Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen

Shko poshtë

Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen Empty Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 1:01 pm

13.01.2012, ora 23:17
Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen H_thaci

Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen

Takime dhe konsultime intensive në mes të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar dhe atyre vendor po zhvillohen një natë para protestës së nesërme të Vetëvendosjes, njofton Portali Dukagjini.

Përderisa faktorët ndërkombëtar janë të zëshëm në kërkesën e tyre që të pamundësohet bllokimi i pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, Qeveria e Kosovës në anën tjetër e ka ngrit pakënaqësinë e vet për tolerimin që bashkësia ndërkombëtare po i bënë ekstremistëve serb në veri.

Kryeministri Hashim Thaçi ua ka bërë me dije përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se përderisa Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar që të përdorë të gjitha masat në mbrojtje të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave në drejtim të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, e njëjta duhet të ndodhë edhe në veri të Kosovës.

Thaçi u ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtarë se parimi i lëvizjes së lirë duhet të vlejë në të gjithë Kosovën dhe nëse bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka përgjegjësinë primare në veri të Kosovës, nuk ndërmerr masa të duhura në veri të Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar të veprojë përsëri në veri të Kosovës, sepse status quoja nuk është me e pranueshme dhe e rrezikon stabilitetin e brendshëm në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi