Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë,

Shko poshtë

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, Empty Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë,

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 12:09 am

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, 396599_3004160431123_1475749406_2959982_2005413260_nMilazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, 275915_1338122538_358099999_n

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë,

Mos më quani mërgimtarë,
Së më thave një damarë,
O jo se ende frymojm e jemi gjall,
Jungjatjeta mërgimtarë,
O ju s'jeni e humbur farë,
...
Sa të ekzitojn Gasht e gurit,
Rexhept,Jupollt e Muqollt,
Thaqt e besës dhe fjalës,
Qyqallet e Kajtazët,
Tanushet e Buzhalet,
O jo fjala shqipe mbahet gjall,
Se ka djemët mërgimtarë
Që dinë veç një gjuhë,
Që dinë veç një fjalë,
Qe dinë veç një vend ,
Që kan edhe durimin,
Kanë edhe trimërin,
E kan pënen e artë,
Për të vetmin qellim,
Të vllazëruar e bashkim
Së ndryshe do jemi jetim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, Empty Ja përgjigjet me vargje taze!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 2:07 am

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, 41673_1475749406_8718_q

Musa Jupolli

Musa Jupolli Milazim Kajtazi, librin Ëndrra e Lisit n'dorë e kam
kur ti shkruan poezia del vetë
Prend Buzhala
Kur ti shkruan lumi rrjedhë vetë
Gëzim Muçolli
...
Kur ti shkruan Albanët i ringjallë
Mentor Thaqi
Kur ti shkruan Flamuri n'Vlorë valon
Fran Tanushi
Kur ti shkruan poezia jote flet
Agim Gashi
Kur ti shkruan kënga jote kushtrimin thrret
Hasan Qyqalla
Kur ti shkruan Shqipëria lulëzon
Sabit Rrustemi
Kur ti shkruan tërë Dardania n'takim vjen
Mustafë Shabani¨
Kur ti shkruan deri n'çamëri fjala jote shkon
Mërgimtar(Ë)et
Kur mergimtar(ë)et shkruajnë Bashkimi Kombëtar thrret!Mehr anzeigen


Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, 275246_100000582437455_2097760_q
Mentor Thaqi
Në vend të komentit, Musa Jupolli-t dhe gjithë juve motra-vëllëzër: * TATJETA BASHKMËRGIMTARËT E MI

Vargu merr rrugë
itinerare t´fshehta
t´mos zgjohet
...
nga malli,
disi mërgimtarqe,
qebesa
edhe ëndrrën vrugë
me ngjyra t´zbehta,
diku ndalohet
nga halli,
tipik shqiptarqe,
e shpresa
barrë n´shpirtë
me ngarkesa
t´makthit të trishtë!

Eh,
dyerve rend
për një palë mend
që duket
se nuk i patëm,
apo truqet
s´nuhetëm
si duhet,
nuk e di
qyshë e si,
ndoshta
buka që dhamë
dikur e diku
shkoi n´vend t´keq
e ne veten lamë
n´Besë me t´pabesë,
u shkelem
dhe ngalem,
pastaj
kah thembrat shputat
dhe botës skutat,
vet,
medet!

Mentor Thaqi VS., 11.01.2012 (23,37 h) *
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, Empty Milazim Kajtazi:TOKA JONË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 11:21 am

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, 275915_1338122538_358099999_q

Milazim Kajtazi:TOKA JONË

Mentor Thaqi heu mor burr,
Më dhanë me dorë tande ,
E më ta kthy më gurë,
...
I mësum si është ma së keqi,
E i keqi sdin më zbritë si dreqi.
Ma shalun edhe nanën,
Ma ladrunë edhe babën,
Ma prenë edhe rrugenë,
Që në kufij ma vunë tullen,
Aty ku ska kufijë,
Luftuanë shumë trima e bijë,
Një ditë këtë vijë për ta fshijë,
Por fara e dreqitë,
Pjellë e flliqtë,
Harrojë detyrat qe kishë,
I mashtroj paraja,
Jau qarrojë sytë sefaja,
Ndërtuanë klane e pallata,
Shkelen mbi gjakun e të parve,
Mbi gjakun e deshmorëve,
Mbi mundin e mërgimtarve,
Mbi hjekat e popullatës,
Sakrificat e tyre,
Mbi mundin tonë,
Duke u thirrurë në një shtet të ndertojnë
E pjesë të trungut coptojnë,
Ju qesin qënve nga një copë,
Qënve të terbuarë,
Ju falin të shënjten tonë TOKË.
O ju të vërbuarë,
Është tokë e jonë,
Na e kishin marrurë më dhunë,
Nuk falet tokë arbërore,
Nuk e këni këtë të drejt,
As nga populli e kombi,
E as nga Zoti vetë.
Heu mos vdeksha pa e pa,
Si bashkohët edhe një herë vllau më vlla,
E të ja mësyjm drejt në veri,
Toka jonë dejri në çamëri,
E në Iliridë e lindje thrret kushtrimi ,
Zgjohu edhe një herë heu Adem trimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë, Empty Re: Milazim Kajtazi:Mos më quani mërgimtarë,

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi