Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë

Shko poshtë

Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë Empty Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:33 pm

Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë

Blendi Gashi, BOTA SOT
Shënohet 10-vjetori i dëshmorit Agim Ramadani
Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë Sh_b

Agim Ramadani një simbol Kosovës e i Shqipërisë Agim
Nga ceremonia e shënimit të dhjetëvjetorit të rënies së dëshmorit Agim Ramadani
Bashkimi kombëtar
“Në thelb të bashkimeve së pari është bashkimi kombëtar, pastaj bashkimi me të tjerët. Shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti dhe z. ambasador i dëshiroj mirëseardhje si ambasador i parë, por dëshiroj që të jetë i fundit për Kosovë”, tha Jashar Ramadani.
“Flamuri me të cilin ai ka luftuar dëshmori Agim Ramadani tash gjendet në selinë e NATO-s” tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka


Në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes” dhe nën patronatin e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu të shtunën është mbajtur një akademi përkujtimore me me rastin e dhjetëvjetorit të rënies së dëshmorit Agim Ramadani. Në këtë akademi morën pjesë ish-bashkëluftëtarë, politikanë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë. Një fjalë rasti në emër të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, e mbajti mbajti këshilltari i ministrit të Kulturës, Shefi Ukaj, i cili tha se të flasësh për figurën e Agim Ramadanit duhesh të jesh në “siklet” të madh, pasi është figurë madhore e kombëtare. “Agim Ramadani një ditë kur të shkruhet historia e ardhshme politike e Kosovës si luftëtar i dalluar mesin e shumë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësisë e Kosovës, do të shkruhet padyshim me germa të arta”, ka thënë ai.
Thyerja e kufirit, një dimension i ri i luftës së UÇK-së
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj në fjalën e rastit tha se Kosova për të arritur lirinë dhe shtetin ka kaluar për vite të tërë nëpër kazamatet serbe, ka pasur shumë vuajtje dhe ka shumë të rënë e të plagosur dhe se çmimi ka qenë i madh. Ai tha se duke nderuar Agim Ramadanin, i cili ngërthen në vete vlerat më të mira të luftëtarit shqiptar, nderohen të gjithë të rënët për liri kudo që janë. [img:dca3]http://botasot.info/reklama/--ramdani[1]%20.JPG[/img:dca3]
“Ai është shquar prej një shpirti krijuesi dhe vlera krijuese, ai ka pasur në vete vlera të larta të mikut për të gjithë ata që im ka njohur dhe e kanë njohur, ai ka pasur guxim të madh të hapet ndaj të gjithëve që kanë shprehur gatishmëri dhe ka mundur të bëhet lidhje e mirë për të gjithë ata që kanë dashur lirinë dhe kombin”, ka thënë Haradinaj. “Beteja e Koshares ka vlera të mëdha, sepse ka qenë dëshmi se lufta po merr dimension shumë të madh sesa nga ato që i kishin parë deri atëherë të tjerët, duke e thyer edhe kufirin shqiptaro-shqiptar.
“Mirëpo pas 24 marsit të 1999, erdhi një dimension i ri i UÇK-së, i aftësive të veta luftarak, pra një dimension sulmues i përmasave që nuk ishin vërejt deri atëherë dhe një dimension që shënoi një kthesë të madhe në luftën tonë. Pra, thyerja e kufirit shqiptaro – shqiptar nga Brigada 138 Agim Ramadani ka edhe këtë dimension’, tha Haradinaj.
Biseda e fundit me Agim Ramadanin
Ndërkaq, në emër të veteranëve të luftës së Kosharës, Agron Isufi foli për përkushtimin e Agimit ndaj bashkëluftëtarëve dhe vendimet që sollën deri tek inkuadrimi direkt në luftën çlirimtare.
“Bisedën e fundit që kisha me më të vetëm ishte pasi që ai ishte larguar nga e shoqja... dhe fëmijët në Zvicër...”, ka përfunduar në gjysmë ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, tha se Kosova kur kujton të kaluarën dhe bijtë e vet që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e saj, e ka të sigurt të ardhmen, sepse po nuk kujtuam të kaluarën nuk kemi të ardhme, por Kosova ka këtë të ardhme. Lauka tha se Agim Ramadani është një simbol që nuk i takon vetëm Kosovës, por është edhe i Shqipërisë, Çamërisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Diplomati shqiptar tha se dëshmori Agim Ramadani sheh edhe akademinë që po mbahet për të, dhe se ai është duke qeshur, sepse është thyer muri që 100 vjet më parë është ngritur në mënyrë artificiale mes shqiptarëve dhe tani flamuri me të cilin ka luftuar është në NATO.
“Unë jam i bindur që është i lumtur atje ku është, sepse Shqipëria është në NATO dhe flamuri me të cilin ka luftuar Agim Ramadani është në NATO. Atje me këtë flamur është edhe Agimi, me këtë flamur janë edhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë, sepse Shqipëria në NATO do të thotë edhe Kosovë më e fortë, do të thotë edhe forcim i lirisë së Kosovës, do të thotë se në NATO do të shohë vetën edhe Kosova”, ka thënë ambasadori Lauka. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe vëllai i komandantit Agim Ramadani, Jashar Ramadani, i cili tha se shqiptarët kanë qenë gjithmonë së bashku për luftën çlirimtare të atdheut dhe se përpjekjet për bashkimin e Shqipërisë nuk duhet të ndalen as sot.
Gjatë luftës Agim Ramadani ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht në prill të vitit 1999.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi