Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lunacek: Anulojeni aksionin!

Shko poshtë

Lunacek: Anulojeni aksionin! Empty Lunacek: Anulojeni aksionin!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 8:49 pm

Lunacek: Anulojeni aksionin!


Lunacek: Anulojeni aksionin! Lunacek_wienweb

Aksioni i Vetëvendosjes, i planifikuar për nesër, e dëmton imazhin dhe rrugën evropiane të Kosovës. Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek. Ajo ka kërkuar nga Vetëvendosja që ta anulojë këtë aksion.Aksionet si ai që Vetëvendosje planifikon të organizojë e bëjnë Kosovën të shihet si një vend që prodhon trazira, kë thënë Lunacek.“Vërtetë do të kërkoja nga Vetëvendosje që ta anulojë këtë aksion. Kjo nuk na ndihmon aspak neve në Bashkimin Evropian që e duam Kosovën më afër BE-së dhe Serbinë me marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Ky aksion nuk na ndihmon aspak drejt këtij qëllimi”, ka thënë ajo.Sipas Lunacek, aksioni i Vetëvendosjes “Serbia nuk kalon” dëmton rrugën evropiane të Kosovës.

“E gjithë kjo nuk shihet mirë në Bruksel dhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se ky aksion dëmton rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe unë thjesht nuk dua që kjo të ndodhë”, është shprehur eurodeputetja austriake, Lunacek.Lunacek është eurodeputetja e dytë që bënë thirrje që ky aksion të mos zhvillohet. Para pak ditësh, në prononcim për Radio Dukagjinin, eurodeputetja, Doris Pack, aksionin e paralajmëruar “Serbia nuk kalon” e ka quajtur çmenduri, raporton Dukagjini.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi