Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia

Shko poshtë

OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia Empty OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 8:26 pm

OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia Protesta-ojq1


OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia

OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia Protesta-ojq

Për të dënuar dhunën ndaj qytetarëve të Kosovës, që ndodhi me rastin e protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje të shtunën, rreth 30 organizata të shoqërisë civile i kanë i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që dhuna e ushtruar të adresohet si përgjegjësi politike.

Lorik Bajrami, nga Organizatën për Demokraci, Anti - korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha se intervenimi i policisë në protestë është sulm i drejtpërdrejt ndaj parimeve demokratike.

“Ne kërkojmë që urgjentisht të adresohet kjo përgjegjësi politike dhe ekzekutive e Qeverisë së Kosovës si urdhëruese e dhunës së është ushtruar në protestën e 14 janarit po edhe e policisë si ekzekutuese e kësaj dhune. Një ndërhyrje e tillë e dhunshme është sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve demokratike, vlerave dhe praktikave të saj”, deklaroi Bajrami.

​​Derisa organizatorë u kanë bërë thirrje disa herë protestuesve për një protestë paqësore, qytetaret e mbledhur kanë brohoritur në mënyra të ndryshme si “ poshtë Qeveria e Kosovës”, “poshtë Thaçi”, “Hajna” dhe “Albin Kurti”.

Dhjetë minuta pasi kishte nisur protesta, organizatorët kanë mbyllur atë.

OJQ-të protestuan kundër dhunës nga policia Protesta-ojq2

Por, qytetarët kanë vazhduar të qëndrojnë para ndërtesës së qeverisë duke brohoritur.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare gjithashtu kanë shprehur revoltën e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovës e cila, sipas tyre, përmes deklaratave të saj, “ ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës”.

Nga ana tjetër, autoritete të rendit kanë bërë të ditur se protesta e organizatave joqeveritare ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Agron Borofci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tha se në protestë kanë marrë pjesë rreth 200 qytetarë.

“Protesta ka përfunduar rreth orës 13:00, ajo ka përfunduar e qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident”, tha Borofci.

Ndryshe, përmes një deklarate për media, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në emër të qeverisë, ka shprehur edhe një herë keqardhjen e thellë për protestën e dhunshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në deklaratën thuhet se “Kosova është shtet demokratik dhe e ritheksoj se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë”.

Me tej në komunikatë theksohet se “askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdorë të drejtën e protestës për të venë në rrezik funksionimin normal të institucioneve legjitime të shtetit tonë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Policia e Kosovës, si autoritet kompetent për zbatimin e rëndit dhe ligjit, ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore sipas standardeve dhe procedurave operacionale për të mbajtur situatën e qetë dhe nën kontroll gjatë protestës. ... Policia e Kosovës ka përdorur mjetet e lejuara sipas ligjit dhe standardeve më demokratike për shpërndarjen e protestuesve dhe zhbllokimin e rrugëve”, thuhet mes tjerash ne komunikatën e kryeministrisë.

Sipas kësaj deklarate të shefit të ekzekutivit kosovar, Inspektorati Policor do të bëjë analizën e detajuar lidhur me protestën dhe do japë sqarime profesionale, të cilat duhet të saktësojnë se a ka pasur tejkalim të përdorimit të mjeteve dhe metodave për zbatimin e operacionit për garantimin e lëvizjes së lirë gjatë protestës.

​​“Në rast se konstatohet se ka pasur shmangie nga respektimi i procedurave, keqpërdorim të autorizimeve, përdorim të tepruar të forcës policore, atëherë organet e pavarura dhe kompetente do të marrin masa përkatëse disiplinore në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi”. thuhet në komunikatë.

Pas protestës të së shtunës, në afërsi të vendkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardh, u lënduan dhjetëra protestues e polic, kurse u arrestuan mbi 140 persona.

Me qëllim bllokimin e hyrjes së mallrave serbe nga vendkalimet kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë deklaruar se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të shtyrë përpara zbatimin e masave të reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar ndaj Serbisë.

Ata kanë paralajmëruar serish aksion të ri kundër, siç thuhet, moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi