Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës
Prishtinë, 15 janar - I janë dukur të mjera pamjet e djeshme dhe ka qeshur me to. Zëvendësministri i Mjedisit në qeverinë e Kosovës, Ilir Mirena ka komentuar në Facebook protestën e Vetëvendosjes duke përqeshur momentet në të cilat janë gjetur Fisnik Ismaili, gjatë arrestimit, dhe vetë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kur u lëndua. Madje, këtë të fundit e ka krahasuar me refugjat të Bllacës.
“Moti pamje ma t'mjere nuk kam pa se kur e arrestun F.Ismajlin e iu lutke policise "aman zgidhmni durt, se nuk boj kurgja..." e garancion e jepke besen e tij...)) Pamja e dyte ishte me Albin Kurtin, i cili pas disa debateve, kishe triumfaliste neper media, ish ul i thyem skaj nje gardhi e u doke si nje refugjat i Kosoves diku n'Bllace me 1999...))”, ka shkruar Mirena në statusin e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.
Nga Mero Baze
Kush e turpëron Kosovën?
Një miku im nga Prishtina na postoi një foto në të cilën shihet statusi që ka vendosur në Facebook një njeri i qeverisë së Kosovës. Në ato pak rreshta ai përshkruan, nuk e di në çfarë cilësie, lutjet e Fisnik Ismailit, që policia të mos t’ja shtrëngojë fort prangat dhe katandisjen e Albin Kurtit përtokë pas sulmit të policisë. Më duken pak të sajuara, por dua t’i besoj se janë të vërteta. Dua të besoj se vërtet Fisnik Ismailit, artistit që i ka dhënë Kosovës Monumentin e parë simbolik pas çlirimit, “New Born”, i kanë dhemb jo vetëm fizikisht prangat në duart e lidhura pas dhe Albin Kurti është rrëzuar “si refugjat” në tokën e tij, prej dhunës së policisë.
Pyetja që unë shtroj pas kësaj, është se kë nderon dhe kë turpëron kjo pamje?
Kosova është sot një vend i lirë, pse perëndimi u bind, për herë të parë në historinë e tij, se një pushteti i duhet hequr një territor nga duart, nese nuk respekton qytetarët e tij. SHBA dhe vendet perëndimore bombarduan Serbinë dhe ja hoqën nga duart Kosovën, jo për shkak të lutjeve tona patriotike apo mallkimeve për Evropën plakë që na ndau si komb, por për një arsye të cilën ata që qeverisin Kosovën, sidomos ata që e qeverisin si “çlirimtarë”, nuk duhet ta harrojnë kurrë.
Është cinizëm i tepërt që tashmë një pushtet i ri në Kosovë, të ndjehet mirë sepolicia poshtëron qytetarët e saj dinjitoz, dhe të tallet me dhimbjet fizike dhe njerëzore të qytetarëve që protestojnë. Pamjet e përshkruara nga i sipërcituari, nderojnë viktimat dhe turpërojnë pushtetin. Ato pamje turpërojnë Kosovën para Perëndimit, dhe ngjallin një instikt të vjetër të politikës së Prishtinës së viteve tetëdhjetë, kur në emër të nacionalizmit mund të burgosje dhe poshtëroje këdo.
Kosova ka sot nevojë më shumë se sa për policë brutalë, për qytetarë kurajozë, më shumë se sa për paranoja puçiste, për ballafaqim me kundërshtarët, më shumë se sa për gramafonë regjimesh, për qytetarë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Ne e kemi parë foton e Fisnik Ismailit duke i vënë gjoksin ujit të makinave të policisë, kurse ky njeriu i regjimit të Prishtinës e paska parë duke qarë se i dhembnin prangat. Në të dyja rastet, në të dy pamjet, ai ka bërë diçka më krenare për Kosovën, se sa turpi i njeriut të pushtetit që gëzohet nga pasojat poshtëruese të dhunës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi