Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë

Shko poshtë

Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë Empty Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 10:29 pm

Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë 273837_100001669445476_782365060_n

Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë

Në emër të dashurisë sime

sonte vargun ndjek

në hijen më të madhe për dashurinë e madhe

që mbulon shkëmbinj

që detin dhe valët trazon

dhe bashkë me ritmin tim udhëton, udhëton...

Në emër të miqësisë

sonte margaritarët i numëroj

atje në pafundësi të detit

atje me xhelozi i shikoj...

Në emër të bashkimit

sonte kushtrim lëshoj

çdo shqipe mali në takim i ftoj

shiko gjurmët e shqipeve

borës hijeshi i dhanë

duan ata Shqipëri Etnike

ideali i skalitur me shekuj i mbanë...

Në emër të dashurisë sime

po shkruaj sonte

me gjysmëzemër

sonte ka mjegullë

ka errësirë

e vargu im do dritë

do t`i mbyll sytë

edhe veshët do t`i mbyll

por vargun nuk do ta ndal

në emër të dashurisë

s`do të vdes

do të luftoj me ju batica e zbatica

dhe kjo tokë e shqipeve do jetë!!!

Dije Meniqi Fazliu:Në emër të dashurisë 375202_264702870262026_100001669445476_686942_584869550_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi