Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e presidentit

Shko poshtë

Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e presidentit Empty Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e presidentit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 8:56 pm

Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e presidentit Bamir-topi-GI

Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e presidentit

Presidenti Bamir Topi është shprehur sot se do të zbatojë deri në fund me rigorozitet detyrën e tij dhe vendimet kushtetuese, duke shmangur çdo lloj aludimi tjetër.

Deklarata e Topit erdhi pas vizitës që ai zhvilloi në Ersekë, ku u takua me kryebashkiakun Ali Laho, përfaqësues të këshillit bashkiak, deputetin e zonës dhe intelektualë e personalitete të njohura të zonës.

“Do vazhdoj deri në fund të zbatoj me rigorozitet detyrën e presidentit dhe vendimet kushtetuese. Çdo lloj aludimi tjetër është i kotë”, u shpreh Topi për mediat, duke nënvizuar se i takon të flasë për politikë vetëm pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Gjithashtu, Topi për të disatën herë ka inkurajuar forcat politike të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të vendit. “Partitë politike të vazhdojnë bashkëpunimin duke e ditur që ai është në të mirë të vendit”, u shpreh ai para mediave. /shekulli/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi