Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë

Shko poshtë

Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë Empty Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 9:39 pm

Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë

Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë Mpj

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.

"Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon", theksohet në një reagim të sotëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (MPJSH).

Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo patriotike, vazhdon reagimi, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojnë në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës.

Në fund të reagimit, MPJSH shpreh besimin dhe porosit që energjitë e forcave politike të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi