Seveme Fetiqi:ATA ISHIN YJE NË QIELLIN E VET
Faqja 1 e 1
Seveme Fetiqi:ATA ISHIN YJE NË QIELLIN E VET
Seveme Fetiqi:ATA ISHIN YJE NË QIELLIN E VET
-Jusufit, Bardhoshit, Kadriut
1.
Nëno moj
ata ishin yje në qiellin tend
horizonteve të dritës ishin nisur
në kullën e lirisë për të arritur
i vrau stuhia karpatiane
ditën me diell kur ata
i kish mbuluar mjegulla
shtigjeve të shpresës udhë kishin bërë
lëkurën për t’ia zhveshur gjarperit
maskën për t’ia zhveshur mizorit
për të dalë nga kafazi i vuajtjes
për të dalë nga burgu i robërisë
qiellin e mbërthyer nga korbat
për ta kthyer në det paqeje
në jehonën e ninullave
që u bëhet rritë lumturi kenge
fëmijëve në djepa të lirë
2.
ata e dinin se nuk ishte mëkat
ta doje atdheun si driten e syve
sa vashën që ta mbush kullën dashuri gjallëri
por jo symbyllas
kur vdekja recitonte përmendësh
gjallërinë tonë për ta kthyer në mort
ata fluturuan me krah të prerë
si zogjtë për të mësuar fluturimin
nëpër natë nëpër stuhi
hapësira ankthesh sfiduan
në kreshta trimërie u shndërruan
plumbat t’i merrnin në gjoks
se nuk ikën as frikën se njohen
3.
edhe pas kaq vjetësh
fluturojnë fluturojnë qiellit të dashurisë
me krahët e mëdhenj të flijimit
ia fshijnë pluhurin e harresës se historisë
pëllumba paqeje përjetësojnë
si lulëkuqe me këmisha të bardha
të shqyera nga plagët e plumbave
neno rrudhave tua të pikëllimit zbresin…
ata arritën aty ku deshën
në qiellin e vet u bënë yje
të tashmen dhe të ardhmen
si ditën e bardhë për t’ia sjellë nënës
ata nuk mbetën zogj me flatra të gjymtuara
as të plagosur si vargjet e mia të pakryera
ata u bënë shkëmbinj të thepisur
ku vetëm shqiponjat mund të ulen
qëndresën e tyre për ta përjetësuar
4.
buzëqesh nënë buzëqesh
me buzët tua të etshme
ata duan t’i puthin
mermerët me epitaf Kosove
beso se “Flakë Janari” po bëhet kënga e tyre
për t´i ngrohur janarët shekujve
që vijnë me aromën e luleve
për lirinë tonë te fituar me gjak
në detin e madh të krenarisë tende
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi