Albin Kurti:Në rrugë dhe i pashkolluar
Faqja 1 e 1
Albin Kurti:Në rrugë dhe i pashkolluar
Albin Kurti:Në rrugë dhe i pashkolluar
Kjo Qeveri iu shtroi rrugë dhe iu ndërtoi shkolla. Pse ankoheni e kritikoni kështu dhe bëheni mosmirënjohës? Këto dy fjali, pra njëra dëftore e tjetra pyetësore, e përshkruajnë më së miri qëndrimin e Qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Në fakt, është fjalia e parë ajo që bën pyetje, kurse e dyta ajo që dëfton.
Kur na tregojnë se kjo Qeveri shtroi rrugë e ndërtoi shkolla, qeveritarët dhe analistët e tyre, në të vërtetë, na pyesin, disi në mënyrë kërcënuese, se mos rastësisht po mendojmë se nuk është kështu. Ndërsa, kur pyetemi pse ankohemi a kritikojmë duke u bërë kësisoj mosmirënjohës, ata nuk janë duke na pyetur nëse përnjëmend është kështu, por duke konstatuar se veçse ashtu është.
Demokracia nënkupton sundimin e popullit. Në Kosovë, askush nuk sundohet sikurse populli. Sepse, asgjë nuk shpërdorohet sikurse qeverisja. Përfytyrimet e Qeverisë së Kosovës për buxhetin e shtetin dhe pasuritë kombëtare e kanë për figurë shpërblimin e fituar në garë. Ata konsiderojnë që bënë gara me partitë e tjera në zgjedhje dhe e fituan trofeun, e fituan shpërblimin kryesor, dhe tash iu takon atyre që ta shfrytëzojnë atë. Pas garës së fituar dhe marrjes së çmimit, pason harxhimi i vlerës së çmimit. Nis materializimi në mallra dhe shërbime i parave të fituara si shpërblim. Nis shndërrimi i vlerës së këmbimit në vlerë të përdorimit.
Ata që fituan dolën fitues sepse fituan. Dhe, ata fituan sepse ishin më të shkathët. Madje edhe hilet e shumta që i kanë bërë, madje edhe këto hilet e vazhdueshme që i bëjnë, janë vetëm konfirmim i po asaj shkathtësie. Nuk është e rëndësishme për çka dhe si ishin të shkathët. Ishin të shkathët, prandaj fituan. Fituan sepse ishin të shkathët. Kaq.
Pikë. Efikasiteti është çështja. E vetmja çështje. Sepse, gjithçka është lojë, me fitues e humbës, ku duhet fituar që të mos humbësh. Kush fiton, e gëzon. Kush humb, e pëson. Lojë është kjo. Garë. Po qytetarët? Ku janë ata? Çka janë e çka bëjnë ata? Qytetarët janë spektatorë me të drejtën për të bërë tifozllëk, në lojën ku fituesi e merr shpërblimin, çmimin e së cilit e paguajnë, natyrisht, vetë spektatorët.
Qeveria e Kosovës thjesht nuk e përjeton buxhetin e shtetit dhe pasuritë kombëtare si kapital që i takon popullit, kurse asaj i përket ta menaxhojë atë për hir të popullit. Qeveria e Kosovës e trajton buxhetin e shtetit dhe pasuritë kombëtare si kapital që ajo e ka fituar, e posedon dhe prej të cilit e organizon përfitimin vetjak. Më të merituarit e marrin pjesën më të madhe dhe varësisht sa ke kontribuar për këtë fitore aq edhe përfiton mandej. Ata që nuk e ndihmuan fitoren e Qeverisë i pret indiferenca e Qeverisë, ndërsa ata që ishin kundër i pret ndëshkimi i Qeverisë. Me fjalë të tjera, Qeveria e Kosovës konsideron se i ka ardhur dita.
Pushteti i këtillë nuk është marrje e përgjegjësisë për interesin a të mirën e përgjithshme, por shans për të qenë të papërgjegjshëm për hir të levërdisë personale a klanore. Funksioni politik nuk përbëhet prej detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, por prej privilegjeve ndaj tyre dhe dominimit mbi ta. Prandaj, derisa qytetarët duan të besojnë që është racionale të jesh i moralshëm, qeveritarët e këtillë sillen thua se besojnë që të jesh i moralshëm është gjithsesi irracionale.
Në emër të rrugës së kombit po vidhet kombi. Në emër të shkollimit të kombit sërish po vidhet kombi. Trefishi i çmimit të tregut për njësi po i paguhet korporatës Bechtel-Enka. Nëse mbesin pa para të buxhetit për të paguar do të shikohen cilat pasuri kombëtare kanë mbetur pa u shitur. Në anën tjetër, godina të shtrenjta pa fund e pa plan për shkolla fillore e të mesme pa reforma. Vazhdimisht na i kanë çarë veshët me 'ekonominë e tregut', 'tregun e lirë' e dogma të ngjashme.
Dhe, kur duhet ta konkretizojnë këtë doktrinë të tyre, atëherë bëjnë kontrata me korporatat e fuqishme dhe kompanitë e ndryshme të ekonomisë së tregut të lirë ku, çmimi nuk përcaktohet lirisht prej tregut, por dhunshëm prej kontratës. Japin tenderë për shkolla të reja pa ngrohje, pa salla fiskulture, pa energji elektrike ama me kabllo interneti gjithandej. Ja pra ku përfundon neoliberalizmi: te liria e Qeverisë për buxhetin e shtetit dhe te shtrëngesat e korporatave për Qeverinë.
Në këtë mënyrë, nuk po përdoret neoliberalizmi për kombin, por kombi për neoliberalizmin. Nëse ia ndërton një përmendore dëshmorit të kombit, por duke e vjedhur buxhetin në blerjen e mermerit për atë përmendore, në sigurimin e hapësirës për vendosjen e përmendores dhe në punën e skulptorit dhe mjeshtërve të tjerë për atë përmendore, atëherë qytetarëve përmendorja ua përkujton më shumë vjedhjen në emër të dëshmorit sesa emrin e dëshmorit.
Në Kosovë, nuk po bëhet asfalti komb, por kombi asfalt. Dhe, nuk po bëhet ndërtesa shkollë, por shkolla ndërtesë. Populli po varfërohet e papunësia po shtohet. Analfabetizmi po rritet dhe studimi po bie. Gjithnjë e më pak do të mund të udhëtohet në rrugët që po shtrohen gjithnjë e më shumë. Gjithnjë e më pak po mësohet në shkollat që po mbijnë përherë e më shumë. Mbase rruga e kombit po na e nxjerr kombin në rrugë. Ashtu qysh shkollat e Qeverisë po na i lënë qytetarët të pashkolluar.
Në rrugë dhe i pashkollë. I tillë është qytetari i Kosovës, ku Qeveria i shtron rrugë e i ndërton shkolla.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U lirua Albin Kurti
» Albin Kurti:Veriu dhe Lugina
» Albin Kurti:Kthimi te shteti
» LUTFI HAZIRI E ALBIN KURTI
» Albin Kurti: Vizioni pa vullnet
» Albin Kurti:Veriu dhe Lugina
» Albin Kurti:Kthimi te shteti
» LUTFI HAZIRI E ALBIN KURTI
» Albin Kurti: Vizioni pa vullnet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi