Berisha: Shqipëria, zonjë e perëndimit
Berisha: Shqipëria, zonjë e perëndimit
Berisha: Shqipëria, zonjë e perëndimit
BOTA SOT
Gjatë një takimi me të rinj në qytetin e Korçës, Kryeministri Berisha i konsideron projektet për rininë, si investim për të ardhmen e Shqipërisë.
Korçë, 11 prill
Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha deklaroi, në Korçë, se në mandatin e dytë qeverisë prioritet absolut do të kenë projektet për rininë, sepse ky është investimi për të ardhmen. Në vijim të vizitave "Shqipëria po ndryshon", kryeministri Berisha zhvilloi të shtunën një takim me të rinjtë e qytetit të Korçës. Duke u ndalur te rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri u shpreh se kjo ka qenë ëndrra e të rinjve të lëvizjes së dhjetorit e cila tashmë është bërë realitet dhe është e prekshme për të gjithë shqiptarët. Ne sot ndihemi krenarë sepse kemi shndërruar në realitet ëndrrën më të bukur të rilindësve tanë. 'Shqipëria, zonjë në perëndim' është bërë realitet me anëtarësimin e vendit në NATO", u shpreh Kryeministri Berisha. Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Kryeministri Berisha i'u drejtua të rinjve duke shprehur bindjen se "pasioni juaj i lirisë do të jetë edhe uragani i integrimit të Shqipërisë në BE". Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë premtoi liberalizimin e regjimit të vizave, në mënyrë që "të rinjtë shqiptarë të shëtisin Europën si qytetarë të lirë. Të gjithë së bashku ne e meritojmë të ardhmen dhe investimi për shkollimin dhe punësimin tuaj, është investimi më i shkëlqyer për të ardhmen, sepse ju keni projektin e Shqipërisë të zhvilluar dhe anëtare të BE-së", i'u drejtua Kryeministri të rinjve korçarë. Në këtë drejtim, ai ftoi të rinjtë shqiptarë që të zhvillojnë dhe nxisin më tej ambiciet e tyre të shkollimit.
“Për mua është një gëzim i veçantë ky inaugurim që bëjmë sot. Ky është një inaugurim jashtëzakonisht i rëndësishëm për ju, për Pogradecin dhe për mbarë Shqipërinë, pasi Tushemishti është një nga qendrat më të bukura të bregut të liqenit të Pogradecit, një nga zonat më të preferuara turistike. Inaugurimi i sotëm i sistemit të kanalizimeve, inaugurim i cili arrin në vlerën mbi 60 milionë lekë dhe që i jep mbrojtje të plotë liqenit nga ujërat e zeza, së bashku me sistemin e kanalizimeve të Pogradecit përbëjnë projektin më të madh për t’i kthyer liqenit atë pastërti dhe atë kthjelltësi të kristalte që i ka dhuruar zoti dhe vetë natyra”, thotë Berisha, duke shtuar se Qeverisë i mbeten detyra që sistemin e kanalizimeve në mbrojte të liqenit ta shtrijë, në përputhje me premtimet e saj, nga Lini deri në Pogradec dhe ta shndërrojë liqenin, këtë pasuri përrallore, tuajën dhe të gjithë shqiptarëve, në njërin prej liqeneve më të pastër në Evropë. Na vijim kryeministri Berisha theksoi se pak ditë më parë Shqipëria u anëtarësua në NATO. Ky ishte një projekt ëndërr i qytetarëve shqiptarëve që u bë realitet. Për ne kjo është arritja më e madhe e jetës sonë. Kjo është trashëgimia më e madhe që ne u lëmë fëmijëve tanë dhe brazave që vijnë. Ne i garantuam atyre një herë e përgjithmonë lirinë. “Së bashku ne do të vazhdojmë ndryshimin e Shqipërisë dhe të Tushemishtit. Sot e tutje Tushemishti është krejt tjetër. Tushemishti ka gjolin të pastër si kristal. Po kështu edhe Pogradeci. Sot e tutje Shqipëria është tjetër, është anëtare e NATO-s. Sot e tutje, infrastruktura e Pogradecit, e Korçës dhe e mbarë Shqipërisë është një infrastrukturë tjetër. Por, sot dua t’i drejtoj një pyetje çdo qytetari shqiptar; a po ndryshon ky vend”, vlerësoi Berisha.
Berisha vizitoi qendrën e aplikimit për letërnjoftimet në komunën e Cëravës
“Erdha këtu për të përshëndetur qytetarët e Cëravës dhe për të ndjekur nga afër procesin e aplikimit të tyre për letërnjoftimet. Sot është ditë e shtunë, zyra po funksionon plotësisht dhe një numër jo i vogël qytetarësh ndodhen këtu për të aplikuar për pajisjen me letërnjoftime. Kjo zyrë ka nisur punën dy javë më parë dhe gjatë kësaj periudhe janë bërë rreth 300 aplikime. Më informojnë se kanë aplikuar vetëm ata qytetarë, të cilët nuk kanë pasaportë. Gjithashtu, më informojnë se ky proces përfundon plotësisht në mesin e muajit maj. Ne përputhje me urdhrin, kjo zyrë do të punojë gjatë fundjavës, si edhe në ditë në ditët e pushimit të festave. Këto janë ditët më të përshtatshme për zonat rurale sepse banorët e kësaj zone punojnë në punë të lodhshme gjatë javës dhe kanë të përshtatshme vetëm ditët e pushimit për të aplikuar. Nga informacionet që marr mund t’ju them se procesi po ecën shumë mirë. Madje, ka komuna që i kanë përfunduar aplikimet për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaporta dhe ndërkohë kërkojnë nga qeveria që të amendojë vendimin, në mënyrë që në ato qendra që përfundon ky proces t’u hapet drita jeshile për të nisur aplikimet për qytetarët që i kanë pasaportat. Edhe një herë, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për letërnjoftimet. Unë ju siguroj se qeveria do t’i përmbahet pikë për pikë zotimit të saj për rimbursimin e çmimit për kartat e identitetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi