Enxhi Krasniqi Bardhaj:FLUTURIMI I NDJENJAVE-Tregim -
Faqja 1 e 1
Enxhi Krasniqi Bardhaj:FLUTURIMI I NDJENJAVE-Tregim -
Enxhi Krasniqi Bardhaj:FLUTURIMI I NDJENJAVE
-Tregim -
Në këtë vënd ku gjëndem tani,nuk ka stinë.Këtu jetoj brënda një stine të vetme,të nxehte! Nuk e ka emrin as vjeshtë, as dimer,as verë, por vetëm pranverë.Pranvera e ndjenjave të mia.Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mënd,se në jetën time do jetë aq ngrohtë.Natën e kam parë gjithmonë duke thurur ëndrra...endrra në fije të dritës.Ëndrra si pënj të zgjatur shumëngjyrësh, që kanë rolin tyre. Penj që ndriçojnë para meje kohën!..
Duhet kapur koha e humbur!...Me kujtohen fjalët e nënës sime. Sot më shumë se kurrë e dëgjoj këtë thirrje, e ndjej këtë thirrje . Oh, sa me dëshirë do e kapja me mëndjen dhe dorën time këtë kohë!Por me thoni; kapet koha?...
Unë them, po!...Dhe jam në momentin e kapjes së saj, të mbizotërimit mbi kohën, për kohën e ikur ! Por dhe nuk dua të zhgënjehem!Si të mbrohem nga ky zhgënjim?..Si? Në këtë kohë të pa kohë?...
Nga çasti kur gjithçka shkrihet në një gjë të vetme,nisur nga një thelb i kapshëm dhe i fortë,të gjitha fushat sikur hapen, sepse aty nuk do ketë kurrë mure,se libri nuk do të dijë ku të fshihet,ku të shkruhet,ku të lexohet,se guximi themelor do të respektohet nga vetë mëndja ime!...
Historia e jetës sime ka një bosht, ka një rrugë dhe shtigje për të kaluar, ashtu si është dhe te sejcili nga ne.Por te unë zbuloj se ka hapësira të pafundme që duhen përmbushur.Historia e një pjese të rinisë sime, tashmë pak a shumë ka shkuar ...ka ikur. Këtë e them se, pikërisht tani e ndjej kapërcimin e një lumi.Ishte lumë i kthjellët, mbi të cilin kisha hedhur dritë.
Une si grua e imët,flokeverdhe, me një lulebore mbi flokë,nuk ishta mbrënda dritës së jetës.Qëndroja e strukur nën hijen e diellit.Jo për tu ruajtur nga ndiçimi i tij, por nuk dija të shijoja ndriçimin dhe ngrohtësinë e tij. Tentonja që këto ti kapja,ti mbrrija.Doja nga rrezet e tij, të thurja kurora të bukura, dhe të ngrohta për krenarinë që kisha lindur. Lumi i jetës nën rrezet e diellit dukej i kristalizuar,dhe sikur shtrihej në horizont me brigje të fshira,sikur ishte i pakufi. Lumi i jetes sime rridhte pikërisht si gjaku në trup,pa zhurmë,i shurdhët dhe pa u vënë re.E vetmja zhurmë e saj ishte frymëmarrja.Ujrat e këtij lumi përshkojnë ujrat e ndenjura, por pa u përzier me to,si shtërngatë e rrymave të mbrendëshme,me frikën se është afruar në pragun ku fillon heshtja.
Ndodhi e kundërta!...Pragu i heshtjes nuk filloi, shurdhshmëria dhe moszhurma u thyen.Si për çudi, fillova të bëja hapa që tingëllonin si të ishin nga troku i një kali të bardhë, që paralajmëron diçka të vlefshme,diçka që dilte nga unë si çlirim nga vetja, për vlerësimin tim.Frymën e kisha më të thellë,sikur mundohesha të thithja tërë atomet e ajrit që kisha lënë brigjeve përgjatë lumit të jetës, për të përlarë të gjitha ato qç më dilnin perpara.Kisha një shtërngatë të thellë dhe marramëndese, që gjithçka çon pezull mbi sipërfaqen e lumit të vrullshem të jetës.
Nuk e kisha parë veten asnjëherë në këtë gjendje. Ishte pothuajse gjëndje çmëduri - lumturi.Si duket e kisha pasur në gjak.Dhe këtë lloj çmëndurie e shikoja si gjë të shenjtë.
Mund të gënjeja veten nëse them se isha si gratë e bukura,si gratë që nuk ua ndajnë sytë.Por e vërteta është se të gjithë m'i mbërthenin sytë.Sa me deshirë do të doja t'i mbërthenin sytë në shpirtëroren time, të këndëshmen për familje,të bukurën për mirësinë,të fortën për zëmërgjërësinë,të zonjën për durim,të urtën në mendime,të veçantën në gjakftohtësi, dhe të ndershmen në krenari.Ky mbërthim i syve tani nuk më bënte më të pasigurtë,sepse unë theva pasigurinë time!Ndoqa hapërimin tim, duke mos kthyer kokën pas.
Përpos të tjerash zbulova se, te unë fshihet një brishtësi e pashpjegueshme! Në të vërtetë kisha diçka fëmijërore te vetja.
Ndërsa punoje në tavolinën tënde të punes,të sillem rrotull si një flutur krahëshkruar në fluturim,ashtu këmbëzbathur, dhe me hapa të shkurtër,me një fustan të hollë vere, mbaj në dorën time të djathtë një gotë.Jo të mbushur me pije,të zbrazët! Ndërsa sillem rreth teje, me tjetrën dorë dua të prek lehtë zemrën tënde,të të tregoj se aty jam, se erdha të mbush gotën me epshin tënd,që dua unë të pi! Atë që duam të dy, të ngopemi me dashuri.
Më thoni, ngopet njeri me dashuri? Unë them, jo!Sepse dashuria është pikërisht si lumi i jetës.Dhe lumi i dashurisë i ka të gjitha, edhe dallgën,edhe rrjedhshmërinë, shkëlqimin nën grohtësinë e saj,thellësinë,përlarjen e gjërave që e pengojnë dhe ndotin, dhe shumë e shumë të tjera.Atëherë kur fillon faza e ngopjes, fillon dhe një fund i dashurisë.Prandaj unë kam kujdes që kjo ngopje të mos më vijë.
Ti!Dashuria ime!Akoma pa të prekur,pa tu afruar mirë,sikur lexon dëshirën te unë,ngrihesh si e rënë në një magji,me mbërthen me duart e praruara, dhe më drejtohesh me këto fjale:"Shpirti immmmmmm!...Ti je flutura e ndjenjave të mia,që ka në krahët e saj dhjetra ngjyra,dhjetra përkldhelje, dhjetra levizje që më marrin mëndjen, dhe me bëjnë të të ndjek nga mbrapa".Dhe më puth shumë,më shtërngon shume, më përkëdhel shumë.Të puthurat në trup më bëjnë të qaj, sepse ato ngushëllojnë të kaluarën, dhe ndritësojnë të ardhmen.Dhe unë ashtu e përhumbur nga puthja dhe lotët,lëshohem lehtë në gjoksin tënd, këndoj këngën më të bukur që ka bota,me tingujt e dashurisë,që dalin nga violina e shpirtit tim.
Kjo është jeta,dashuria dhe shijimi im i saj, vetem e vetëm me një stinë,PRANVEREN!...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi