Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta e ardhshme më 22 janar

Shko poshtë

Protesta e ardhshme më 22 janar Empty Protesta e ardhshme më 22 janar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 8:22 pm

Protesta e ardhshme më 22 janar


Protesta e ardhshme më 22 janar Protesta-e-ardhshme-2
Vetëvendosje: Dje, kishte reciprocitet, aq sa pati protestë

Vetëvendosja paralajmëroi aksion të ri kundër, siç thuhet, moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës.

Pas aksionit të së shtunës me qëllim bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të shtyrë përpara zbatimin e masave të reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar ndaj Serbisë.

Njëri nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar.

“Sipas qëllimit që kemi pasur edhe në aksionin e parë, në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, ne tani kemi paralajmëruar se më 22 janar - të dielën e radhës, do të kemi aksionin në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Po ashtu, kemi thënë se nëse Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht se nuk do ta mbajmë këtë protestë dhe se nuk ka arsye që Vetëvendosja të qëndrojë atje në dy pikat kufitare”, tha Ahmeti.

Njoftimi i Vetëvendosjes pason bllokimin e aksionit të së shtunës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe diku pesë kilometra në afërsi të pikës kufitare në Merdare.

Qindra protestues ishin mbledhur në këto dy lokacione për të kundërshtuar, siç thanë, mos-zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj shtetit serb.

Për të shpërndarë protestat, Policia e Kosovës përdori forcën fizike, gazin lotsjellës dhe topat e ujit.

Por, përplasjet ndërmjet policisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje vazhduan edhe të dielën - jo fizikisht siç ngjau ditë më parë, por në formën deklarative.

Derisa Policia e Kosovës pretendoi të ketë shpërndarë protestat në pikën kufitare në Merdare dhe të Dheu i Bardhë duke përdorur masat e proporcionalitetit, anëtarët e Vetëvendosjes thanë se është përdorur dhunë e tepruar ndaj protestuesve.

Ahmeti tha se dhuna ka qenë e tepruar dhe se ndërhyrja ishte brutale.

“Mendoj se ajo ka qenë gjithçka pos një intervenimi të duhur dhe në nivel. Pra, mendojmë se është përdorur dhuna tej mase dhe se është përdorur një brutalitet që përkon me një shtet policor”, vlerësoi Ahmeti.

Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, hodhi poshtë këto akuza.

“Në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, u shpreh Kelani.

Ai bëri të ditur se nga mbi 140 personat e arrestuar të shtunën, 15 vazhdojnë të jenë të ndaluar edhe të dielën.

Kelani njoftoi se në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë ku u zhvillua protesta e Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë gjendja është normalizuar sërish dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 7 dhjetor patën miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërmarrjen e masave reciprocitetit ndaj Serbisë. (rel/bs)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi