Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës, merr flakë anija, një i vdekur, 3 të zhdukur

Shko poshtë

Durrës, merr flakë anija, një i vdekur, 3 të zhdukur Empty Durrës, merr flakë anija, një i vdekur, 3 të zhdukur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 5:21 pm

Durrës, merr flakë anija, një i vdekur, 3 të zhdukur

Ngjarja ka ndodhur në Porto Romano, 4 milje larg bregdetit

Durrës, merr flakë anija, një i vdekur, 3 të zhdukur Merr-flakë-anija-shpëtojnë-37-peshkatarë

Një anije cisternë është përfshirë nga flakët ku një nga anëtarët e ekuipazhit ka humbur jetën dhe 3 persona rezultojne të zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në Porto Romano, 4 milje larg bregdetit. Deri tani raportohet vetem një viktimë dhe nuk ka informacione për të lënduar të tjerë nga ngjarja. Të dhëna nga kapiteneria e Durrësit bëjnë me dije se 12 persona janë evakuuar nga anija, në të cilët ndodheshin 15 persona. Sipas kapitenit të Portit të Durrësit Edi Dorazi, anija është mbytur në det të hapur, ndërsa e kishte shkarkuar karburantin dhe nuk mund të shkaktojë ndotje në det. Sipas burimeve për abc news personat që ndodheshin në anije ishin shtetas të huaj. Për shkak të dëmtimeve që ka pësuar anija është mbytur dhe po punohet për gjetjen e 3 personave të cilet rezultojnë të zhdukur .
Anija cisternë e kishte shkarkuar gazin në Porto Romano. Ende nuk dihet pse anija mori flakë ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe të zjarrfikëseve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi