Fahri Xharra: Mercenarët e dreqit të mallkuar!
Faqja 1 e 1
Fahri Xharra: Mercenarët e dreqit të mallkuar!
Mercenarët e dreqit të mallkuar!
Nga Fahri Xharra
Emri mercenarë i pershkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim- pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflifkt të huaj; ”i rekruatuar në shtetet e huaja” dhe i cili “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky lyftëtar duhet të ketë “përparësitë vehtjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të obliguarit e asaj lufte apo konflikti.
Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjëshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi(Qejt e luftës. The Dogs of War, 1974, Frederic Forsyth).
“FBI e zbulon një shqiptar terrorist që po pregatiste sulme në Florida lajmeruan agjensitë botërore. Shokuese! Tmerr! Kulmi i papërgjegjësisë kombtare shqiptare! Shqiptari terrorist, shqiptari mercenar. “Policia amerikane ka arrestuar një shtetas amerikan me kombësi shqiptare i cili po përgatiste një sulm terrorist me bombë në zonën Tampa në Florida. Agjentët e FBI-së kishin arritur të zbulonin se Sami Osmakaç 25 vjeç me origjinë nga Kosova, kishte shprehur interes për flamuj dhe material të tjera të Al- Kaedës. Gjithashtu ata zbuluan se i riu shqiptar kërkonte që të blinte një armë të tipit AK-47, një sasi fishekësh, granada, etj. “
“Sipas të dhënave të policisë, Osmakaç ka xhiruar edhe një video, në të cilën shpjegon motivet që e detyronin të kryente sulmet. Sipas FBI-së janë dhe dy shqiptarë të tjerë të implikuar në ngjarje, një nga Mali Zi dhe një nga Kosova. “
Po, për kend? Po, për çka? Për cilin atdhe?
Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më largë botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po ia kërkojmë vehtës këtë largim nga e vërteta pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë.
“Shërbimi i mercënarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoft për një operacion ushtarak dhe për një kohëgjatësi të kufizuar, qoft për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohëshem ose të përjetëshëm.”
Pse jemi aq të lehtë, që aq lehtë të rekrutohemi ? Për kend? Kush po na rekruton?
Ç`farë lakmije e dreqit të mallkuar, na shtyen që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urrejtura të botës? Ku janë fajet?
Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Sërbisë.Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthën e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të pa pritureje e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar.
Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës ratifikoi definicionin (përkufizimin ) e një mercenari (neni 47).:
- Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të të burgosuri të luftës.
-Është posaqërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur.
-Në të vërtetë merr pjesë drepërdrejt në një armiqësi.
- Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet, parti apo grupacion.
- Mercenari nuk është pjestarë i atij grupi apo atij shteti, i cili e dërgon në një mission të “ rëndësishëm “ të të ashtuquajturit Shtet.
Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ përshkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës. Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë.
Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj. Kjo kauzë, kauzë e mercenarëve tonë, që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjës së tyre e as të atyre që janë kyqur në te, nuk është rastësi., për këtë janë bërë përgaditjet që moti.
Është dijtur se lufta do të fitohet, është ditur se Kosova do të jetë e pavarur., e mu për këtë kanë pas filluar përgatitjet nga ana e humbësit ( në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njofin shumë mirë) që luftën tonë, heret a vonë t`a qesin në errësirë ; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara, dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeqar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë. Po, po me nerzit tanë.
Ku janë intelektualët që nuk flasin? Pse janë pseudointelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlenë? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e ë së kaluarës tragjike?
Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija, paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin!
Kush po i ndjellë këta mercenarë të së keqës që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit?Kush krekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë? Kush njollosë figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Tereze vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë, të arrijturat dhe me e keqja të na lër pa ardhmëri.?
Të dalish në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga një infekciom patogjen i shpërlarjës së trurit, i përngjanë mercenarit të hapësirës (film i vizatuar), me dëshirë e i bindur në agjësimin e Planetit X diku largë në Galaktikën e Don Kishotit.
Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur, ata kanë ide qe shkonë përtej shprtit të predikuar nga vetë zoti i tyre
Nuk jemi ne ata e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadave. Le t`i mbajnë ata, ato xhihade përveti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ne.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi