Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi:Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar!

Shko poshtë

Rexhepi:Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar! Empty Rexhepi:Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 9:32 pm


Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar!
Rexhepi:Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar! Brexhepi



Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se nëse Vetëvendosje i vazhdon siç tha ai “protestat e tilla”, përgjigjja e policisë do të jetë e njëjtë sikurse më 14 janar. Ndërkaq, për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës, e cila do të mbahet sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Rexhepi për gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.


“Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. E ka Kuvendin e Kosovës për t’i paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e vet. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional. Këtë edhe do ta bëjmë”, ka deklaruar Rexhepi , duke shtuar se obligimet e policëve të Kosovës janë permanente deri në pensionimin e tyre.

“Policët janë zbatues të ligjit. Ne nuk do të donim të shihnim situata të tilla, por sa herë të ketë situata të njëjta policia do të jetë e gatshme për t’i zbatuar rendin dhe ligjin”, ka thënë Rexhepi.

I pyetur nëse do ta respektojë Qeveria vendimin për reciprocitet të Kuvendit të Kosovës, Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike. “Këto janë çështje politike. Kjo le të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës. Ka metoda të tjera më të mira se protestat. Por ju them se edhe Qeveria, ashtu edhe Policia e Kosovës, si segmente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do t’i kryejnë punët e tyre”, është shprehur Rexhepi.

Index
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi