Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA paralajmëron qytetarët e vet në Tiranë

Shko poshtë

SHBA paralajmëron qytetarët e vet në Tiranë Empty SHBA paralajmëron qytetarët e vet në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 5:15 pm

SHBA paralajmëron qytetarët e vet në Tiranë

SHBA paralajmëron qytetarët e vet në Tiranë Ambasada_e_SHBA

Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët amerikanë para tubimit homazh të thirrur nga Partia Socialiste (PS) në njëvjetorin e 21 janarit, teksa u tërheq vëmendjen se takimet paqësore mund të sjellin dhunë.

“Ambasada nuk e di kohën e tubimit, por ai pritet të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria. Partia Socialiste (PS) ka thirrur tubime edhe në rrethe të tjera, por ambasada nuk ka informacion për zonat konkrete ku do të mbahen”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

“Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë qe edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të shndërrohen në dhunë të paparashikuar”, nënvizohet tutje në njoftimin e ambasadës, e cila u bën thirrje qytetarëve amerikanë të jenë vigjilentë në vendbanimin e tyre dhe t’u kushtojnë rëndësi raporteve të medieve lokale në lidhje me gjithë tubimet publike ose demonstratat e mundshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi