Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PLK uron për festën

Shko poshtë

PLK uron për festën Empty PLK uron për festën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:43 pm

PLK uron për festën



Partia Liberale e Kosovës përgëzon të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve me lutje dhe shpresë për një jetë më të lumtur, mirëqenie, tolerancë dhe solidaritet ndërmjet gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në kohën kur po shënojmë përvjetorët e pavarësisë së shtetit tonë dhe të Kushtetutës së Kosovës dhe kur po festojmë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është nder dhe krenari për të gjithë ne të manifestojmë dinjitet, tolerancë, solidaritet dhe mirëkuptim ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, martirëve dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe respektim e barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë dallim etnie, gjuhe, race apo feje. PLK në Kosovë gjithnjë do të angazhohet për drejtësi, diversitet dhe tolerancë në shoqërinë e re dhe demokratike të Kosovës për të hapur rrugë dhe perspektivë për integrime rajonale dhe Veriatlantike të Republikës së Kosovës.
PLK me rastin e Festes së Pashkëve përgëzon edhe Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, përfaqësuesit e Ambasadave, KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi