Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:H. THAQI DHE A. KURTI- DALLIMET DHE TË PËRBASHKËTAT

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:H. THAQI DHE A. KURTI- DALLIMET DHE TË PËRBASHKËTAT Empty Xhevat Rexhaj:H. THAQI DHE A. KURTI- DALLIMET DHE TË PËRBASHKËTAT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 9:02 pm

Xhevat Rexhaj:H. THAQI DHE A. KURTI- DALLIMET DHE TË PËRBASHKËTAT
Xhevat Rexhaj:H. THAQI DHE A. KURTI- DALLIMET DHE TË PËRBASHKËTAT 369683_100000612684184_1342350543_n
Historia na ka mësuar dhe treguar se prej se ka lindur njerëzimi kanë lindur edhe lojrat e ndryshme. Sigurishtë që qysh në fillimin e zhvillimit të njeriut si një qenje e vetëdijshme kanë filluar edhe garat e ndryshme e që kuptohet në rrethana dhe kushte të atilla që iu kanë përshtat kohës dhe mundësive të athershme. Me kalimin e kohës dhe zhdërvjellësimit të trurit të njeriut ato gara, ose ma vonë tëquajtura lojëra kanë pasur rregullat e përcaktuara për të renditur edhe ata ose ato që kanë treguar talent dhe garim më të mirë, gara të tilla edhe ato kohëra janë zhvilluar edhe për diktatin dhe qeverisjen e nji grupi, populli apo mbretërie-shteti. Kuptohet që garat e athershme ishin disi të rregulluara ngase fitonte i forti edhe kur nuk kishte të drejtë, fitonte mbreti edhe kur ishte gjakpirës, fitonte pra padrejtësia ndaj drejtësisë apo thënë shkurtë e shqip fitonte i forti ndaj të lligut. Rreth kësaj nuk duhet as ndalur shumë ngase edhe pas zhvillimit të gjithanshëm të njerëzimit gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin ende te popujtë dhe shtete diktatoriale, të varfëra dhe sidomos ato islamike, që dhunojnë qenjen shpirtërore dhe atë fizike të popujve të tyre, e që mjerishtë edhe thirren në popullë siq e kishim ne shqiptarët tragji-komedinë enveriste në atdheun tonë.
Lojrat politike mbesin edhe sot e kësaj dite fusha më e preferuar për njerëz të dobët, të sëmurë nga egoizmi, të uritur për të vjedhur dhe kriminalizuar popullatën e vet, e kjo më së shumti është prezente sidomos në truallin dhe mendjen shqiptare. Që një njeri, familje, grup, rreth shoqëror, klan dhe parti të mund të përfitoi në kurriz të popullit athere duhet medoemos të merret apo merren me politikë edhe pse shumica nuk përmbushin as kushtin më të vogël dhe të domosdoshëm për të qenë përfaqsues dhe delegues i qytetarëve të shtetit ku ata mëtojnë të ngjiten. Në Kosovën tonë nëse dëshiron të bëhesh pasanik, të jesh “patriot” të jesh në TV dhe në media që të mund të kkrekosesh para gruas dhe fëmijëve, para grupit dhe klanit athere duhet të merresh me politikë, e kur të hypësh në karrige athere duhet të përmbushesh edhe premtimet e dhëna klanit apo grupit të interesit se përndryshe nuk mund të mbahesh gjatë për karrige. Në Kosovën tonë të “dashur” nga politikuajt vetëm politika të ofron mundësi që të bësh emër dhe të krijosh miliona, të shash kundërshtarët si tradhtarë dhe ti pergzosh bashkëmendimtarët si patriot, me këtë krijohet edhe sistemi i krimit brenda shtetit, krijohet sindromi - hajni.
Këto vitet e fundit jemi dëshmitarë të ndodhive dhe ngjarjeve të bujshme në skenën politike kosovare-shqiptare. Pas vdekjesë së hershme të Presidentit historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, nji partie politike në Kosovë iu ka varfërue agjenda për të bërë sharje, kërcënime dhe shantazhe ndaj Njeriut më të madh të Kosovës, ngase ai më nuk është ndër të gjalllët por eshtë gjallë në mednjet e shumicës shqiptare, dhe shih për këtë ajo parti duhej të gjente një tjeter adresë për të bërë luftëm jo vetëm verbale e mediale por edhe të krijonte armiq të tjerë për ti etiketuar me nofka dhe emertime të ndryshme të ndyra ashtu siq kishin bërë me dekada sa ishin LPK, dhe me,vite që kur ishin transformuar në PDK, kështu për nja dy vite me radh iu versulen Z. R. Haradinaj nji luftëtari të vërtet të luftës pra nji Komandanti të Ushtrisë së Kosovës dhe partisë së tij gjersa fatkeqsishtë ai u desht që për të dyten herë radhasi të shkonte në burgun e Hagës?!
Pasi që u liruan edhe nga Z. Haradinaj tani duhej kujdesur që shigjetat të i kthenin nga një kundërshtarë tjeter i cili dita ditës forcohej dhe merrte përkrahje të dukshme nga populli për aktivitetet që bënin, e ky ishte A. Kurti dhe Lëvizja e tij VV. Me futjen e VV në Kuvend vërtet filloi një luftë edhe më e ashpër sesa kur ishte VV jashtë të funkcionuarit parlamentare. Në fillim dukej se Thaqi dhe partia e tij me deputetet e vet, disa nga të cilët edhe filluan të etiketohen mu nga VV si kriminel, vrasës dhe kontrabandues me shkie, do ta shukatnin AKurtin dhe partinë e tij VV, por jo ndodhi e kundërta e asaj, kësaj radhe pdk-ejcat hasen në gozhdë, dhe atë tepër të fortë. Seancat parlamentare filluan të shëndërrohen në arena sharjesh, fyerjesh, etiketeimesh, konfrontimesh, akuzimesh dhe denoncimesh për dhe kundër krimit, kriminalitetit, hajnisë, mafiesë dhe bashkëpunimit me serbë dhe Serbinë, në të shumten e rasteve të etiketuar ishin deputetet e Thaqit dhe Jakupit, e për këtë deputetet e VV sillnin edhe fakte e dokumentime të ndryshme, por që edhe sot e gjithë ditën gjyqsia e shitur dhe e shantazhuar e Kosovës nuk guxon të ndërmarri masa ndaj të apostrofuerave. Nga loja me zjarr në mes VV es dhe PDKsë gradualishtë u kalua në personazhe të vetes së parë dhe atë jo më lojëra me kungja, por lufta me ashpërsi në mes H. Thaqit dhe A. Kurtit. Që kjo luftë të jetë pa rregulla të luftës dhe pa dorëza tregon edhe futja në funkcion të njerëzve të të dy taborreve që janë në rrethin e ngushtë të akcilit prej tyre, ata në momente të caktuar gjuajnë taborrin tjeter dhe terhiqen gjerë në momentin tjetër të volitshëm, kjo luftë, e thënë politike, ka filluar të tregoi edhe rezultatet e para negative për të dy personazhet dhe për të dyja taborret ngase tani më kanë filluar edhe ta gjuajnë njëri tjetrin në aleanca me shkie, dhe kjo nuk mundë të jetë fare e dobishme për asnjëren palë, ngase me këtë po tregohet sëmundja personale për të dominuar ndaj njëri tjetrit edhe me metodat më të ulëta të një (ç) mendjeje njerëzore. Fyerjet dhe sharjet e tilla në pro shqiptarë dhe bashkëpunues serb e tregon një realitet të dhimbshëm e ai është se që të dytë po e bindin opinionin shqiptarë se janë të paaftë, të pa denjë dhe të dëmshëm për ardhmërinë e Kosovës, me këto luftime të quajtuar politike ata po cullakohen para popullit se mendojnë vetëm për veten e tyre, vetem për karizmen e tyre dhe vetëm për pushtet.
Ku dallojnë z. Thaqi dhe Z. Kurti:
Z. A. Kurti nuk është njeri që ka vjedh buxhetin e Kosovës dhe paratë e dhëna për luftë.Z.Kurti nuk përflitet të jjetë i përfshirë në krim dhe kontarbandë as vetë e as me Familje, ai nuk përflitet se ka shantazhuar dikë për interesa personale, nuk ka dosje në polici e as në gjykata për mito e korrupcion. Z. Kurti ka një shkollim të lartë të kryer me djersë dhe dije, ka një jetë normale pa luks dhe pa miliona etj.
Z. H. Thaqi përflitet të jetë i përfshirë në krim dhe kontrabandë, në shantazhe dhe në korrupcion. Z. Thaqi jeton jeten e luksit ai ka pasuri që nuk i dihet mirfilli. Z. Thaqi përflitet të jetë i shantazhuar nga grupe dhe klane të ndryshme, përflitet se është i shantzhuar edhe nga ndërkombëtarët, përflitet se mbarë farefisin e ka të punsuar pa kritere dhe se në emër dhe me amini e tij është bërë dhe bëhet ende shpërlarje e madhe e parasë publike. Për Z. Thaqi dihet dhe përflitet se ai ka vjedhur djersen e mergimtarëve me Fondin Vendlindja Thërret, për Thaqin thuhet dhe përflitet se ka mbaruar fakultetin pa i shkelur këmba në të, etj. etj.
Ku bashkohen Thaqi dhe A. Kurti:
Që të dytë shihet se janë egoistë dhe vetjak të mëdhenj.Që të dytë thirren në popull por mendojnë vetem për vetetn e tyre shkurtë për pushtet.Që të dytë janë me prirje dhe me ide enveriste të padiskutueshme, e tregojnë edhe me vokabularin e tyre.
Që të dytë ishin dhe mbesin anti I. Rugovë, që të dytë kanë folur dhe veprue si mëse keqi kundër Presidentit Rugova.Që të dytë e kanë halë në sy LDKnë dhe mbarë anëtarësin e saj, të dytë nuk e duan demokracinë dhe ecjen e Kosovës për në Evropë se përndryshe do të silleshin ndryshe secili në mënyrën e vet, vetanake, ama për të mirë të Kosovës.Që të dytë tregojnë shenja të diktatorëve të vegjël , kuptohet dallojnë konceptet dhe mendësia e njërit dhe tjetrit.
Thënë shkurtë këta të dy lider partishë vërtet i ndanë shumëçka ama njiherit edhe i bashkon shumçka, e kjo që i bashkon është dhe do të jetë e dëmshme për ardhmërin e Kosovës ngase në Kosovë Z. Thaqi ka instaluar një lloj mini diktature dhe nëse gjërat shkojnë sipas këtij itinerari të përcaktuar nga Z. Kurti me rrugën e Z. Thaqi me injorimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës që të ecet drejtë Europës me zhvillim ekonomik dhe demokratike ku nuk do vidhej dhe blehej vota e votuesve, athere vaj halli për qytetarinë kosovare. Në fund, e mira e së mirës do të ishte që njerëz të tillë mos të ngjiten më në skenën politike të Kosovës, që kjo të ndodh duhet që votuesit shqiptarë një here e mirë ti hapin sytë dhe të mednojnë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për pasardhësit e tyre dhe të zgjedhin parti dhe njerëz që ofrojnë mirëqenje dhe prosperitet e jo pallvra patriotike dhe fjalore idioteske me pisllëqet; tradhtar e shpiun, jo me UCK jo kundër UCKsë, do mbetet e mjerë ajo UCK nëse mbetet që vetem H. Thaqi të thirret në të ngase ai ishte ndër ata që më së paku ka bërë për vlerat e saja...
Populli shqiptarë e ka një thënje të mrekullueshme: Mos ban çka tkan se tgjan çka stkana. Me këtë tregohet se atë që bëri H. Thaqi me vite me sharje e etiketime ndaj Presidentit Historik I. Rugovës pa fakte dhe pa asnjë pikë morali her here më keq se shkiet, tani po e merr si dhuratë të njëjtën metodë nga Z. Kurti dhe VV, mirëpo edhe këtu ka një dallim; Presidenti Rugova nuk kishte njolla ishte i pastër si loti, e shokut H. Thaqi, VV dhe Albini po i thonë me fakte dhe dokumentime edhe këtu qëndron dallimi në mes Thaqit dhe Albinit; dikush do të rrezohet, por ende nuk po dihet se a kemi ndonji Nastradin që është gati të i zhvesh pantollonat...
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi