Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare

Shko poshtë

Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare Empty Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 12:53 am

Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare U1_BakiYmeri
Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare
A nuk i thonë kësaj fashizëm! Diskriminim kombëtar dhe pastrim etnik, ndërsa hashimallarët tanë ende nuk e kanë pregaditur aktakuzën për ta hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid, pastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit. Shkrimet tona i boton dhe voton çdokush, pa marrë parasysh faktin se ndonjë gazetë qeveritare i cenzoron, por nuk dihet në do ta votojnë shqiptarët të njëjtën Qeveri që i ka zëvendësuar interesat nacionale me interesa personale, duke e hedhur Kosovën në arkivol të varfërisë shqiptare dhe majmërisë qeveritare.
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Nuk ka nevojë të bezdisim lexuesit me deklaratën absurde, antikristiane, antieuropiane dhe antishqiptare të presidentit serb lidhur me Kosovën gjatë keqpërdorimit të vizitës së tij në manastirin e serbizuar të shqiptarëve të Deçanit, por mjafton të përmendim faktin se në kuadrin e artikullit të V. M. botuar në HotNews.ro (7 janar 2012) „Presidenti serb Boris Tadiq për njohjen e shtetit të Kosovës: Kurrë!”, i lexuar nga rrethe 3.000 vetë brenda dy ditësh, u botuan edhe 30 komente me mazhorancë proshqiptare dhe prorumune. Dani e përmend sintagëm „shtetet e fuqishme dhe demokratike”, Resita (Reshica) i kundërvihet Danit: „Po të kishe boshtin kurrizor të patriotizmit dhe principeve, do ta kuptoje rëndësinë e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës. Nuk jam dakord me nacionalizmin e ekzagjeruar sepse si pasojë e kësaj (serbët) kanë humbur territore, ndaj për mua s’ka rëndësi nëse e njohin apo jo”. Dani i përgjigjet Reshicës se mbi 90 shtete, disa nga demokracitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë, e kanë njohur Kosovën. Pra, mos don të thuash se këta shtete nuk paskan bosht kurrizor, patriotizëm dhe principe?” George mahnitet pse autoritetet e Kosovës e kanë lejuar (Tadiqin) të hyjë në territorin e tyre dhe të deklarojë gjoja se shteti i Kosovës nuk ekzistoka. „Duhet hedhur në gjyq se myslimanët kanë një ligj që ndalon mohimin e ekzistencës së shetit të vet, apo jo?”
Disa gazeta të shtypura, përveç Botës sot dhe Gazeta 55, ikin si djalli nga temjani kur preket çështja fetare, pa e ditur të vërtetën se na humbën disa milionë shqiptarë si pasojë e Perandorisë Osmane dhe terorizmit serb me karakter antiortodoks dhe antishqiptar, ndaj çështja e fesë do të preket edhe më tej në kuadrin e kësaj analize publicstike, sepse pas semilislamizimit të Ballkanik, jemi në një kohë të krisur kur virusi islamik e kanoset Europës dhe Amerikës, kurse Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës heshtin mistrecërisht duke mos e dëbuar vehabizmin nga trojet shqiptare. Mircea i përgjigjet komentatorit të parë gjoja se Tadiqi paska qenë në një manastir të kontrolluar nga serbët ku shqiptarët nuk mund të hyjnë, duke shtuar gjoja se më esenciale qenka fakti se Tadiqi i është përgjigjur një gazetari dhe se nuk e paska patur ndërmend të bëjë propagandë, dhe se nuk duhet lejuar që shqiptarët t’i dëbojnë serbët nga veriu i provincës. Del Subsemnatul (anonim) i cili thekson se nëse dy njerëz nuk mund të jetojnë në të njëjtën shtëpi, nuk mund t’i mbash me forcë. „Për tepër urrejtje është grumbulluar mes serbëve dhe shqiptarëve për të krijuar një shtet të përbashkët së paku për nja pesë gjenerata (breza). Unë mendoj se duhet të ekzistojë një dialog i civilizuar mes Prishtinës dhe Beogradit, Prishtina të tërhiqet definitivisht nga zona serbe në veri kurse Beogradi të negociojë do interesa të rëndësishme tregtare në relacionin me shtetin e ri apo me Shqipërinë e ardhshme të Madhe, kurse Rumania nuk duhet ta njohë derisa të gjejnë gjuhë të përbashkët të dy palët.”
Efz shkruan: „Kosova është një shaka e mirë për wikend. Si ta njohish një vend kur paraqitet një shkop i fuqishëm mysliman në atë zonë?" Mirçea i përgjigjet se më të rëndësishëm janë ata që kanë para, kurse Efz ia kthen: „Mos harro se një numër i madh shtetesh myslimane nuk e njohin Kosovën, si Irani, Pakistani, Algjeria etj., madje as shtetet e Amerikës Latine, me motivacionin gjoja se shkelet e drejta internacionale.
Kosova nuk është djepi i Serbisë por djepi i holokaustit serb kundër kombit shqiptar
Për këtë subjekt delikat, del Alban Voka në ring dhe ia kthen: „Nuk është shkelur kurrfarë e drejte ndërkombëtare, zotërinj Panfilica, Basescu dhe Baconski, ngase çdo popull i diskriminuar ka të drejtë të shkëputet nga shteti i vet po qe se ai shtet, siç është rasti i Serbisë, e terrorizon dhe masakron një pjesë të popullit. Politikanët tanë, që nga Iliescu e deri te Basescu, me përjashtim të Emil Constantinescut, ende derdhin lotë krokodili për një shtet fqinj që ka kryer gjenocid, etnocid dhe holokaust kundër shqiptarëve të Kosovës. Turp t’u vijë, jo atyre, por këshilltarëve të tyre që nuk kanë (patur) guxim t’ua nxjerrin në tryezë dosjen e krimeve të luftës, faji duke qenë edhe i palës shqiptare që solidarizohet me Rumaninë pse s’e njeh Kosovën, duke menduar se Rumania paska probleme me hungarezët e Transilvanisë, edhepse e vërteta është e anasjelltë: hungarezët kanë vërshuar në territorin tonë pas vërshimit të sllavëve në territorin e Kosovës, në peridhën trako-ilire, kur Shqipëria ishte fqinja e Rumanisë, kufi duke qenë lumi Morava që e ndan Luginën rumune të Timokut dhe Dardaninë antike, respektivisht zemrën e saj, Kosovën aktuale. Kjo ishte e para, dhe e dyta: Derisa serbët kanë vepruar si do bisha të egra kundër rumunëve të Timokut dhe shqiptarëve të Kosovës, rumunët e këtushëm nuk kanë vepruar njësoj me hungarezët e Transilvanisë. Është një krahasim i gabuar dhe inkorekt krahasimi i Kosovës me HarKovaznën. Kosova nuk është djepi i Serbisë por djepi i holokaustit serb kundër sivëllezërve tanë dako/dardanë, për të cilët dijetari i famshëm Bogdan P. Hashdeu theksonte „Shqiptarët, pra, nuk janë farefis me ne Rumunët, por na janë vëllezër, vëllezërit të mirë të të njëjtit gjak dakas.” (1901)
Kemi apo s’kemi rrënjë dakase, me gjithë emrat e të parëve tanë (edhe me origjinë rumune), Daku, Daka, Duka, Blakaj, Blaku, Vllasi, Bërbatovci etj., apo me mendimin e Çabejt se shqipja përveç ilirishtes ka edhe një komponentë trake, s’ësht me rëndësi në kontekst, por me rëndësi është justifikimi i titullit respektiv. Luc-i i përgjigjet Alban Vokës: „Po qe se flasim për krime serbe në Kosovë, ka shumë për të thënë mbi krimet shqiptare kundër popullatës serbe. Pastaj, shiko një çik se kush e ka nisur konfliktin e armatosur, sulmet dhe grabitjet! Dhe për çfarë populli bën fjalë? Për një minoritet në territorin e një shteti me kufinj të njohur. Ekzistojnë qindra raste identike në Europë, dhe çka do të bëhej nëse të gjithë do të nisnin t’i sulmojnë forcat lokale dhe të kërkojnë independencë?” Lucit i përgjigjet një femër anonime (Mona): „Zotrote flet për „kufinjë të njohur”. Shihe më poshtë përgjigjen e Albanezulit me një fragment nga libri i majorit rumun Dr. Emil Suciu! Nëse shqiptarët kanë kryer krime kundër disa qindra serbëve në zonën respektive, serbët kanë vrarë e masakruar brenda dy vitesh dhjetëmijë shqiptarë kosovarë. Jo serbët apo shqiptarët i kanë fajet, por fajtor është fantazma serbe, Sllobodan Millosheviqi, për shkak të të cilit dolën në shesh guerilat shqiptare të UÇK-së, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes.”
Por independenca e Luginës së Timokut, kurë do të vijë, zoti Tadiq!
Panfilica bën fjalë për ish Jugosllavinë, Titon, Enverin etj. Tudori i përgjigjet Panfilikës: „Zotrote thua se „i kam lënë mënjanë shtetet perëndimore që janë pro, për motive të qarta: ata e kanë shpartalluar Jugosllavinë.” Jugosllavinë de facto e kanë shkatërruar serbët në ballë me një kriminel lufte, Millosheviqi, e jo shtetet perëndimore. Dhe çka nëse Tito ishte kroat? Të pengon fakti se ishte më tolerant se Millosheviqi, apo më i mirë se Enver Hoxha, apo më i mençur se Stalini dhe Çaushesku? Jo Tito ishte fajtor për krijimin e ish Jugosllavisë ku jetohej më mirë se në të gjitha vendet e blokut socialist, por fajtor ishte ekstremizmi, nacionalizmi, ekspansionizmi dhe terrorizmi serb që e patën sulmuar Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, por më në fund ra në gropën e plehërave të historisë.” Panfilika mburret me ishmbretërinë jugosllave dhe ia kthen Tudorit gjoja se Tito e paska ndarë Jugosllavinë sipas kritereve etnike, se Rusia e humbi Ukrainën dhe disa vende tjera që më parë ishin do provinca të perandorisë, duke shtuar se me të vërtetë jetohej më mirë në Jugosllavi dhe gjoja se shqiptarë e rumunë të panumërt kalonin kufirin dhe vendoseshin në Jugosllavi apo prej atje kalonin në Perëndim. Tek e fundit as që më intereson se kush çka qenë, por u uroj shëndet dhe paqë, edhe shqiptarëve, edhe serbëve, edhe kroatëve...”
Katalini i përgjigjet Efz-së (anonim): „Edhe unë kam qenë antikroat, antiamerikan, antigjerman, për shkak të serbëve dhe shpartallimit të Jugosllavisë, por, edhepse shkoj te ta herëpashere, kam nisur të kuptoj se serbët, si të ashtëquajturit miq të rumunëve, janë ndër armiqtë më të mëdhenj të minoritarëve rumunë të atjeshëm. Nuk kam hasur askund në botë një armiqësi kaq të madhe kundër rumunëve. Qahemi për të drejtat e rumunëve në Ukrainë, Hungari e gjetiu, por shko në Serbi për të parë të vërtetën! Ua kanë shkelur të drejtat të gjithë popujve, kroatëve, sllovenëve, kosovarëve, maqedonasve, madje as gjermanët dhe muntenegrenët nuk mundën t’i durojnë. Kanë vrarë vëllezër të të njëjtit gjak, serbët myslimanë të Bosnjës. Serbët janë armiqtë më të mëdhenj të vetvetes. Shko e verifiko!” Del në ring Mihai Turbatu (turbat don të thëtë i turbuar, apo i tërbuar), dhe lanson kushtrimin: „Por independenca e Luginës së Timokut, kurë do të vijë, zoti Tadiq?”
V. R. Thekson se kështu duhet të thonë edhe liderët tanë për sivëllezërit tanë në Timok. Pa ikur nga tema po theksojmë se derisa ishte Tahir Zemaj oficer në kazermat e Timokut, nuk i pat ndodhur asnjë e keqe. Të keqen ia bënë korbat e kombit, ndërsa Drejtësia e Qeverisë së Kosovës edhe më tej po hesht msitrecërisht. Panfilika kërkon që të njihen oficialisht e të mos asimilohen apo dëbohen nga shtëpitë rumunët e Timokut. Edhe Frani del në pah me të njëjtin kushtrim: „Timoku është një zonë me mazhorancë rumune, ku rumunët nuk kanë kurrfarë të drejtash. Jepnua të drejtat vëllezërve tanë, o serbë!” A nuk i thonë kësaj fashizëm! Diskriminim kombëtar dhe pastrim etnik, ndërsa hashimallarët tanë ende nuk e kanë pregaditur aktakuzën për ta hedhur Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid, pastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit. Shkrimet tona i boton dhe voton çdokush, pa marrë parasysh faktin se ndonjë gazetë qeveritare i cenzoron, por nuk dihet në do ta votojnë shqiptarët të njëjtën Qeveri që i ka zëvendësuar interesat nacionale me interesa personale, duke e hedhur Kosovën në arkivol të varfërisë shqiptare dhe majmërisë qeveritare.
Shqiptarët formalisht mbajnë emra myslimanësh, por në damarët e tyre qarkullon gjaku i bekuar i Gjergj Kastriotit
Në kuadrin e subjektit “Rumunë të mirë dhe rumunë të këqinj”, në emër të Albanezulit del përsëri autori i këtij shkrimi në ring: “Më gëzon fakti se rumunët që kanë respekt ndaj librit, kanë filluar të kuptojnë të vëretetën mbi Basarabinë e Shqipërisë (Kosovën e vëllezërve tanë dako/dardanë). Shumica e komentatorëve kanë të drejtë lidhur me opinionet e tyre të lira pro/pavarësisë së Kosovës dhe manipulimeve të pansllavizmit në Ballkan që ka shkelur rëndë të drejtat e rumunëve të Timokut dhe shqiptarëve të Kosovës. Manastirin e Deçanit e kanë ngritur muratorët vllahë dhe shqiptarët e krishterë, por kjo faltore qe serbizuar nga maskarenjtë e Serbisë që e patën kolonizuar zonën respektive, siç e patën kolonizuar edhe Luginën e Timokut. Dikush prej jush i ngatërron gjërat me fenë. Kosova nuk është një shtet islamik, siç kanë lehur disa gazetarë tanë me esencë komuniste (Ion Cristoiu, Cristian Tudor Popelescu, Vadim Tudor, Râzvan Voncu, Florin Silişteanu etc.). Kosova është një shtet laik. Një pjesë e shqiptarëve të atjeshëm formalisht mbajnë emra myslimanësh, por në damarët e tyre qarkullon gjaku i bekuar i Gjergj Kastriotit. Nuk na ka hije të paraqitemi në emër të Shqiptarit, Serbit, Rumunit apo Hungarezit, por në emër të majorit rumun Dr. Emil Suciu, i cili ka nënvizuar në librin „Drama jugsollave”, se „Mundja e Turqisë në luftërat ballkanike (1912-1913), bëri të mundshëm krijimin e shtetit nacional shqiptar. Fuqitë e mëdha vendosën, ndërkaq, që kjo të përfshijë përafërsisht gjysmën e territorit shqiptar, pjesa tjetër duke mbetur jashtë kufinjve të shtetit, shumica në kuadër të së ashtuquajturës provincë e Kosovës, që iu atribua Serbisë, në kohën kur edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia morrën nga një pjesë të territorit shqiptar.” (Drama iugoslava, Editura Militara, Bukuresht 1992fq.27). Duke mos e njohur historinë dhe duke e kapur shishen në vend të librit, politikanët tanë heshtin, duke u solidarizuar me politikën barbare të një shteti që i ka diskriminuar sistematikisht edhe sivëllezërit tanë në Luginë të Timokut.”
Rumuni (anonim) i përgjigjet Albanezulit: „Nëse ti konsideron se qenkemi vëllezër me shqiptarët, qofsh shëndoshë!” Çka don të thotë kjo dhe çka mund t’i thuash këtij kali injorant që s’e njeh historinë? Kjo don të thotë se bota ndahet në shkrimtarë, universitarë dhe kuaj. Një mendim i çuditshëm që fyen një botë të tërë. Kali, respektivisht i munduari, i padituri dhe i djersituri, nuk fyhet në këtë kontekst, edhe po qe se i thua kamerierit „Ma sjell një birrë për kalin tim!” Injoranti respektiv vazhdon më tej: „Mund të thuash se qenkemi vëllezër edhe me zezakët, asgjë nuk mund të të pengojë. Por unë personalisht mendoj se i ashtuquajtur shtet i Kosovës është një kreaturë e SHBA-ës dhe mafias shqiptare, më e fuqishmja në anën juglindore të Europës. Përmes rrëmbimit të trojeve apo përmes shantazhit, shqiptarët e Kosovës kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit të krahinës, duke arritur deri te shpallja e pavarësisë. Serbët janë një popull me kualitete dhe defekte, nuk janë më të përsosur se shqiptarët, sepse një nga defektet e tyre është nacionalizmi i ekzagjeruar dhe mungesa e mençurisë për zgjidhjen e krizave të këtilla. Mirë, por vështirë është të jesh gjakftohtë kur sheh se në territorin tënd kombëtar përballesh me UÇK-në, një armatë me të gjitha rregullat e saj, dhe jo një organizatë kulturore që kryente akte terroriste gjithnjë e më të dendura. Se çka ngjau e dimë të gjithë, myslimanët e Kosovës pinë duhan dhe trafikojnë – cilësi primordiale të ilirëve të moçëm. Kurse kjo që thua gjoja se qenkan myslimanë me gjak të krishterë, bravo të qoftë! Urime!”
Debati zgjat tre ditë. Dhe del Laura (më 9 janar) dhe i përgjigjet: „Kam përshtypjen se ti nuk e ke lexuar Hashdeun që ka thënë se me shiptarët jemi vëllezër të vërtetë, se nuk e njeh historinë e lidhjeve rumuno-shqiptare, dhe se vuan nga sëmurja e ksenofobisë konfesionale. Ka diferencë të madhe ndërmjet fantazmave të Al Kaidës dhe myslimanëve të ndershëm të Dobruxhes (në Rumani), apo disa pleqve të Kosovës që shkojnë në xhami. Jo vetëm zotrote je i infektuar nga propaganda serbe në shtypin rumun, por edhe ata që s’e njohin pavarësinë e një vendi që ka luftuar 500 vjet kundër perandorisë osmane dhe 100 vjet kundër terorizmit serb. Vaj halli për kokën tonë dhe për politikën tonë dëmbovicjane! Ke dëgjuar vallë për Gjergj Kastriotin dhe Nënën Tereze? Ke dëgjuar për rumunkat tona që thonë qartë se shqiptarët na e bëjnë më mirë atë punë se maskarenjtë që dehen si do thi? Ke dëgjuar për Emineskun që ia nënshkruante disa letra Veronikës së tij me pseudonimin Emin Aga, edhepse nuk ishte turk por Jezi Krishti i gjuhës rumune, një engjëll që nuk vuante nga virusi i përçarjes fetare? Njoh një shqiptar që në letërnjoftim mban emër turku, kurse në gjoks kryqin e Gjergj Kastiorit, ngase të jesh shqiptar don të thotë të jesh dashamir i atdheut, i ndershëm deri në Perëndi, trim si arnautët e Tudor Vladimireskut, i mençur si Vasile Lupu (Shqiptari), si Gjikajt me origjinë shqiptare, si Viktor Eftimiu, Niku Konstantini, Alekasndru Toçilesku, apa Marin Minku që shprehte keqardhje pse s’ishte shqiptare, ngase derisa asnjëri nga shqiptarët e Kosovës nuk është serbizuar, shumica e rumunëve të Timokut janë serbizuar si pasojë e politikës diskriminuese të Beogradit fashist.
ORIGJINALI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi