Dr.Përparim Demi:Retë e zeza para shtrëngatës në Kosovë
Faqja 1 e 1

Retë e zeza para shtrëngatës në Kosovë
Dr.Përparim Demi
Këto ditë po përjetojmë një rritje të tensionit politik në Kosovë. Puna ka mbritur deri aty sa kërcënimit të Thaҫit lidhur me planin e bllokimit të dy pikave kufitare, Albini i përgjigjet me të njëjtën monedhë, me sensin se VV-ja nuk tutet dhe nuk tërhiqet nga ky aksion politik. Toni i deklaratave sa vjen e po bëhet më i ashpër. Sejcili po pregatitet të përballet me situatën e cila mund të degradojë duke prodhuar situata të pakontrolluara. Deklaratat publike të sejcilës palë bëhen për të influencuar opinionin dhe për të justifikuar atë çka do ndodhi nesër. Tashmë u prish statusquaja dhe ekuilibri i deritanishëm, politika po rrëshqet drejt humnerës së konfliktit të hapur, ku Qeveria do pozicionohet në anën e kundërt me lëvizjen popullore. Përplasja midis forcave politike tashmë doli nga kornizat e debateve parlamentare, nesër do jemi dëshimtarë të ushtrimit të forcës ndaj demostruesave vullnetarë.
Kjo është një fazë e re për shtetin e ri të Kosovës. Në rrugën e tij për konsolidimin dhe sigurimin e pavarësisë, për krijimin e një sistemi funksional dhe ligjor, po hyn në një krizë të thellë politike, e cila në fakt po transformohet në një konflikt të hapur, ku pozita me opozitën po vihen ballpërballë dhe do u duhet të marrin vendime, për të cilat do vihen para përgjegjsisë ligjore apo morale para popullit dhe kombit shqiptar. Nga ana tjetër mos harojmë faktorin ndërkombëtar në konjukturën e sotme. Qeveria mbron pozicionin e saj për zgjidhjet graduale pa afat, ndërkohë që VV-ja propozon zgjidhje të menjëhershme radikale. Qeveria kosovare vazhdon të implikohet dhe të fundoset në bisedime për kompromise të dyshimta me Qeverinë serbe, të cilat ndërmjetësohen dhe inkurajohen nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Kjo rrugë e ndjekur qeveritare vazhdimisht është kontestuar nga opozita si një rrugë që ҫon në reduktimin e pavarësisë dhe rikolonizim të kamufluar të Kosovës nga Sërbia. Nëse është kështu, përse luftuam atëherë?
Shumë gjëra janë të paqarta dhe jotransparente. Veprimet e Qeverisë nuk përputhen me deklaratat e saja. Flasin për suksese kur shohim se rezultatet na tregojnë tërheqje dhe humbje të vazhdueshme, shumë të interpretuara. Pa hyrë në problemet e korupsionit, të varfërisë, të prostitucionit politik, të nepotizmit dhe trafikut të influencës, një gjë është e qartë – Kjo Qeveri nuk është e aftë të administrojë problemet e mëdha të kësaj periudhe tranzitore që po kalon Kosova. Kjo qeveri nuk ka vullnetin e mirë të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve, prandaj preferon shtyrjen e tyre. Kjo qeveri nuk i mbuloi interesat e popullit, por i shërben më tepër interesave të një shtrese të priveligjuar të popullatës. Kjo Qeveri i frigohet një strategjie kombëtare, prandaj preferon të fshihet pas interesave ndërkombëtare. Kjo Qeveri tashmë e ka humbur mbështetjen popullore dhe nuk e përfaqson më atë. Që në momentin e manipulimit të zgjedhjeve dhe më vonë, kjo Qeveri e ka humbur legjimitetin, kredibilitetin dhe zvaritet duke u mbajtur në patericat ndërkombëtare.
Kush nuk e kupton sot se Qeveria e Thaҫit nuk mundet dhe nuk do të vendosi reciprocitetin me shtetin fqinjë të Sërbisë. Në këtë pikë luhen interesa të mëdha të një grushti njerëzish, të cilët shkelin pa kurfarë turpi mbi vuajtjet e një populli të tërë. Atyre nuk u bënë përshtypje dhe as që duan tja dijnë se sa shqiptarë vuajnë nga varfëria e skajshme. Kjo është e vërteta e hidhur që nesër do i nxjerrë në rrugë shqiptarët për të bllokuar interesat e bosave të hyjnë në Kosovë nga dy pikat kufitare. Nëse policia do ndërhyjë, në emër të Qeverisë apo të ”ligjit” qoftë, që ti pengojë, kjo nuk do e justifikojë dot në sytë e popullit të revoltuar. Çdo polic apo ushtar qoftë, ҫdo komandant i kujdo rangu qoftë, nesër do i duhet të vendosë se në anën e kujt është dhe kujt do i shërbejë: Qeverisë apo popullit. Nesër është dita kur sejcili do tregojë fytyrën e tij të vërtetë, nuk ka rrugë të mesme këtu.
Uroj që dita e nesërme të mos kthehet në ditë zie dhe të mos ndodhi ajo që unë kam frikë se mund të ndodhë. Uroj që Qeveria shqiptare t’i vëj gishtin kokës dhe të kthej në rrugë të mbarë, të rishikojë qëndrimin e saj, t’i hapë veshët për të dëgjuar zërin e martirëve dhe zërin e popullit. Uroj që Qeveria e Prishtinës të japë dorheqjen nesër dhe ta mbylli me kaq, duke dhenë me këtë rast kontributin më të madh që mund të japë për pavarësinë e vërtetë të Kosovës. Uroj që nesër, në dy pikat kufitare të vendoset vullneti i popullit dhe reciprociteti me Serbinë të bëhet një realitet tash e tutje.
(Bukuresht, 13.01.2012)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi