Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:THINJA E PARË

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:THINJA E PARË Empty Hyqmet Hasko:THINJA E PARË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 11:01 pm

Hyqmet Hasko:THINJA E PARË 397512_344137515615210_100000568930657_1281902_1099299969_nHyqmet Hasko:THINJA E PARË 372282_100000568930657_1489126108_n

Hyqmet Hasko

THINJA E PARË

Kur u ngrita pas një nate,
shkriftova flokët edhe gjeta,
mbi jastëk një thinjë që zbardhte,
se ikën vite dhe pa rininë mbeta.

Një tingull i ri ma drithëroj zemrën,
më rrëmbeu mosha dhe la pas ëndrrën,
një tjetër jetë me kërkoi emër,
që ndër vite të më ndaloj këngën.

Një fije floku e bardhe si drita,
fije qe mban një peshë te madhe,
peshën e një jete me të cilën u rrita,
duke u shndërruar në nëpër halle.

Halli i një jete me fjalë shumë,
për një merak te vogël lënë pa gjum,
dhe grindesh me kuç e maç,
se iku fuqia dhe mbeti i shkreti llaf.

Perëndia më solli pleqërinë e bardhë,
sinjal fija e flokut që në jastëk ka mbet.
Do më marrë malli do më marrë,
për rininë që zemërua e nuk me flet.

Por unë do ta flake tej pleqërinë,
me vargje që flasin për dashurinë,
se tek rrënjët e lisi gjithmonë mbin,
një filiz jete që gjallë ia mban rininë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi