Presidenti i Federatës Gjermane, i cili deri më sot nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet.
Në këtë fundjavë pati edhe demonstrata para pallatit Bellevue, ku presidenti i Gjermanisë e ka rezidencën.


Pra të shohim e të presim se a është shtypi fajtor që publikon këso lajmesh skandaloze, apo fajtor janë personat që e kanë marrë detyrën të udhëheqin një shtet dhe këtë e keqpërdorin për t’u pasuruar?
A janë ligjet vetëm për të varfrit, apo shteti gjerman do të dëshmojë se jeton me një frymë demokratike dhe të barazisë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi