Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet flamuri i Ismail Qemalit

Shko poshtë

Zbulohet flamuri i Ismail Qemalit Empty Zbulohet flamuri i Ismail Qemalit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 1:13 pm

Zbulohet flamuri i Ismail Qemalit

Zbulohet flamuri i Ismail Qemalit Flamuri.

Flamuri që është mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit, i cili është 99 vjeçar është zbuluar nga studiuesit në Fondin e Etnografisë që ndodhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Përgjegjësja e Fondit të Etnografisë, Arjola Prifti na bën me dije se ky objekt i rëndësishëm është zbuluar me datë 2 dhjetor 2011, por pas verifikimeve të duhura me dokumentet nga ana e studiuesve u bë publik. Ky objekt do të ekspozohet me 26 janar që përkon dhe me vdekjen e Ismail Qemalit.

Ndërkohë që restauruesi i njohur, Ferderik Stamati na rrëfen detaje rreth flamurit, i cili fatmirësisht është i ruajtur mirë, pasi nuk është ekspozuar gjatë dhe ka vetëm dëmtime të lehta në njërën anë dhe në mes.
Flamuri është material prej leshi dhe ka të stampuar shqiponjën në mes të tij. Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932.


Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar. Dhe më pas ky flamur prej disa vitesh është pjesë e Fondit të Etnografisë në QSA. Por krahas këtij flamuri të rëndësishëm përgjegjësja e Fondit të Etnografisë na bën me dije se janë edhe tre flamuj që i përkasin momenteve kyçe të historisë shqiptare që do të prezantohen për publikun pas studimeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi