Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Cenaj:Nazad

Shko poshtë

Ali Cenaj:Nazad Empty Ali Cenaj:Nazad

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 9:06 pm

Ali Cenaj:Nazad Thumb_Ali-Cenaj
Nazad

Ali Cenaj
ali.cenaj@zeri.info

Na e kthyen ministrin. U refuzua me arrogancën e dëshmuar serbe. I turpëruar dhe i mllefosur u ndje jo vetëm ministri Makolli. Sidomos kur kujtojmë se zyrtarë e jozyrtarë serbë hyjnë e dalin kur të duan pa çarë kokën për formalitete të “të ashtuquajturës administratë të përkohshme” të Prishtinës dhe madje vijnë e bëjnë politikë duke na shpallur edhe tokë serbe.
E ministri ynë, gjersa po kthehej me veturë, me habi apo naivitet, s’ka rëndësi, sidoqoftë, deklaroi se “Serbia po vazhdon të mbetet ajo që ishte”. Si të kishte besuar në të kundërtën.
Përpjekja e parë e Kosovës që sadopak të relaksohen raportet e ngrira shkoi mbrapsht. Edhe arroganca e djeshme në kufi dëshmon se Serbia, sidomos ndaj shqiptarëve, mbetet ajo që ishte. Marrëveshjet, si ajo në Bruksel, që nganjëherë detyrohen t’i bëjnë për disa favore evropiane, nuk e ndryshojnë shumë situatën.
Përpjekja e dështuar për të vizituar Preshevën vjen pasi ditë më herët, pas vizitës së Boris Tadiqit në Kosovë, shqiptarë nga ajo pjesë kërkuan nga zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë që të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Si, dhe pse, radha i ra mu ministrit të Diasporës nuk dihet. A ishte Makolli më i padhembshmi për ta flijuar me një dështim të këtillë, apo përmes tij duhej të përçohej mesazhi se ajo pjesë nuk është më “Kosovë Lindore” por diasporë, që do të nënkuptonte se shqiptarët atje janë vendosur kohë më parë apo se janë në punë të përkohshme, si mërgata gjithandej Evropës, ende nuk dihet.
Ashtu siç nuk dihet se ishte apo nuk ishte e përgatitur vizita, sipas praktikave të protokolleve shtetërore, që do të nënkuptonte garancinë e pritjes dhe shërbimeve tjera të sigurisë të vendit nikoqir, në këtë rast Serbisë. Apo ndoshta, që duket se ka më shumë gjasa, ministri Makolli ishte nisur si në dasmë.
Se çfarë ishte serioziteti me të cilin ishte përgatitur kjo vizitë e ka sqaruar dje vetë Riza Halimi, deputeti i vetëm i shqiptarëve në Beograd, kur tha se ai, e jo Ministria e Kosovës, ka kërkuar leje për vizitën e Makollit nga MPB e Serbisë.
Fakti se ai paskësh qenë në kontakt me qeveritarë të lartë serbë, përfshirë edhe ministrin e policisë, Ivica Daçiq, dhe se ata nuk e paskan penguar por leja megjithatë “nuk është siguruar” e tregon të tërën. E Daçiq tha se Makolli mund të vizitojë sa herë që të dojë Luginën e Preshevës, por jo si ministër i Qeverisë së Kosovës, por si qytetarë i thjeshtë.
Nëse ishte kështu, pra nëse dihej se leje nuk ka, pse atëherë ministri Makolli është paraqitur fare në kufi?
Se Prishtina po bënte “politikë të lartë” dhe se është shkuar qëllimshëm, për ta kthyer, për të dëshmuar edhe një herë mungesën e vullnetit të mirë të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, është pak e besueshme.
Më në fund, një nga arsyetimet që dha dje Beogradi ishte se vizita nuk mund të realizohej sepse marrëveshja në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe as që përmend vizitat diplomatike mes dy palëve, siç pretendohen të ishte kjo e ministrit tonë.
Vizita e Makollit, po të lejohej, do të ishte hera e dytë që ndonjë zyrtar i lartë shqiptar do të vizitonte atë pjesë të banuar me shqiptarë. E para dhe e fundit ishte ajo e Ilir Metës, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë së Shqipërisë, dhe atë gjatë kthimit nga vizita në Beograd, kur më 13 mars 2010 Presheva e priti si Mesinë. Ashtu siç do ta prisnin edhe ministrin Makolli. Po ta lejonte Serbia.
Ajo Serbi që gjuhë komunikimi me shqiptarët vazhdimisht ka pasur arrogancën dhe urdhrat, sikur dje në kufi: NAZAD.

Zëri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi