Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES! Empty Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 1:42 am

Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES! 378501_341034302592648_100000582437455_1198444_1421033111_nMentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES! 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES!
(Enver Malokut, Nderim postmortum)

Mësues,
të jeshë publicist
s´është veç dhunti,
qebesa
është dhe një dobësi
për shpirtin n´brëndi!
Paj,
duhet të shkruash
edhe kundër vetes
e kundër jetës
për hirë të s´vërtetës,
kur duhet
e kur druhet
të ndeshesh
e t´mos heshtësh,
të vdesësh me nderë,
për të tjerë
po edhe për sojin e mjerë
ata dykëmbësh t´pavlerë
e t´ruash nderë
dhe emër
me zemër!
Epo,
ti bën përpjekje (mbi)njerëzore
e të tjerë
në ndjekje djallëzore!
Po a nuk është shëmti
ky ves i tyre,
ti je Njeri
përballë mynxyre?!
Eh eh,
ajo puna në ÇIK,
o mik,
ishte e shenjtë qebesa
për Vatan,
po edhe sakrificë
për vetveten,
se me sojin shejtan
ec e mbroje jeten!
E, sa ndërskamca
nga injoranca
e arroganca
e qebesa
edhe financa
në vrasje truri,
po Burri si Guri,
një Shtizë Flamuri,
do e bekon jeta
me nderime t´veta!
Sa për atë hijen
me kapelë Lenini,
atë e mori mallkimi
yti dhe imi,
po, mallkimi jonë
dhe qebesa,
na mbanë shpresa
se do e ndëshkon
heret apo vonë
se trupi mund t´vdesë
por, Nderi do mbesë

po për Besë!

Mentor Thaqi VS., 11.01.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES! Empty Musa Jupolli:Im vëlla Mentor Thaqi:

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 1:48 am

Mentor Thaqi:NJERI, PËRBALLË MYNXYRE, MËSUES! 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Im vëlla Mentor Thaqi:
*
Dramën shqiptare mund ta shkrujmë
vetëm me presje
pika është e fundit
...
është zëri i atdhetarëve
sot jemi me vonesë
nesër është vonë

Enver Maloku-t

Ide e hershme kohore
në thelb dramaturgjia
jonë kombëtare
poezia e natyrës në tela të gitarës
zënëfytshe nga ferrtarët
mallkim u kjoftë
dajë Enver
ah! LIRIA
liria jonë liria e të gjithëve
historiku i kulturës tonë
fushë pa mbarim
i një politike çfrenuese
në pritje veprat nuk shohin dritë
Enver Maloku dajë e miku im
shprehej si lumi
në legjendën ku Hyjnitë banjonin
arkitekt i realës
i një natyre
nimfë e shqiponjave
tablo e një bote të rregullt
me kuqezi

NJËMIJËENJEFAQEPËRENVERMALOKUNJANËPAK

musa jupolli, 12/01/2012,paris
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi