Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM! Empty Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 2:56 am

Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM!

Pse po lëngon
o Vendi im,
në emër të kujt
rrahesh,
për hirë të kujt
shahesh,
për inatë të kujt
qahesh,
për shkak të kujt
thahesh,
për interes të kujt
ndahesh???!
Kush kënd rrahu
kur t´rrahur t´gjithë jemi,
pastaj kush kënd përkrahu,
kur t´gjithë t´rrëzuar
e t´shtrirë për toke,
vetshqelmim kemi?!
Kujt
po i ndalet fjala,
e kujt
cunam
i bëhet vala?
Qebesa
sot s´po i besoj
as vetes,
e as jetës
dhe as "t´vërtetës",
dua ti besoj
vetëm kokëshkretës!
Ç´marrëzi
në interpretim,
siharq
për armiq:
u rrahën,
i rrahën,
u provokuan,
i provokuan,
eskaluan,
qëlluan, ...
Ev, Demokraci
po e poshter paskësh qenë,
me njëqind fytyra
që varen nga detyra,
me dyqind vese
nga treqind interese,
me njëmijë interpretime
nga njëmijëe një anime!
Po kush don
t´kullosë tokën,
duke krar kokën?!
Një gjë
po e di,
dje në zi,
sot në zi,
po ka edhe
zi e më zi,
andaj
o Njeri,
ruaje binomin tënd
dhe bashk mblidhni mënd
e ruani vend
se çdo plagë dhëmb
veç n´trupin tënd
i bërë nga i njëjti gjen!
Ah medet
o Komb-Vendi im,
plot një jetë
mjegull e tym!


Mentor Thaqi VS., 15.01.2012“
Mentor Thaqi:„SËRISH NË MJEGULL E TYM O VENDI IM! 398000_342453762450702_100000582437455_1202195_695682381_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi