Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ragip Dragusha:KANGA E POEZISË

Shko poshtë

Ragip Dragusha:KANGA E POEZISË Empty Ragip Dragusha:KANGA E POEZISË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 2:22 pm

Ragip Dragusha:KANGA E POEZISË 370794_100000003775907_492928624_n

Ragip Dragusha:KANGA E POEZISË

N’vargun tand due me çelë lule,
yberit ngjyrat due me i marrë.
Due me t’pa gjithmonë t’gëzueme,
n’shekull t’ri dymbëdhjetvjecarë.

Andërrat tueja due me i prekë,
ma t’mirë frutat due me i vjelë,
kurrënjigja nuk due me t’hjekë,
n’aromë lulesh me t’mbështjellë.

Për ty shumë due me këndue,
shpirtin tim due me ta falë,
bashkë me të me fluturue,
dhe kur fryma ka me m’ ndalë.

Vargun tand due me e ndriçue,
në rreze t’diellit me e qendisë,
me fjalë t’ambëla zbukurue,
porsi veli i nuserisë.

Miqtë e mi të kanë rrethue,
Mos vono ti sa ma parë.
Vishu bukur pra me i gëzue,
thueju "Mirë se kani ardhë"

Dil pra ti e mos kij frikë,
se për ty ata kanë ardhë,
tash sa kohë janë tue të pritë,
fillo, pra, me kambë të mbarë.


R.Dragusha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi