Lëvizja për Bashkim kundër aksionit të Vetëvendosjes në kufij

Lëvizja për Bashkim, e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, u ka bërë thirrje forcave politike në Kosovë që të kufizohen nga dhuna dhe të rrisin bashkëpunimin në favor të forcimit të shtetit dhe në interes të qytetarit. Kjo thirrje vjen në prag të aksionit të paralajmëruar të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, kur, sipas Lëvizjes për Bashkim, pritet radikalizmi i situatës.
Përplasjet deri në armiqësi e forcave politike që veprojnë në Kosovë, lufta e egër për të ardhur në pushtet apo për ta ruajtur me çdo kusht atë, e përcjellë me fyerje, denigrime e shpifje ndaj njëra-tjetrës, kanë sjellë deri te një situatë e tensionuar në mes të qytetarëve, situatë e cila është e dëmshme jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për mbarë kombin shqiptar.
Kjo situatë konfliktuoze ka gjasa të radikalizohet më 14 janar, ditën kur Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë që t’i bllokojë dy pikat kufitare: në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë.
Thirrja për të vendosur kontroll në pikat kufitare nuk është thirrje për shprehje të pakënaqësisë, nuk është thirrje për protestë apo për demonstratë, që do të ishte një e drejtë demokratike dhe kushtetuese, por është thirrje për marrjen nën kontroll të segmenteve të caktuara të shtetit nga ana e një subjekti politik, që do të paraqiste fillimin e një anarkie totale në Kosovë.
Fshehja prapa vendimeve të Kuvendit, prapa reciprocitetit apo bllokimit të mallrave serbe, nuk i arsyeton pasojat e rënda që do t’i ketë Kosova nga veprimet apo metodat e tilla anarkiste.
Lëvizja për Bashkim është për fuqizim të rolit të Kuvendit në raport me qeverinë, si një tregues i rëndësishëm i demokratizimit të vendit; është edhe për reciprocitet të mirëfilltë ndërmjet shteteve, gjithnjë përderisa ai reciprocitet është në përputhje me interesin kombëtar të mbarë popullit shqiptar; Lëvizja për Bashkim është gjithashtu edhe për fuqizimin e prodhimit vendor, por gjithmonë përmes politikave ekonomike dhe fiskale të ndërtuara nga institucionet legale, politika të cilat duhet të jenë gjithmonë në funksion të aspiratave të popullit shqiptar për integrime kombëtare e evropiane, deri në bashkimin e plotë kombëtar të popullit shqiptar. Por Lëvizja për Bashkim është kategorikisht kundër veprimeve që çojnë në drejtim të rritjes së acarimit të raporteve në mes partive në skenën e brendshme politike të vendit, është kategorikisht kundër garës për rritjen e ndikimit politik përmes veprimeve të tilla, si ky për synimin e bllokimit të pikëkalimeve kufitare, ku rreziku për eskalim të situatës deri në përplasje të dhunshme, e mbase edhe në gjakderdhje, është tejet i lartë.
Prandaj, Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në veprimet e tyre në radhë të parë ta kenë interesin e përgjithshëm e jo atë individual, grupor apo partiak, ndërsa subjektet politike i fton që, kur është në pyetje interesi shtetëror dhe kombëtar, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Për ditët në vazhdim, Lëvizja për Bashkim i fton qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos lejojnë të keqpërdoren e të bien pre e atyre që marrjen apo ruajtjen e pushtetit e kanë synim të vetëm, pa marrë parasysh çmimin që do ta paguajnë qytetarët, përfundon apeli i Lëvizjes për Bashkim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi