Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam

Shko poshtë

Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam Empty Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 10:14 pm

Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!

Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam Drini-
Drini ditën e varrimit në Saradran,Drini me tàp të cilin e la përgjithmo


Inmemoriam:

Drin Elshani ishte jetim, pa nënë. Ai kishte një ëndërr për jetën, për të ardhmen e tij, por kjo ëndërr iu shua nga një aksident komunikacioni.

Kaluan ditë, javë dhe muaj. Do kalojnë edhe shumë vite, dekada e shekuj pa birin, vëllanë, nipin, kushëririn, nxënësin, futbollistin junior, me medalje dhe mirënjohje që do e kujtojmë përgjithmonë, brez pas brezi. Drini me vëllanë Hënorin atë ditë, si ditët tjera, kishin marrë rrugën për në shkollë. Në Zebër, ndalojnë. Hënori përkulët për ta mbërthye lidhësen e këpucës, në atë moment kur veç Drini kishte nisë që ta kalojë rrugën, Hënori i bërtet; Drini ndal,ndal,..! Por, fatkeqësisht Drini e vazhdon kalimin duke shikuar kamionin e ndaluar në të djathtë, autobusin në të majtë, ku në atë rast fatal një belgë e tejkalon me limuzinën e vet autobusin dhe drejt e përplasët me birin tonë më kerr, dhe nga inercioni i përplasjes me kamionin e ndaluar, Drini, djali ynë përjeton dy ramje fatale! Lajmi i kobshëm i 12 janarit 2011-të për mamin e Drinit, për babanë, për vëllezërit, motrat, hallat, dajallarët, për shokët e shkollës ishte një ngjarje e pa pritur, po aq edhe e pa imagjinueshme, sepse në rend të parë ishte e kobshme për Drinin, për fatin e tij tragjik, për ndarjen nga jeta në lulen e fëmijërisë, atëherë kur ishte burrëruar para kohe, ngase jetimi dhe robëria, mërgimi i burrëron fëmijët para kohe, për t’i rezistuar robërisë shekullore, ngase Drini mbeti pa nënë në sy të luftës, u rritë në kohën kur fashizmi serbo-sllav bëri gjenocid të pa përshkruar..

Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam Drini-familja
Mami i Drinit, axha Halit përshendëtën për herë të fundit me fytyrë NURI të Drinit-Saradran

Fjala e përmotshme

Drini, u lind me 15 janar 1998 dhe u rrit jetim, pa nanë, sepse ajo i vdiq në prag të luftës pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme pas lindjes se Drinit.
Drinin e rriti halla Ajshe Elshani- Zhushi, sikurse te ishte i saj, me një kujdes të shtuar prindëror. Ai thoshte kur u bë më ditë; unë jam gjysmë Elshanë dhe gjysmë Zhush. Lufta e bëri te veten, e ai u deshtë të kaloi një kohë në Maqedoni e pastaj një kohë në Prishtine. Pasi që babai, vëllezërit dhe motrat pas lufte emigruan ne Belgjikë. Ai pas katër viteve iu bashkua prindit, vëllezërve dhe motrave në qytetin Genk të Belgjikës,ku filloi shkollimin me suksese të njëpasnjëshëm. Natyrisht më ndihmën e motrave dhe vëllezërve. Por dita e 12 janarit 2011 duke shkuar në shkolle dhe duke kaluar rrugën në zebër, vjen momenti më tragjik dhe e shkelë vetura e një belgu në lulen e rinisë, e që nuk do të venitët asnjëherë, ku pas intervenimit mjekësor ndërroi jetë, sepse nuk mundi t‘i përballojë operacionit. Rasti i Drinit ka qenë i njohur për farefisin, për shokët, për afërsinë dhe gjallërinë që ka pasur. Gjatë terë jetës do të mbetët në kujtesë të përhershme, duke u mburrur për aq kohë sa e patëm. Kujtimi për të do të vazhdojë tërë jetën tonë. Falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në këtë dhimbje dhe pikëllim që ka sot familja Elshani, farefisi, dajallarët, miqtë dhe dashamiret.
Prej sot DRINI prehët afër nënës së vetë, të cilën nuk pati fatin ta njoh dhe të rritët në gjirin e saj në Saradran-Kosovë. Malli, dhimbja dhe merëzia jonë familjare për humbjen e Drimit në lulen e fëmijërisë së tij, sa vijnë e bëhen më të mëdha, më të rënda dhe më të padurueshme. Andaj, lusim Zotin që të na i lehtësojë vuajtjet tona për Drinin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi