Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit!

Shko poshtë

Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit! Empty Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:35 pm

Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit!

Arsim Rashiti, BOTA SOT
Ku janë e çka bëjnë ish-sekretarët e shkarkuar?
Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit! Sh_b

Ministrat “shkelin” vendimin e kryeministrit! Hoxhaj%20(Small)
Ministri Enver Hoxhaj është një prej ministrave që nuk ka respektuar plotësisht vendimin e kryeministrit Thaçi
Një lexim më i mirë i vendimit të kryeministrit nënkupton se u.d. e shkarkuar do të duhej të largoheshin krejtësisht nga ministritë, ndërkaq rikthimi i tyre në të njëjtat poste, si këshilltarë politikë do të thotë mosrespektim i vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi.


Kryeministri Hashim Thaçi ditë më parë ka nënshkruar një vendim me anë të të cilit ka shkarkuar tetë ish-ushtrues të detyrës së sekretarëve të përhershëm, të cilët kanë qenë të emëruar në këto pozita nga pozita e këshilltarëve politikë. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është obligues që të zbatohet nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Por shtrohet pyetja, sa po respektohet ky vendim i kryeministri Hashim Thaçi nga ministritë e “ndëshkuara”? Të kontaktuar nga gazeta, disa ministri të cilat edhe më tutje janë me u.d. të sekretarit të shkarkuar, thonë se e respektojnë vendimin e kryeministrit për largimin e të shkarkuarit nga ministria dhe se në ndërkohë ata kanë emëruar ushtrues të rinj të detyrës deri në zgjedhjen e sekretarit të ri. Por edhe pas deklaratave të ministrave dhe pas zotimit të tyre për largimin e u.d. të sekretarit nga ministria, të shkarkuarit sërish janë emëruar këshilltar ligjorë, apo janë pjesë të stafit ministror.
Kryeministri respektohet me fjalë apo me vendim!
Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, thotë se është emëruar u.d i ri i sekretarit permanent menjëherë pas vendimit të kryeministrit. Ajo shton se vendimi i kryeministrit është respektuar, kështu që Ministria e Drejtësisë po funksionon normalisht dhe se në këtë ministri nuk ka “vakum” të funksionimit të administratës së përgjithshme të Ministrisë. Në këtë Ministri, ushtruese e detyrës së sekretares permanente është emëruar Metije Ademi, drejtoreshë e Departamentit të Shërbimit Sprovues MD, e cila nuk është staf politik. Ndërsa për të shkarkuarin Florian Dushi, ajo thotë se nuk është kthyer në pozitën e këshilltarit politik dhe aktualisht nuk mban asnjë pozicion në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thonë se është respektuar vendimi i kryeministrit Thaçi. Vetë ministri Lutfi Zharku, shprehet se vendimi i kryeministrit është respektuar menjëherë dhe sekretari i ri është emëruar më 25 mars, të nesërmen e pranimit të vendimit nga ana e kryeministrit dhe se edhe i emëruari i ri është pjesë e stafit e administratës civile. Ministri Zharku thotë se sekretari i liruar nga detyra në bazë të vendimit të kryeministrit është emëruar përsëri këshilltar ligjor, apo në detyrën që e ka kryer edhe më parë!
Edhe në MASHT, zyrtari për informim Ismet Osdautaj, thotë se ministri Hoxhaj ka respektuar vendimin e kryeministrit për shkarkimin e u.d. të sekretarit të kësaj ministrie. Por në këtë ministri ende nuk është emëruar u.d. i ri dhe se stafi civil në Ministrinë e Arsimit ende nuk ka “njeriun” e parë apo sekretarin permanent. Zëdhënësi Osdautaj shprehet se së shumë shpejt edhe në këtë ministri do të emërohet u.d. i ri. Sipas tij i emëruari i ri nuk do të jetë nga stafi politikë por dikush nga drejtorët e departamenteve të MASHT-it. Ai thotë se në një takim të udhëheqjes në MASHT, është thënë se i shkarkuari nga u.d. të SP, Enver Buqaj, do të jetë pjesë e stafit ministror në MASHT.
Të shkarkuarit rikthehen në poste
Gjithashtu zyrtari për informim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Muharrem Shahini, shprehet se në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës drejtori i Administratës Qendrore, Naim Baftiu është emëruar u.d. i sekretarit, i cili nuk është staf politik. Sipas Shahinit vendimi i kryeministrit është respektuar nga ana e ministrit Shala që nga dita e marrjes së vendimit, duke e emëruar ushtruesin e detyrës deri në zgjedhjen e sekretarit të ri. Pas vendimit të kryeministrit për shkarkimin e sekretarëve, ata sërish janë kthyer në këshilltarë politikë në ministri.
Sidoqoftë, me kaq nuk ka marrë fund “afera” e ushtruesve të detyrës së sekretarëve permanentë të shkarkuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Në fakt, ky “ndëshkim” i kryeministrit nuk është respektuar në tërësi, sidomos nga disa ministri. Madje Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë të shkarkuarit nga kryeministri janë rikthyer në “folenë” e tyre, të mëparshme si këshilltarë politikë. Kjo jep të dyshojmë se ata, duke qenë njerëz të afër të ministrit, pra këshilltarë politikë, edhe më tutje do të tentojnë që t’i “fusin hundët” në administratën civile. Ndërkaq një lexim më i mirë i vendimit të kryeministrit nënkupton se të shkarkuarit do të duhej të largoheshin krejtësisht nga ministritë e jo të kthehen përsëri në vendet e tyre të mëparshme. Vendimi i kryeministrit është një vërejtje për vetë ministrat të cilët që në fillim kanë shkelur Ligjin për Administratën civile, duke emëruar u.d. të sekretarëve permanentë, njerëz të stafit politik. Ndërkaq rikthimi i tyre në të njëjtat poste, është mosrespektim i vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi