Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS

Shko poshtë

RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS Empty RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 9:51 pm

RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS

RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS U3_jusuf_gervalla1RITA SALIU:JUSUF GËRVALLËS U1_RitaSaliu

Edhe të rreshtuar
Ndjehemi njejt mike
Zbresim me te njajtat hije
Ku nuk ka yje as bukuri

Ende na dalin përpara
Hijenat trishtuese
Me trup kulçedre
Me sy njeriu

Nënat nuk i lënë të qeta
s’u lënë shami të bardha në kokë

As lotin e dhembjes
Ta kthejnë në lule
Në dritë horizonteve që i presim

Edhe unë edhe ti
Në kryqëzime jete
Sfidojmë lodhje, çlodhje

Që të mos harrohemi
Duke kujtuar ngjarje kohe

Presim lulëzimin
Spektrin e ngjyrave
Flamujt e fitoreve
Të na nxjerrin nga mashtrimi
Kaq vite humbëm
Duke pritur njëri-tjetrin
Pranverën të na e përtrijë
Bukurinë me lule janari

Gjerdanin e ngrirë rreth qafe
Për të na e zgidhur

Njerkë të vetëvetes
Kemi mbetur
Larg kullës larg vatrës
Që na pretë brigjeve të dhembjes
Për t’iu bërë shpirt e gjallëri

Si të ta jap fjalën
As e gjallë as vdekur

Ende bën stinë e ftohët
As dashuria as kujtimi që ruan dhembjen

S’i bënë të çelin drandafilat e kuq
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi