Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Vetëvendosje" e vendosur për protestën

Shko poshtë

"Vetëvendosje" e vendosur për protestën Empty "Vetëvendosje" e vendosur për protestën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 8:07 pm

[size=24]"Vetëvendosje" e vendosur për protestën[/size]

"Vetëvendosje" e vendosur për protestën E-vendosur-top

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër, duke filluar nga ora 13, bashkë me qytetarë dhe organizata të ndryshme, do të bllokojë dy vendkalimet kufitare me Serbinë, përkatësisht mallrat që do të tentojnë të hyjnë në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje një ditë para fillimit të aksionit “Serbia nuk kalon” ka bërë të ditur se do të përkujdeset që protesta të jetë paqësore.

Drejtuesit e Vetëvendosjes, thanë se rreth 200 persona do të jenë kujdestarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë që protesta të mos eskalojë.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se protesta e nesërme nuk do të bllokojë qarkullimin e lirë të qytetarëve, por do ta bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.

“Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet në Bashkimin Evropian e njohin njëra tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe që nuk e njohin njëra tjetrën megjithatë kanë marrëveshje me të tregtisë së lirë siç është rasti më Kosovën dhe Serbinë”, tha Kurti.

Ai tha se protesta e nesërme nuk është kundër serbëve të Serbisë e as atyre të Kosovës, por është kundër vetë Serbisë.

“Protesta jonë paqësore është e drejtuar kundër Serbisë, e cila prej Kushtetutës së saj ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, e deri te deklarata e qëndrimi dhe sjellja e nëpunësit apo zyrtarit me të ulët shtetëror ka qëndrime kundër pavarësisë së Kosovës dhe plane anti-shqiptare”, tha Kurti.
Protesta e nesërme organizohet pasi që Qeveria e Kosovës nuk po zbaton vendimin e Kuvendit të Kosovës ku me shumicë votash, deputetët e Parlamentit, më 7 dhjetor patën miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë.


Për moszbatimin e këtij vendimi të Kuvendit, Kurti deklaroi se Qeveria e Kosovës është duke vendosur vetë se cilat vendime do t’i zbatojë e cilat jo.

“Konsiderojmë që Qeveria e Kosovës është rebeluar. Ajo është rebeluar kundër vendimit demokratik të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria nuk po e respekton rendin institucional. Qeveria thjesht po promovon anarki duke përzgjedhur në mënyrë arbitrare se cilat vendime, qëndrime e ligje të Kuvendit do t’i zbatojë, e cilat jo”, u shpreh Kurti.

>> Konjufca: Thaçi si Gaddafi >> Komente (111)

>> Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare >> Komente (90)

>> Thaçi: Nuk lejojmë janarin e Tiranës në Prishtinë >> Komente (128)

>> Kurti: Me ‘bllokimin’ e Serbisë forcohet kombi shqiptar >> Komente (74)

>> Thaçi: Vetëvendosje-Vetëfundosje dhe Aleanca Kuq e Zi-Faqezi >> Komente (131)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi