Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Bujar Bukoshi po hetohet

Shko poshtë

Edhe Bujar Bukoshi po hetohet Empty Edhe Bujar Bukoshi po hetohet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 7:24 pm


Edhe Bujar Bukoshi po hetohet


Edhe Bujar Bukoshi po hetohet Bujar_bukoshi

Pas arrestimit të katër zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, mediet kanë mësuar se në dosjen e hetimit ndaj tyre është përmendur edhe zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi.

Gazetat “Zëri” dhe “Koha Ditore” kanë siguruar kopjen e kërkesës së prokurores angleze Maria Bamieh për paraburgim tridhjetëditësh të të arrestuarve. Kjo prokurore po e heton rastin e emëruar “Tolaj dhe të tjerët”.

Në pikën e parë të kësaj kërkese është i shkruar edhe emri i zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi si i përfshirë në keqpërdorimet për të cilat akuzohen katër të arrestuarit.

Sipas dokumenteve që kanë këto dy gazeta, kjo prokurore pretendon se gjatë kohës sa Bujar Bukoshi ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, është inkuadruar edhe vetë në dëmtimin e qëllimshëm të një kompanie farmaceutike.

Prokurorja pretendon se Ilir Tolaj bashkë me Bujar Bukoshin dhe Arbenita Pajazitin që ishte shefe e Departamentit për Furnizim me Barna në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë periudhës qershor 2006-qershor 2011 kanë udhëhequr një fushatë kundër Kompanisë Farmaceutike “Jona Med” në mënyrë që kjo ndërmarrje të mos fitojë tenderë nga kjo ministri.

Bujar Bukoshi mund të akuzohet për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rrejshëm penal, të dyja këto veprime të dënueshme me ligjet në fuqi të Kosovës.

Hasmëria mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kompanisë “Jona Med” kishte nisur, kur kompania farmaceutike e kishte fituar me anë të gjyqit, një tender të Ministrisë, të cilin e kishte humbur më parë padrejtësisht.


(KosovaTimes)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi