Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive

Shko poshtë

Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive Empty Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 3:09 pm

Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive
Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive 390635_348323508511076_100000002898753_1456847_373046660_n
POETJA IME
( Ia kushtoj mikes sime të mirë, poetes së shquar, VIKTORIA XHAKO, në arte ZHORZH SAND, me shumë respekt.)

Shkruar nga TONIN NIKOLLI më 2012-01-10 në orën 12:38.MD.

Ti mbolle ëndrra, poetja ime!
Dhe korre ëndrra gjithashtu...
Në rrugët e gjata ku deshi zemra,
Në rrugët e dhimbjes, aty - këtu.

*
Me shpirt të brishtë, poetja ime,
Me fytyrën e butë si engjëll.
Mblodhe vargjet çikë e thërrime,
Dhe kompozove ritmin e ëmbël.

*
Herë -herë të shoh në një ballkon,
Rrethuar me lule, humbur në fletë.
Pret Romeon gjer' natën vonë,
Siç di të presë e bukura Zhulietë...

*
Herë - herë në park, në stol të gjelbër,
Rrethuar gjethesh pambarim,
Me bllokun gri, mikun e vjetër,
Përjetësisht në bashkëbisedim...

*
Shkon të pushosh, kur lodhesh pak...
Rrethuar vargjesh plot motiv,
Dhe në mëngjes, shfaqesh sakaq,
Na sjell mesazhe poezish...

*
Nuk e di, kush e ka thënë:
“Në kohë të kohërave poetët,
Janë heronj lufte të shpirtit me penë,
Janë copëza shkëmbi, kurrë nuk jepen...”

*
Miken e mirë e përshëndes,
Me një varg për të tamam:
Çfarë natës ëndrra Vitës i fsheh,
Ia gjen n'agim e mira Zhorzh Sand!

Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive Attachment.php?attach_id=e225a70d729a86a18981c58fc0a2d8cb&mid=id
ZHORZH SAND: Të falenderoj, i dashur Tonin, mik shumë i çmuar, me këto vargje:

MARGARITË
(Bashkëshortes engjëllore të poetit Tonin Nikolli)

Ti lules i more emrin,
Dhe në lule e ktheve jetën,
Toninit i mbushe sytë,
Muzën i çele në zemër.

Drithërima e tij je ti,
Ti je ëndrra, drita, jeta,
Ti je shpirti i ktjellët plot kaltërsi,
Ti je gjithësia, ti je e vërteta.

Ti, Margaritë e ke emrin,
Engjëll i zbritur në tokë,
Rrethuar aromë dashurie,
Zemrat që ke pranë, ngroh.


Tonin Nikolli e Viktoria Xhako:Përshëndetje përmes poezive Attachment.php?attach_id=c6d5c00889d227e7b05056d559c45f27&mid=id
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi