Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

Shko poshtë

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Empty A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 1:43 pm

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? U1_AgimGashi-3
Shkruan Agim Gashi

Posa kishte filluar lufta e II Botrore.Kudo mbillte shkatrrime e vrasje në masë. Për britanezët dhe aleatët e saj punët nuk u ecnin mbarë. Disa qeveritarë e kishin parë se duhej bërë ndryshime dhe se kryeministri i atëhershëm Nevil Çamberlejn duhej ndërruar. Por si?- kur ai nuk donte ta linte fotelen e kryeminstrit?! Në një seancë parlamentare Leopold Ameri iu drejtua kryeministrit:“Largohu po të them mjaft më me ty.Në emër të Zotit ik“. Pas tri ditësh zoti Çemberlejn dha dorheqje. Në vend të tij erdhi Uinston Çërçilli.

Për ne shqiptarët nevoja për një udhëheqës që do ta përmbushte mirë rrolin e tij, është mëse e domosdoshme dhe kërkesë historike.Një familje e thjeshtë, që ti bëj të lumtur gruan dhe fëmijët, kryefamiljari duhet të jetë në lartësinë e duhur të rolit të tij. Të mendojmë atëherë se çfar kërkohet nga një udhëheqës kombëtar.Sdo mend se ne gjithmonë e kishim të vështirë ta gjenim një udhëheqës të mirë.Rrjedhimisht për mijëra vjet janë bërë kurorëzime, revolucione, grushtshtete, emrime, zgjedhje, vrasje e ndryshime të pa numërta regjimesh.Mijëra mbretër, kryeministra, princër, president, sekretarë të përgjithshëm e diktatorë kanë hipur e zbritur nga pushteti, kishin pra ngritjet dhe rënjet. Më kujtohet edhe Migjeni ynë kur thoshte: „Ky shekull orë e çast ndërrohet,/Të mëdhenjët bien poshtë e të vogjlit qohet“! Pra me këtë mund të them se as kombet tjera, e ndërsa ne më së paku, kemi arritë të gjejmë udhëheqës që do të jetë i pranishëm për të gjithë e të qëndroj për shumë kohë në pushtet.Në përgjithësi, nëqoftëse një udhëheqës do të sjellë paqë e siguri, kushte të mira për jetë bashkëkombësve të tij, mund të jetë i sigurt se populli do ta mbështes me rrespekt por edhe do të ia zgjasi pushtetin.Ndersa e kunderta, kur populli humbë sigurinë që ka tek ai, shumë shpejt do ta humbë kolltukun e butë për tia zënë dikush tjeter. Atakimi i pushtetit tek ne shqiptarët është i çdo ditshëm sepse vetë pushtetarët nuk e kanë besimin e plotë të qytetarëve.

Si u ndërruan disa pushtet?

Kushtet e kqija për jetën, taksat e larta, mungesa e ushqimit, papunsisë e shumë rrethana tjera, sollen në Francë në fundshekullin e 18-të Revolucionin Françez, kur në vitin 1793 masat popullore rrëzuan pushtetin dhe mbretin e tyre Luigjin e XVI-të dhe e denuan me vdekje në gijotinë.
Më vonë lufta e I-rë botrore sjell fundin e perandorive më të fuqishme botrore. Zia e bukës, në vitin 1917 në Shën Pjetersburg, Rusi, solli Revolucionin e Shkurtit ku si pasojë hoqi nga froni Carin Nikolla i II-të dhe solli regjimin komunist.Ndërsa në nëntorin e vitit 1918 Gjermania donte paqë por aleatët nuk donin pa u bë ndryshime. Kështu si pasojë e kësaj, perandori gjerman Vilhelmi i II-të u detyrua të largohet e të shkonte në Holandë si i mërguar.
Ndërsa në vitin 1989 u hoq Perdja e Hekurt.Rexhimet që konsideroheshin të forta si shkëmbinjët, për një moment u thërmuan, kur popujt e shumë shteteve hodhen poshtë komunizmion dhe vendosen pushtete demokratike. Në këtë vazhdë renditet edhe Shqipëria e cila rrëzoi diktaturen pesdhjetvjeçare ku rrezet e demokracisë u lëshuan edhe në Kosovë ku mendje të ndritura filluan Levizjen mbarëkombëtare për të dalë njëherë e përgjithmonë nga robërimi qindvjeqar i Serbisë.

Si duket Kosova e pasluftës?

Kosova e pasluftes përpëlitet me shumë paknaqësi popullore. Njerzit këtu kanë humbur shpresat për të gjetur ndonjë udhëheqës të mirë e sidomos pas vdekjes së Dr. Rugoves.
Ndjenjat e zhgënjimit dhe indiferencës dalin në pah sidomos kur ofrohen zgjedhjet. Një gazetar nga Afrika i quajtur Xhef Helli, dikur komentonte:“Indiferenca ose abstenimi në votime mbizotron kur njerzit ndihen të pafuqishëm për ta ndryshuar jetën e mjerë që e bëjnë...“!Në zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk mbërrinte 40% të votuesve!
Mosvotimi don të thotë paknaqësi, vuajtje, uri, padrejtësi...dhe ky veprim është thirrje masave për ndihmë, ndihmë nga ata që mendojnë se ska mbetë kush të kujdeset për ta.Populli i shef gjërat kjartas edhe pse në momente e ruan qetsinë.
Të gjithë duam që ta kemi një kandidat të përsosur por fatkeqësisht nga politika jonë nuk ka të tillë. Ska, andaj ne duhet të knaqemi me këta që i kemi, sepse këtij populli nuk i ka mbetë rrugë tjeter përveçëse të „knaqet“ me udhëheqës të përfolur e të papersosur.
Deri tani asnjë nuk mundi ti plotsoj nevojat tona, sepse ata që dinin pengoheshin nga të paditurit dhe nga mafia politike, e cila vepron edhe sot me të gjitha mjetet për ta mbajtë pushtetin me të njeten tempo të korrupcionit, hajnisë, shantazheve, frikës e deri te likuidimet.

Kush duhet ta udhëheqë Kosoven?

Shqiptarët duhet të mendojnë esull dhe të binden se kur i ep voten një presidenti apo kryeministri, një qeverie me mandat disa vjeçar, po ia ep voten dikujt që po ia besojnë jeten, të ardhëmen e fëmijëve të tyre, të ardhëmen e shtetit në përgjithësi.Këtë mirëbesim populli duhet ta ruaj dhe ta futi si angazhim të jashtëzakonshëm.Përse?
Kosova është e stërmbushur me probleme për të cilat duket se ska zgjidhje. Ky popull e di fare mirë se mungesa e rrymës, ushqimit, papunsisë, shtimi i krimit e i korrupcionit , drogës, tenderizmit, dhunës familjare e politike, përplasjeve në mes klanesh politike e të interesit, polici jo efikase, pa ushtri e armatim....kanë zgjidhje bile minimale, andaj duhet menduar e kerkuar një udhëheqje politike të shëndoshë, të pa njollosur dhe çka është më e rëndësishmja pa mallverzime votash.A ka Kosova njeri që do ta merrte rrolin udhëheqës të çrrënjosë të gjitha këto dukuri negative? Cili njeri do të kishte autoritet dhe vullnet të duhur që këtij populli ti dhuroj bukë, ujë e kujdes shëndetsor? Cili do të jetë ai i cili do ta përmirësonte mjedisin tone për një ardhëri më të lumtur?
Shumëherë për ti ndërruar udhëheqësit e dobët, në shumë vende është përdorur edhe dhuna e paknaqsisë së popullit.
Kosovës nuk i duhet dhuna falë rrethanave tona. Këtë populli e di mirë edhe pse disa qarqe e dëshirojnë një gjë të tillë. Nuk duhet dhuna por guximi në vetëvete, guximi popullor që me armën më të fuqishme të verdiktit të tij, ti ndërron ata që e zhgënjyen për shumë vite.
Dhuna Kosoven e ka sjellë buzë greminës.Vrasje e krime makabre akoma sillen vërdallë Kosovës, jo që dikush e do këtë, por nga mungesa e ligjit, neglizhenca dhe“nevoja” e politikës sonë, i lë të lirë të shetisin e veprojnë kriminelët e të gjitha ngjyrave.
Thjesht njerzit sot janë mbushur frikë, pasiguri e shqetsim. Andaj pra duhet zgjedhur njerzit e duhur.
Askush nuk është i përsosur që me shkopin magjik përnjëherë ti largoj dukuritë e tilla por sëpaku të duket njëherë një fillim i së mbarës. Kosova ka njerz të tillë!

Populli ynë është i lumtur!

Dikush mund të thotë se si qenka e mundur të jetë i lumtur pas këtyre katrahurave makabre të kohës së kaluar në robëri dhe pas luftës në vetërobëri?
Unë do them se është i lumtur pasiqë ka uri të tepërt për drejtësi dhe poqë. Duhet vetëm të vetëdijsohet njëherë e përgjithmonë duke e larguar frikën nga vetja e tij dhe një ditë do të ngopet drejtësi të mirëfillt duke e shijuar lirinë e vërtetë. Tani për tani tek ne sundon padrejtësia!

Pse përndjeken ata që kanë guximin të jenë të popullit?

Dihet botërisht se me fillimin e luftës, gjatë luftës e sidomos pas luftës deri në ditët e sotme, janë vrarë, persekutuar, frikësuar e kërcnuar shumë figura të popullit. Këto figura, këta njerz me plot bagazh kombëtar e patriotik ndiqeshin sepse grupacionet politike e mafioze friksoheshin se po i humbin privilegjet e tyre, postet dhe zonat e interesit dhe krimit e haraçit. Krim e haraç ka edhe sot, andaj edhe sot ka të burgosur, të përndjekur e të mërguar. Unë them se pjesa më e lumtur e popullit janë mu këta njerz, sepse duke i poshtruar, vrarë, persekutuar e gënjyer për ta, ata që i bënë këto veprime, neser do të jenë të vetëposhtruar, të vetëpersekutuar, të vetëvarë e të vetëgënjyer. Ai që me zemër flijon pasurinë, shëndetin, e knaqësinë familjare për një të ardhëme më të mire për popullin, janë vetë hyjnorët e atdheut mu siq ishin Dr. Rugova, Adem Jashari e shumë figura tjera kombëtare që u vranë nga armiku dhe nga dora gjakatare shqiptare. Vrasja nga armiku është shumë më e lehtë se sa nga ajo dorë që ngre gishtin e krimit kunder vllaut të një gjaku për interesa politike e vetanake.Mu këta njerz akoma sot sundojnë mbi qiellin e tokës shqiptare. Ndërsa të përndjekurit bëhen edhe më të forte kur e dinë se po përndiqen për hirë të drejtësisë dhe i bënë ata të jetojnë të përsekutuar ndaj qështes shqiptare. Këta njerz dhanë çdo gjë që kishin, bile edhe jetën e tyre sepse ishin të përkushtuar ndaj qështje madhore të atdheut e popullit. Këta ndjehen të rehatshëm sepse nuk kursyen së dhënuri atë që munden dhe paten.
Pse pra tek ne ka akoma të tillët që pa fije turpi duan që këtij populli tua marrin të gjithat, madje edhe lumturinë? Mos të pandeh askush se të bëmat e sejcilit nuk i di populli.I di e madje edhe ato që u bënë në msheftësi të tejskajshme.
A po e shifni se ky popull po e qon kohen ngadalë për ta fituar krenarinë e vrarë nga ju?
Një ditë Kosova do të përmendet për së mbari për udhëheqës të mire e ndoshta edhe e bashkuar me trungun e vjetër.I urojmë ardhmëri!


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jan 11, 2012 2:10 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Empty Koment i Pjetër Dajes:Pyetje qe kerkon pergjegjeje shkencore te "Zemrashqiptare"!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 1:52 pm

Pyetje qe kerkon pergjegjeje shkencore
A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Comment_2 Pjeter Daja11-01-2012, 05:34am

I nderuari Agim se pari ju pershendes me rastin e ketij shkrimi brilant e shume te qelluar ku keni prekur tema boshtore dhe shume te rendesishme lidhur me realitetin tone kombetar. Per ti deshifruar keto thenje dhe iniciativa tuaja ashtu sic duhet kerkohet kohe, mund dhe nje pune jashtzakonisht e madhe shkencore e mendimi im se ne jemi shume larg nga nje e vertet e njemendet e cila kerkohet edhe ne kete shkrim. Une personalisht pergjegjejen ne pyetjet tuaja do e kisha gjetur ne kerkimin, hulumtimin dhe perpunimin e politikave kombetare, rajonale si dhe asaj nderkombetare ne pergjithsi. Nje hulumtim dinjitoz i ketyre politikave si dhe kombinimi i tyre me tere rrjedhen historike e filozofike mendoj une do te na jipnin tabllo te kuptueshme dhe mund te na ndihmonin ne zgjedhjen per ardhmerine. Une ju kam kuptuar edhe per ndrrimin e qeverisjes angleze, edhe lidhur me revolucionin borgjez francez, edhe per zijen e urise ne rusi, edhe per ndryshimet ne sistemet komuniste ku mesime te rendesishme na jep edhe libri me i ri i Blendi Favziut per Enver Hoxhen dhe sundimin e tij permes Beogradit per 50 vjet, ju kam kuptuar edhe per revolucionin dhe vrasjet ne Kosove te para dhe pas luftes se fundid gjenocidiale atje e cila nuk eshte bere pa lidhshmerine dhe dijenine e qarqeve nderkombetare atje, dhe shih per kete eshte i rendesishem studimi i ketij realiteti nderkombetar i cili ushqehet nga politikat dhe politikberjet kombetare dhe ekspertet e saj. Per mendimin tim te gjitha zhvillimet dhe politikat e po deshem te thonim edhe vrasjet e para luftes, gjat luftes dhe pas luftes bashk me drejtsine do te ngelin ashtu sic jane te pa kuptimta po nuk u kuptua raporti dhe roli i Beogradit ne relacion me to. Lind pyetja pse? Sepse Beogradi eshte kujdestari numer 1. edhe kunder Revolucionit qe solli pavarsine ne Kosove. Ne politike nuk ndodhe asgje rastesisht. Jo rastesisht u presekutua intelegjencja ne Shqiperi per 50 vite nga diktatori Enver Hoxha me izen e Beogradit. Jo rastesisht u presekutua Intelegjencja Kosovare edhe gjat 50 viteve te komunizmit jugosllav, e po presekutohet edhe sot me izen e Beogradit. Jam i sigurt se pa u crrenjos ndikimi i Beogradit ne Prishtine dhe Tirane ne nuk mund te kemi Prijes te mire ne asnerin Shtet e poashtu edhe nese behemi nje, pra te bashkuar, sepse permes Beogradit realizohen shume detyrime Nderkombetare Antishqiptare. po deshi ta dije populli Shqiptar nese nuk i ka treguar askush deri me tash se beogradi i ka veglat e veta edhe ne Prishtine edhe ne Tirane dhe perderisa eshte keshtu ne kemi patur dhe do te kemi vrasje ne te dy anet, si dhe shtypje te Intelegjences Shqiptare sikurse edhe po ndodhe ditaperdit. Une mund te ju tregoj edhe me emra por kjo nuk eshte ne leverdine e askujt perderi sa nuk hapen Dosjet dhe Dokumentet e verteta te periudhave te ndryshme. Pa hapjen e Dosjeve dhe pa gjetjen e Shkaktarve eshte vetem bjerrje kohe dhe lufte per asgje, pra ska drejtesi e as liri. I tere Populli eshte peng i manipulimeve, genjeshteave dhe i TRADHETISE te ciles i dihet cmimi.

Pra Agim i nderuar Respek edhe njehere per nje Shkrim Real dhe dinjitoz qe preke shume Dimenzione dhe jep pasqyrime te pa shqyrtuara deri me tani nga ana e ekpertve tek ne.
Shendet nga Pjeter Daja - Kanada
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Empty Botuar te VOAL të Elida Buçpapes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 2:11 pm

A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?

Nga AGIM GASHI


E Martë, 01.10.2012, 06:18pm (GMT+1)





Posa kishte filluar Lufta II Botërore. Kudo mbillte shkatërrime e vrasje në masë. Për britanikët dhe aleatët e tyre punët nuk ecnin mbarë. Disa qeveritarë e kishin parë se duhej bërë ndryshime dhe se kryeministri i atëhershëm Nevil Çamberlejn duhej ndërruar. Por si? - kur ai nuk donte ta linte fotelen e kryeministrit?! Në një seancë parlamentare Leopold Ameri iu drejtua kryeministrit: "Largohu, po të them, mjaft më me ty. Në emër të Zotit, ik!" Pas tri ditësh zoti Çemberlejn dha dorëheqje. Në vend të tij erdhi Uinston Çërçilli.

Për ne shqiptarët nevoja për një udhëheqës që do ta përmbushte mirë rolin e tij, është mëse e domosdoshme dhe kërkesë historike.

Në një familje e thjeshtë, që t'i bëjë të lumtur gruan dhe fëmijët, kryefamiljari duhet të jetë në lartësinë e duhur të rolit të tij. Të mendojmë atëherë se çfarë kërkohet nga një udhëheqës kombëtar. S'do mend se ne gjithmonë e kishim të vështirë ta gjenim një udhëheqës të mirë.

Rrjedhimisht për mijëra vjet janë bërë kurorëzime, revolucione, grushtshtete, emërime, zgjedhje, vrasje e ndryshime të panumërta regjimesh. Mijëra mbretër, kryeministra, princër, presidentë, sekretarë të përgjithshëm, gjithfarë diktatorësh kanë hipur e zbritur nga pushteti, kishin pra ngritjet dhe rëniet. Më kujtohet edhe Mjeda ynë kur thoshte: „Ky shekull, bilbil, orë e çast ndërrohet,/Bien poshtë të naltit e ivogli çohet"! Pra me këtë mund të them se as kombet tjera, e ndërsa ne më së paku, kemi arritë të gjejmë udhëheqës që do të jetë i pranishëm për të gjithë e të qëndrojë për shumë kohë në pushtet.

Në përgjithësi, në qoftë se një udhëheqës do të sjellë paqë e siguri, kushte të mira për jetë bashkëkombësve të tij, mund të jetë i sigurt se populli do ta mbështesë me respekt por edhe do t'ia zgjasi pushtetin. Ndërsa e kundërta, kur populli humb sigurinë që ka tek ai, shumë shpejt do ta humbë kolltukun e butë për t'ia zënë dikush tjetër. Atakimi i pushtetit tek ne shqiptarët është i çdoditshëm, sepse vetë pushtetarët nuk e kanë besimin e plotë të qytetarëve.

Si u ndërruan disa pushtete?

Kushtet e kqija për jetën, taksat e larta, mungesa e ushqimit, papuna e shumë rrethana tjera sollën në Francë në fundshekullin e 18-të Revolucionin Francez, kur në vitin 1793 masat popullore rrëzuan pushtetin dhe mbretin e tyre Luigjin XVI e denuan me vdekje në gijotinë.

Më vonë Lufta I Botërore sjell fundin e perandorive më të fuqishme botrore. Zija e bukës, në vitin 1917 në Shën Pjetersburg, Rusi, solli Revolucionin e Shkurtit ku si pasojë hoqi nga froni Carin Nikolla II dhe solli regjimin komunist. Ndërsa në nëntorin e vitit 1918 Gjermania donte paqë por aleatët nuk donin pa u bërë ndryshime. Kështu, si pasojë e kësaj, perandori gjerman Vilhelmi II u detyrua të largohet e të shkonte në Holandë si i mërguar.

Ndërsa në vitin 1989 u hoq Perdja e Hekurt. Regjimet që konsideroheshin të forta si shkëmbinjtë, për një moment u thërmuan, kur popujt e shumë shteteve hodhen poshtë komunizmin dhe vendosën pushtete demokratike. Në këtë vazhdë renditet edhe Shqipëria e cila rrëzoi diktaturën pesëdhjetvjeçare, rrezet e demokracisë u lëshuan edhe në Kosovë ku mendje të ndritura filluan Levizjen mbarëkombëtare për të dalë njëherë e përgjithmonë nga robërimi qindvjeçar i Serbisë.

Si duket Kosova e pasluftës?

Kosova e pasluftes përpëlitet me shumë pakënaqësi popullore. Njerëzit këtu i kanë humbur shpresat për të gjetur ndonjë udhëheqës të mirë e sidomos pas vdekjes së Dr. Rugovës.

Ndjenjat e zhgënjimit dhe indiferencës dalin në pah sidomos kur ofrohen zgjedhjet. Një gazetar nga Afrika i quajtur Xhef Helli, dikur komentonte: "Indiferenca ose abstenimi në votime mbizotëron kur njerzit ndihen të pafuqishëm për ta ndryshuar jetën e mjerë që e bëjnë..."! Në zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk mbërrinte 40% të votuesve!

Mosvotimi don të thotë pakënaqësi, vuajtje, uri, padrejtësi... dhe ky veprim është thirrje masave për ndihmë, ndihmë nga ata që mendojnë se s'ka mbetë kush të kujdeset për ta. Populli i sheh gjërat kjartas edhe pse në momente e ruan qetësinë.

Të gjithë duam që ta kemi një kandidat të përsosur por fatkeqësisht nga politika jonë nuk ka të tillë. S'ka, andaj ne duhet të kënaqemi me këta që i kemi, sepse këtij populli nuk i ka mbetë rrugë tjeter përveçse të „kënaqet" me udhëheqës të përfolur e të papërsosur.

Deri tani asnjë nuk mundi t'i plotësojë nevojat tona, sepse ata që dinin pengoheshin nga të paditurit dhe nga mafia politike, e cila vepron edhe sot me të gjitha mjetet për ta mbajtë pushtetin me të njejtën tempo të korrupsionit, hajnisë, shantazheve, frikës e deri te likuidimet.

Kush duhet ta udhëheqë Kosovën?

Shqiptarët duhet të mendojnë esull dhe të binden se kur i jep voten një presidenti apo kryeministri, një qeverie me mandat disavjeçar, po ia jep voten dikujt që po ia besojnë jeten, të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e shtetit në përgjithësi. Këtë mirëbesim populli duhet ta ruajë dhe ta ketë si angazhim të jashtëzakonshëm. Pse?

Kosova është e stërmbushur me probleme për të cilat duket se s'ka zgjidhje. Ky popull e di fare mirë se mungesa e rrymës, ushqimit, papunësisë, shtimi i krimit e i korrupsionit, drogës, tenderizmit, dhunës familjare e politike, përplasjeve në mes klanesh politike e të interesit, polici jo efikase, pa ushtri e armatim.... kanë zgjidhje bile minimale, andaj duhet menduar e kërkuar një udhëheqje politike të shëndoshë, të panjollosur dhe çka është më e rëndësishmja pa keqpërdorime votash. A ka Kosova njeri që do ta merrte rolin udhëheqës të çrrënjosë të gjitha këto dukuri negative? Cili njeri do të kishte autoritet dhe vullnet të duhur që këtij populli t'i dhurojë bukë, ujë e kujdes shëndetësor? Cili do të jetë ai i cili do ta përmirësonte mjedisin tonë për një ardhmëri më të lumtur?

Shumëherë për t'i ndërruar udhëheqësit e dobët, në shumë vende është përdorur edhe dhuna e pakënaqësisë së popullit.

Kosovës nuk i duhet dhuna falë rrethanave tona. Këtë populli e di mirë edhe pse disa qarqe e dëshirojnë një gjë të tillë. Nuk duhet dhuna por guximi në vetvete, guximi popullor që me armën më të fuqishme të verdiktit të tij, t'i ndërrojë ata që e zhgënjyen për shumë vite.

Dhuna Kosoven e ka sjellë buzë greminës.Vrasje e krime makabre akoma sillen vërdallë Kosovës, jo që dikush e do këtë, por nga mungesa e ligjit, neglizhenca dhe "nevoja" e politikës sonë, i lë të lirë të shetisin e veprojnë kriminelët e të gjitha ngjyrave.

Thjesht njerëzit sot janë mbushur frikë, pasiguri e shqetësim. Andaj, pra, duhet zgjedhur njerëzit e duhur.

Askush nuk është i përsosur që me shkopin magjik përnjëherë t'i largojë dukuritë e tilla por sëpaku të duket njëherë një fillim i së mbarës. Kosova ka njerëz të tillë!

Populli ynë është i lumtur!

Dikush mund të thotë se si qenka e mundur të jetë i lumtur pas këtyre katrahurave makabre të kohës së kaluar në robëri dhe pas luftës në vetërobëri?

Unë do them se është i lumtur pasiqë ka uri të tepërt për drejtësi dhe paqë. Duhet vetëm të vetëdijësohet njëherë e përgjithmonë duke e larguar frikën nga vetja e tij dhe një ditë do të ngopet drejtësi të mirëfilltë duke e shijuar lirinë e vërtetë. Tani për tani tek ne sundon padrejtësia!

Pse përndjeken ata që kanë guximin të jenë të popullit?

Dihet botërisht se me fillimin e luftës, gjatë luftës e sidomos pas luftës deri në ditët e sotme, janë vrarë, persekutuar, frikësuar e kërcënuar shumë figura të popullit. Këto figura, këta njerëz me plot bagazh kombëtar e patriotik ndiqeshin, sepse grupacionet politike e mafioze frikësoheshin se po i humbin privilegjet e tyre, postet dhe zonat e interesit dhe krimit e haraçit. Krim e haraç ka edhe sot, andaj edhe sot ka të burgosur, të përndjekur e të mërguar. Unë them se pjesa më e lumtur e popullit janë mu këta njerëz, sepse duke i poshtëruar, vrarë, persekutuar e gënjyer për ta, ata që i bënë këto veprime, neser do të jenë të vetëposhtruar, të vetëpersekutuar, të vetëvarë e të vetëgënjyer. Ata që me zemër flijojnë pasurinë, shëndetin, e kënaqësinë familjare për një të ardhme më të mirë për popullin, janë vetë hyjnorët e atdheut mu siç ishin Dr. Rugova, Adem Jashari e shumë figura tjera kombëtare që u vranë nga armiku dhe nga dora gjakatare shqiptare. Vrasja nga armiku është shumë më e lehtë se sa nga ajo dorë që ngre gishtin e krimit kunder vllaut të një gjaku për interesa politike e vetanake. Mu këta njerëz akoma sot sundojnë mbi qiellin e tokës shqiptare. Ndërsa të përndjekurit bëhen edhe më të forte kur e dinë se po përndiqen për hir të drejtësisë dhe i bën ata të jetojnë të përsekutuar ndaj çështes shqiptare. Këta njerëz dhanë çdo gjë që kishin, bile edhe jetën e tyre sepse ishin të përkushtuar ndaj çështjes madhore të atdheut e popullit. Këta ndjehen të rehatshëm sepse nuk kursyen së dhëni atë që mundën dhe patën.

Pse pra tek ne ka akoma të tillët që pa fije turpi duan që këtij populli tua marrin të gjithat, madje edhe lumturinë? Mos të pandehë askush se bëmat e secilit nuk i di populli. I di e madje edhe ato që u bënë në msheftësi të tejskajshme.

A po e shihni se ky popull po e çon kohën ngadalë për ta fituar krenarinë e vrarë nga ju?

Një ditë Kosova do të përmendet për së mbari për udhëheqës të mirë e ndoshta edhe e bashkuar me trungun e vjetër. I urojmë ardhmëri!
AGIM GASHI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Empty Komenti i Rexhep Elezajt

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 8:01 pm

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? 372513_100001062219185_2065773737_n

Rexhep Elezaj
Agim miku, na e ke sjellë një analizë politike tejet me vlerë për kohën dhe rrethanat aktuale në Kosovë. Duke e lexuar me kujdes çdo fjali dhe rresht, nëpër mendjen time më kalonin pamjet dhe episodet më tragjike të popullit tonë të pa fat ...dhe plotë ngritje-zbritje, të cilat shpeshherë e kanë çuar deri buzë humnerave. Megjithatë, populli ynë ia ka dalë të shpëtojë nga zhdukja dhe gjenocidi kolektivë, falë burrave të kombit dhe mendjes së ndritur të tyre. Është shumë e vërtetë se kombi ynë ka pasur gjithmonë prijës dhe liderë që i kanë dalë zot kombit të vetë, të cilët e kanë nxjerr shpeshherë nga gjendjet e mjeruara, qoftë të varfërisë, qoftë nga luftërat shfarosëse, duke filluar nga Rilindasit tanë e deri tek ditët e sotme. Por, ajo që na ka kushtuar më së shumti gjatë historisë, është pa dyshim, lufta vëllavrasëse për pushtet; p. sh. për njërën palë (rrymë politike) Ismajl Qemali ishte hero, për tjetrën palë ishte tradhtar, ashtu Ahmet Zogu më vonë, ashtu Enver Hoxha, ashtu Ramiz Alia, ashtu Sali Berisha, ashtu Fadil Hoxha, ashtu Ibrahim Rugova, ashtu Hashim Thaçi, dhe kush pra, ishte më i miri dhe cili ishte lideri më i keqi, për këtë kurrë deri më tash nuk janë dhënë vlerësime unike, as nga shkencat e historisë, as nga ato politike. Shkaqet e këtij mos uniteti, e këtij egoizmi, e këtij nihilizmi, e këtij shpirti të ligë, e kësaj divergjence politike të pa fund në mendime, qëndrime dhe strategji politike-ushtarake dhe ekonomike, kurrën e kurrës nuk kanë për t'iu shpjeguar popullit e as historisë sonë kombëtare. Këto divergjenca dhe mospajtime zanafillën e kanë, bile, që nga koha e Skënderbeut dhe kanë vazhduar deri në ditët e sotme. Dhe, ajo që unë kurrë s'kam për ta kuptuar është; si është e mundur që ta vret vëllai vëllanë vetëm për të ardhur vetë në pushtet, si është e mundur që brenda një populli të vogël për nga numri të ketë një luftë kaq të ashpër për pushtet midis aq shumë rrymave politike, aq shumë programeve “nacionale”, aq shumë platformave dhe ideologjive kombëtare, si është e mundur që brenda një populli të vogël të ketë aq shumë tradhtarë, gati sa kishte edhe patriotë, dhe, si është mundur që kurrë deri më sot shqiptarët të mos e kenë një Program të vetëm nacional, si dhe një figurë të vetme kombëtare, e cila bashkë me ato programe do t'u shërbente gjeneratave të shumta si një platformë unike për zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar në Ballkan!? Ta marrim këtu vetëm shembullin e Kushtetutës amerikane, e cila për më shumë se 230 vite ende nuk e ka ndryshuar në fundamentin e saj kombëtar dhe nacional për kombin amerikan, derisa ne shqiptarët deri më sot i kemi ndryshuar mbi 100 kushtetuta dhe programe kombëtare, të cilat në shumicën e rasteve nuk kanë mbijetuar as mbi një dekadë. Duke i marrë parasysh këto që thash më lartë, ka qenë iluzore përpjekja jonë që të gjejmë dhe vejmë në ballë të kombit liderë të cilët do sundonin popullin me votën e tij të lirë. Mjerisht, ky konstelacion përçarës, copëtues, shkapërderdhës dhe shkatërrues për politikën tonë nacionale, po vazhdon edhe sot e kësaj dite, ndaj shkrimi-analiza yte më lartë, fletë më së miri për shkaqet se pse nuk kemi mundur të gjejmë as sot, e tutna as nesër, një lider të fortë kombëtar, por të cilët i kemi pasur mu në mesin tonë, të cilët i kemi edhe sot afër nesh dhe krah nesh. Por e keqja jonë më e madhe është se ata liderë nuk duam t'i përkrahim, dhe këtu për mua qëndron thelbi i tragjikes sonë kombëtare, por edhe i dështimeve tona politike, si në arenën e brendshme, ashtu edhe atë ndërkombëtare!? Klm miku im.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë? Empty Re: A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi