Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dija Agushi:Cikël poetik

Shko poshtë

Dija Agushi:Cikël poetik Empty Dija Agushi:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 12:44 pm

Dija Agushi:Cikël poetik Img5904d

Dija Agushi:Cikël poetik

Pasqyre e Shpirtit te Humbur

U ktheva nga jeta e meparshme
ne nje trup qe nuk eshte i imi

Kush jam

Si ta deshmoj ne kete shekull
qe une jetova ne kohen e Faraoneve

une kisha vdekur me qindra here
dhe isha bere trup me qindra here
por ne kete trup nuk ndjehem e sigurte

duhet te kthehem pas
sapo te mberrije koha e duhur do te iki
mbase ne kete jete do te te gjej

nuk e di…
Ai ndoshta ndodhet ne nje hapsire tjeter

Ne nje jete ne ishim ne rrugen tone
u humbem kur une u bera tjeter trup

e ndjej, ne jemi afer, mezi marr fryme
kam therje ne zemer, eshte shume ftoht
nga ana tjeter nje tym qe era e sjell ketej

shpirti im mund te shkoj shume larg
por horizonti i saj tani eshte mjaft I kufizuar

sa e forte eshte frika e vdekjes
ty te kam shpetim

te kam kerkuar shume
kete here ti do t’me gjesh mua
qe ta mbushesh boshllekun brenda nesh.
.............

Lavdia e nje Dimri

A mundet era te me sjell ne shtepi
Dhe te jem larg teje
Te me kujtosh mua si nje lekure te maviosur
Nga dimri I kristalt

Ne keto dite te fundit mbeten misteret
Dicka kemi per qellim
Ndihem konfuze
Dhe me pelqen menyra se si me fute ne histori

Ndonjehere une ngaterrohem
E gjej veten duke te te pyetur
Nese ti mund t’i degjosh gjerat qe do ti them perseri
Dhe nga nje zemer e gurit behem re e zeze

Do te jete me mire ne mengjes
Mund te jem nje engjull por ndoshta edhe nje bretkose
Ne menyre te tille une nuk mund te zhdukem
Kujdesu te me mbash ne histori

Eshte pothuajse nje vit
Ne nuk kemi qesh nuk kemi ngre dolli
Tani pak e shohim njeri tjetrin ne sy
Nuk eshte cudi qe ndjehemi te vetmuar

Nje dimer i kristalt me buze te maviosura
E sotmja nuk perfundon
Ndoshta pse ne jemi ketu dhe pretendojme
Nje dere te hapur ku luajm per t’fituar
............


Hije e Hidheruar

Kurr nuk e trondita hijen time
Ajo u perpjek te me mashtroj mua per t’i bere lufte
Dhe sikur me terheq mbrapa pas gardhit me kafshe
Per t’i gropuar llogoret tuaja

Me fute mua ne front
Duke me lene si nje mendje memece
Pa asnje mbrojtje
Dhe ik nga une per mos t’i ndier dhimbjet e pakuptimta

Une u rrita pak
U bera nje lloj diferent prej luftetarit
Dhe kur erresira vjen e fus at brenda meje
Ku terri im e ndriqon terrin e saj
Duke e ndjere besimin ne vete

I numerova nje milion dyer ne horizont
Tani cila eshte e ardhmja qe kam zgjedhur para se te shkoj
Ku cdo genjeshter ne kete bote vjen duke u ndare
E ti thua se je i dashuri im
Dhe armiqte i ben te jene mesuesit e mi

Kur cdo gje eshte e ndritshme
Une jam e vetme duke u perpjekur per te vetmen dashuri
Sepse drita verbuese ne asnje menyre nuk behet e imja
Erresira e ndricon terrin tim
Ku me ben te sigurte per besimin ne vete.
.............

Fjongen Time E Lidha Nje Mije Here

Cka jam duke pritur…?
Dashuri ka kudo perreth

Ajo drite e paritur
Ndriqon rrugen tende pertej detit

Ti me zgjodhe mua
Keshtu une nuk ndihem vetem

Ne duart tua
Bota eshte e bukur
Ne krahet e tu
Une jam e bukur

Dashuria te bene ty te embel
Dhe kjo re do ti mbuloj syte e mi
Une do te perpiqem per ta fshehur
Por nuk do te largohem prej teje

Ne shtepine e bere prej qelqi
Sikur ne kemi qene gjitmone aty
Duke i lidhur floket e mi me fjonge
Qe te dukem si nje mbretereshe

Ne i kemi pare rruget kur ishin te vdekura
Ateher kur per ne gjithcka filloj

Ne e kemi pare edhe Diellin tek sa digjej
Dhe hidheshim drejt tij

Ne e kemi ndje edhe detin e ftoht
Duke e puthur lekuren tone

Tani…
Zjarre i djegur drejt buzeve
Duke i lidhur floket me fjonge
Ktheva koken pas
Ti nuk ishe aty…
.........

Drite Brenda Endrres

Ne endrren time
Ndertuam nje jete se bashku
U betuam para Zotit
Ti dhe Une pergjithmone

E degjova zerin tend miliona here
Deri sa une po buzeqeshja brenda endrres
Duke e kuptuar se ti je vetem i imi

A e din se sa i embel je
Ne shkelqimin e yjeve
A e din se sa i dashur je
Ne driten e henes

Ne endrren time
Ndertuam nje shtepi se bashku
Dhe per kaq kohe sa isha me ty
Me fale gjithcka qe kisha nevoje

Ne endrren time
Kur buzet e tua prekin buzet e mia
Sikur zvarritem brenda nje shpelle
Me duket sikur jetoj diku cuditshem
Duke menduar per menyren se si me ben te ndihem

Ne endrren time
Ndertuam strehimore per ditet e ftohta
Kam frike te zgjohem
Realiteti gjerat i ndryshon

Dashuria…
A ishte nje gabim qe e kemi bere
Apo ishte nje cmim qe kam kerkuar ta paguaj…
...........

Ditet Para Nesh

Ti… miku im i vetem
Na kan degjuar te flasim
Perderi sa ne shtrihemi bashke

Ndonjehere luan me floket e mi
E fjonga ime behet xheloze ne ty
Une nuk kerkova asgje
Dielli me fali ty…

Ne mund ta justifikojme heshtjen
Me ditet e qeshura qe po ikin fishkellime
hedhim valle krahe hapur
nuk kemi nevoj t’i fshihemi diellit

nese mitet kan shkuar larg
tregimet qendrojne ne ditet tona
edhe nese unaza e diamant kthehet ne bronz
ne ende jemi ne kohe me diell
ku perqafimet na zhytin ne det

duke lundruar brenda lumturise
do te behemi te vjeter nje nga keto dite
edhe ateher me prit ne qoshe
kembet e mia te ftohura
edhe ateher do ta gjejn rrugen per tek ti

gjithcka e jotja
eshte gjithcka e imja
kjo eshte rruga qe une zgjodha
e vetmja rruge qe me mbajti te sigurte
per nje jete, nje dashuri

ti… miku im I vetem
jam e uritur gjithemone per ty


Dija Agushi
Gjilan 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi