Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Osmakac takoi islamistë radikalë në Kosovë

Shko poshtë

Osmakac takoi islamistë radikalë në Kosovë Empty Osmakac takoi islamistë radikalë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 1:01 pm

Osmakac takoi islamistë radikalë në Kosovë

Osmakac takoi islamistë radikalë në Kosovë Osmakacum-02

Njeriu i akuzuar nga autoritetet amerikane për planifikim te sulmeve terroriste, është takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave të tij në Kosovë, ka thënë një zyrtar i lartë kosovar për agjencinë Associated Press.
"Agjencitë ndërkombëtare kanë njoftuar autoritetet e Kosovës që Sami Osmakac mund të jetë i lidhur me ekstremistë islamikë", i tha ky zyrtar agjencisë AP.
Ai tha se 25-vjeçari, një shqiptar etnik dhe qytetar amerikan i natyralizuar, ka diskutuar "çështje në mbështetje të elementëve radikalë" me individët të cilët i ka takuar.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Ai nuk pranoi të japë më tepër hollësi.
Sami Osmakac, i lindur në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së nën akuzat se ka planifikuar “sulme në zonën Tampa të Floridës”, për t’u hakmarrë, siç thuhet, për të këqijat që u janë bërë myslimanëve.
Sipas lëndës së përpiluar nga Gjykata Federale e SHBA-së, 25-vjeçari ka incizuar një video tetëminutëshe, ku ka shpjeguar përse donte të bënte terror në zonën Tampa Bej. /Express/


>> Arrestohet për terrorizëm 25 vjeçari amerikan me prejardhje nga Kosova >> Komente (153)

>> Kosovë: Farefisi i shokuar me lajmin për Sami Osmakaqin (video) >> Komente (169)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi