Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 11:16 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE 370674_100000277133709_942898645_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE

Bëre gurë apo pemë me rrënjë të djegura,pa jetë
Drejt e në sy, pasqyren pyes:Ku kam mbetë?...

Krekosem e ngujuar, litarin dëshiroj ta mbys e prej,
Kot kërkoj në sirtarët e shpirtit, asgje nuk vërej!...

Po të ti thosha, kam frikë se lufton e rrëmbehesh,
Mbylla gojën me dëshirë, qe ti, vetë të rrefehesh.

Kur kupa u mbush, nuk durohej shtërngimi i fjalës,
Derdha të tërën me një hov të tmershëm të radhës.

Çatia mjeshtërore e ngritur së bashku me mundime,
Në një fund-arkë mbeti,e lënë dore, me plot lëndime.

Nuk e di në ishe i lënduar ti, apo unë më shumë,
Bukën e theve,k ot kërkon ta bësh sërish brumë.

I lutesha mbretëris' së krenarisë në mua dhe ty
Mos hidhje ashkëla të thepisura, e të ndyera në sy!

Nën strehën e hireve, e tronditur thërras vdekjen,
Më magjeps e pafajshme të iki,të gjej prehjen.

Ndjej zërin tënd të molisur, i humbur nga trishtimi,
Shkatërrimin ta flakim me lutje,si dritë shpëtimi.

Eja i dashur,të merremi me kalanë që ndërtuam,
T'i marri era ashklat që therën, gervishtën, tërbuan.

Mos lëmë erën,luftën,mundimin të na shkojë dëm,
Të shpërndajmë aromën e dashurisë anë e kënd.

Pa ty, dashuria ime,kam natë pa hënë të prillit,
Me ty, kam diellin e ngrohtë në çdo skutë të shpirtit.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ARKA E LENE DORE 386009_338625252823376_100000277133709_1290067_279815598_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi