Prof. Dr. Mehdi HYSENI:JO DENONCIM, POR MBËSHTETJE LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Faqja 1 e 1
Prof. Dr. Mehdi HYSENI:JO DENONCIM, POR MBËSHTETJE LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Prof. Dr. Mehdi HYSENI:JO DENONCIM, POR MBËSHTETJE LËVIZJES VETËVENDOSJE!
*** Derisa qeveria e sotme e Shqipërisë me në krye Sali Berishën dhe me Edmond Haxhinasto(ministër i Jashtëm), botërisht e denoncojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke quajtur si të “rrezikshëm dhe të dëmshëm, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për tërë rajonin ballkanik”, atëherë, nga tani, e drejta e kësaj qeverie që të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, duke e kritikuar dhe denoncuar Lëvizjen Vetëvendosje për “ekstremizëm”, për “nacionalizëm” dhe për “pseudo-patriotizëm”?!
Nga ajo “ e drejtë ekskluzive” e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Shqipërisë, që nëpërmjet një Deklrate skandsaloze, antidiplomatike dhe shpifrake nga Tirana, ta akuzojë, ta denoncojë dhe ta shpifë Lëvizjen Vetëvendosje për “ekstrmizëm”, për “nacionalizëm “ dhe për “pseudo-patriotizëm”, pse ajo ka deklaruar se më 14 janar 2012, do të protestojë paqësisht (pa përdorur dhunën) në dy pikat kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në “Merdare”, me qëllim që t’i bllokojë mallrat nga Serbia!?
Kjo është çështje e politikës së brendshme dhe të jashtme e Republikës së Kosovës, jo e Republikës së Shqipërisë!
Një potez i tillë absurd denoncues i MPJSH-së, është antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik, kur dihet se Lëvizja Vetëvendosje është subjekt politik dhe person juridik, me seli në Republikën e Kosovës, jo të Republikës së Shqiërisë?!
Sido që të jetë interpretuar në aspektin ligjor dhe kushtetues, si dhe në atë të së drejtës ndërkombëtare, Deklarata denoncuese e MPJSH-së, drejtuar në adresën e “disa shqiptarëve” alias të Lëvizjes Vetëvendosje është PËRZIERJE DIREKTE DHE INDIREKTE NË PUNË TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Kjo është e diskutueshme për debat ndërshtetëror dhe ndërkombëtar, jo shpifja dhe denoncimi i “disa ekstremistëve, nacionalistëve dhe pseudo-patriotëve” shqiptarë në Kosovë dhe në Shqiçëri.
MPJSH-ja “dënon thirrjet ekstremiste” në Republikën e Kosovës!
-Kjo nuk është praktikë e as parim juridik ndërkombëtar, që një shtet, të përzihet në çështje të brendshme të një shteti tjetër, sikurse në rastin konkret, që ka vepruar qeveria e Shqipërisë përmes MPJ-së, e cila denoncon LV, që i përket shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, jo të Shqipërisë.
-Ja, se ç’thuhet në tekstin integral të deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të lexuar për masmedia nga Eva Kushova (këshillëtare për media në MPJ): “Ministria e Punëve të Jashtme dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet konstruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon. Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës. Shprehim besimin se energjitë e këtyre forcave politike duhet të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane.”(http://www.nacionalalbania.com/2012/01/12/ministria-e-jashtme-dënon-thirrjet-ekstremiste-të-disa-shqiptarëve).
Si është e mundur dhe, me çfarë të drejte ligjore, MPSH-ja, përmes kësaj deklarate të turpshme dhe skandaloze, “dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë”, kur Lëvizja Vetëvendosje i përket shtetit të Kosovës, e për më tepër, kur botërsiht dihet se platforma politike dhe veprimet politike, si dhe protestat e saj demokratike dhe paqësore të derisotme, në asnjë formë, nuk prekin e as nuk rrezikojnë sigurinë, stabilitetin dhe interesat e tjera vitale të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e saj ndërshtetërore me vendet fqinje në rajon (e as të shteve të tjera në rajon), por, përkundrazi janë në interes të mbrojtjes së tyre, me synim të fundit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
-Cilët janë ata “disa ekstremistë shqiptarë”? – Pse emrat e tyre nuk janë shkruar në deklaratën e theksuar të MPJSH-së?
Pavarësisht se çfarë thuhet në deklaratën denoncuese të MPJSH-së kundër “disa ekstremistëve” shqiptarë, nuk është e vërtetë se në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe veprimtarët e saj, “janë ekstremistë”, dhe se, kinëse po shërbehen me “retorikën pseudo-patriotike”, duke kërkuar që përmes një proteste paqësore krejt demokratike dhe të ligjshme, po kërkojnë që të vihet në zbatim Vendimi i Kuvendit të Kosovës mbi reciprocitetin e këmbimit të mallrave me Serbinë, asgjë më shumë!
Një akt i tillë i LV, nuk është “ekstremizëm” e as “retorikë pseudo-patriotike”, por detyrim i pashmangshëm dhe i ligjshëm (duke u bazuar në Vendimin mbi reciprocitetin Kosovë-Serbi, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të cilin, para të gjithëve qeveria e Kosovës, është e detyrueshme ta zbatojë atë) në mbrojtje të interesave jetike (ekonomike dhe tregtare) mbi bazën e ndërsjellësisë.
Ndaj, këtu, pavarësisht nga “sonda denoncuese” antidiplomatike e MPJSH-së, që Lëvizjen Vetëvendosje dhe drejtuesit e saj, t’i “mbështet për muri” ( si ekstremistë dhe nacionalistë, duke i krahasuar me ekstremistët serbë në Veriun e Kosovës, gjë ky krahasim, në asnjë formë nuk është simetrik, por vulgar, poshtrues dhe me prapavijë të thellë politike, diplomatike, në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë që atë ta nxijë përpara popullit dhe, ta izolojë nga bashkësia ndërkombëtare) si përpara qeverisë së Kosovës, ashtu edhe përpara ndërkombëtarëve(!?)
Me gjithë këtë denoncim poshtërues dhe antiligjor, këtu, nuk është fjala për kurrfarë “ekstremizmi”, as për kurrfarë “ retorike pseudo-patriotike”, ashtu siç denoncon MPJSH-ja përmes deklaratës së saj të gabuar, të datës 12 janar 2012, por, fjala është për realizimin e së drejtës ligjore dhe demokratike të Vetëvendosjes, që paqësisht, të ngrihet në mbrojtje të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore, jo vetëm të Kosovës, por, njëherazi, edhe të Shqipërisë.
Këtë formë të reagimit të ligjshëm, demokratik dhe paqësor të LV-së në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të shqiptarëve, nuk mund të cilësohet si “ekstremizëm”, as “nacionalizëm” e as “pseudo-patriotizëm”, ashtu siç konkludon “Fletërrufeja” denoncuese e MPJSH-së, sepse është në përputhje të plotë me kriteret dhe me standardet e së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Deklaratë e dëmshme për bashkëpunimin dhe perspektivën e dy vendeve
-Derisa protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, nuk rrezikon drejtpërdrejt dhe, as zhdrejtazi asnjë interes të Shqipërisë, as në kuptimin e politikës dhe të interesave të brendshme, e as të asaj të jashtme të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të saj me partnerët rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë, Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Shqipërisë, nuk ka pasur asnjë arsye, që përmes deklaratës së saj, të pronocohet për masmedia se i “ dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.” (!)
Parimisht, e drejtë e çdo shteti është që të reagojë dhe të vlerësojë situatën e rendit, të sigurisë, si dhe rrethanat politike dhe diplomatike, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të tij dirkete dhe indirekte qoftë të brendshme apo të jashtme, kur është fjala për bashkëpunimin dhe për marrëdhëniet me shtetet fqinje, apo me ndonjë shtet tjetër në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare. Por në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje, në asnjë segment nuk ka rrezikuar rendin ligjor dhe kushtetues, as kurrëfarë interesi politik, ekonomik a të sigurisë së Shqipërisë. Andaj, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, nuk ka pasur asnjë arsye, pse të japë për masmedia deklaratën e saj denoncuese kundër Lëvizjes Vetëbemdosje.
Reagimi antidiplomatik i MPJ-së Shqipërisë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, që ajo të “ mos bllokojë pikat kufitare me Serbinë”, më 14 janar 2012, në asnjë rresht, nuk i referohet direkt Lëvizjes Vetëvendosje, por në mënyrë abstrakte dhe indirekte, pa e theksuar fare emërtimin e saj e as të kryeliderit të saj Albin Kurti, duke “derdhur” një breshëri akuzash, etiketash, shpifjesh dhe denoncimesh paragjykuese, gjoja se me protestën e tyre “disa ekstremistë” të saj, do ta prishin ekuilibrin e qëndrueshmërisë, të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore multietnike në rajon!?
Fundja, MPJSH-ja, nuk ka pasur asnjë arsye valide, që të reagojë (jo në atë formë bizare denoncuese), por, në asnjë formë (as me gojë e as me shkrim, në formë deklarate, kumtese , note a memorandumi) kundër protestës paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje (të cilës emrin nuk ia përmend, por zhdrejtazi aludon në të) për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë (Dheu i Bardhë dhe Merdare), të parashikuar më 14 janar 2012, sepse kjo protestë demokratike dhe paqësore, është në funksion të zbatimit dhe të përligjjes së Vendimit të Kuvendit të Kosovës mbi reciprocitetin e këmbimit dhe të qarkullimit të mallrave me Serbinë.
Pse deklarata zyrtare “pa adresë”?!
Në kuptimin teorik dhe praktik profesional të diplomacisë së djeshme dhe të sotme, kjo Deklaratë, është e papranueshme (pavarësisht nga mesazhi i saj moralizues dhe denoncues, drejtuar zhdrejtazi në adresën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të krerëve të saj udhëheqës), sepse, pikësëpari, është shkruar pa adresën konkrete dhe të saktë të pranuesit-Lëvizjes Vetëvendosje, apo të kryeliderit të saj, Albin Kurti (anëtar i Parlamenit të Kosovës).
Kjo formë e të shkruarit të kësaj Deklarate, më tepër i ngjet një letre anonim, ku në përmbajtjen e saj nuk përmendën emra e as mbiemra konkret të individëve, të institucioneve, apo të organeve të caktuara, por vetëm se janë bërë disa etiketme, shpifje, paragjykime, predikime, akuza dhe denoncime , të drejtuara (pa adresë pranimi) “disa ekstremistëve, nacionalistëve dhe pseudopatriotëve në Kosovë dhe në Shqipëri”!?
Pse në deklaratën paditëse të MPJSH-së, në asnjë rresht, nuk thuhet me emër dhe mbiemër, se, cilët janë ata “ disa ekstremistë, nacionalistë dhe pseudopatriotë” nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ose të Lëvizjes Kuq e Zi në Shqipëri, të cilët sipas logjikës së filozofisë antidiplomatike të MPJSH-së, po manovrojnë dhe po luajnë me ndjenjat e “letrës së nxehtë” të “nacionalizmit”, të “retorikës pseudo-patriotike” dhe të “ekstremizmit”, me qëllim që t’i “zhbalancojnë”, apo t’i “prishin” marrëdhëniet e mira miqësore diplomatike, politike, ekonomike dhe tregtare të Shqipërisë me vendet e tjera në rajon?
Këto akuza dhe anatema përfolëse, të përmbledhura në të ashtuquajturën Deklaratë të MPJSH-së (12.01.2012), në asnjë mënyrë nuk i kontribuojnë bashkëpunimit ndërshtetëror të ndërsjellë, sepse, para së gjithash, nuk përbëjnë kurrfarë instrumentesh të komunikimit diplomatik e as të kulturës diplomatike, e aq më pak të konceptit dhe të fjalorit modern diplomatik evropian ndërkombëtar, por thjesht, janë shprehje e primitivizmit të politikës thashethënëse etiketuese të logjikës dhe të sjelljes fisnore dhe bajraktariste të rendeve të shthurura parafeudale dhe feudale.
Sa më sipër, mesazhi negativ apolitik, antidiplomatik dhe antiligjor, është argumenti më i qëndrueshëm dhe bindës, që e jusitifkon këtë maksimë të kryeminsitrit Sali Berisha, i cili në Pekin të Kinës, në gusht të vitit 2008, me rastin e hapjes së lojërave olipike, u pat takuar dhe prëqafuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq të cilit, ndër të tjera, ia patë thënë këtë të vërtetë të pamohueshme se: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet”, përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./wwwmekulipress.com/ 12/08/2008/.
“- Ashtu, pra, pikërisht pse Kosova nuk ka qenë problem preokupues i Shqipërisë, Serbia atë e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999).”(Po aty).
Duke qenë se deri më sot, sipas kryeministrit aktual, Sali Berisha , “Kosova nuk paskësha qenë problem midis Shqipërisë dhe Serbisë”, atëherë, pse tash qeveria e Sali Berishës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme po përzihet direkt në çështje të brendshme të Kosovës, duke e denoncuar, pa asnjë të drejtë qoftë morale, ligjore, kushtetuese, qoftë demorkatike Lëvizjen e Vetëvendosjes për protesat e saj paqësore, të datës 14 janar 2012?!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi