Kacin: VV të protestojë në kufirin me Shqipërinë

Karshi reagimeve në vend, tri ditë pas protestës së Lëvizjes Vetëvendosje me qëllim bllokimin e pikave kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, vazhduan reagimet edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Diplomatët evropianë thanë se aksioni i së shtunës ishte “një provokim i organizuar nga Albin Kurti, gjatë të cilit janë manipuluar vet demonstruesit”.
Një vlerësim të tillë ia dha Radios Evropa e Lirë, zëvendëspresidenti i delegacionit evropian për marrëdhëniet ndërmjet pesë shteteve të rajonit, Jelko Kacin.
Ai tha se ngjarjet në fjalë u ngjanin asaj që ndodhi para disa muajsh në veri të Kosovës, ku nga serbët protestues u bllokuan rrugët kryesore në atë pjesë të vendit.
Protesta me moton “Serbia nuk kalon”, sipas Kacinit, promovon bllokimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe se është në kundërshtim me vlerat evropiane.
“Kjo ishte një demonstratë që promovon izolimin e Kosovës, me të cilën synohej çorientimi i Kosovës nga përpjekjet për integrim evropian”, theksoi Kacin.
I pyetur nëse vërtet mund të tërhiqet një paralele ndërmjet gjendjes në veri të Kosovës, ku situata ka mbetur peng i politikës që nga paslufta, dhe asaj që ndodhi të shtunën, Kacin u shpreh:
“Nuk dua të tërheq ndonjë paralele. Vetëm dua të sqaroj se si mund të shihet kjo. Natyrisht se jam elokuent kur them se kjo ishte kontra-produktive sikurse për Kosovën, ashtu dhe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”, tha ai për të shtuar se aksioni i së shtunës lë përshtypjen e solidarizimit të Vetëvendosjes me barrikaduesit serbë në veri të vendit.
Por, vetë lideri i Vetëvendosjes, Kurti, tha në një intervistë dhënë gjatë ditës Radios Evropa e Lirë se Vetëvendosja nuk është kundër parimeve të Bashkimit Evropian dhe se konsideron se reciprociteti është parim dhe vlerë e Bashkimit Evropian.
Kacin tha ekziston një diskrepancë ndërmjet deklaratave dhe veprimeve të Kurtit dhe se me aksionin në fjalë, synohej bllokimi i tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është në kundërshtim me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ne po përpiqemi ta bindim Beogradin dhe Serbinë të promovojë tregtinë me Kosovën, të heqë dorë nga bllokimi i Kosovës në forume ndërkombëtare. Por, ai (Albin Kurti) po e bën të njëjtën gjë - ka një diskrepancë të madhe ndërmjet deklaratave të tij dhe demonstratave të tij”, vlerësoi Kacin.
Protestat te Dheu i Bardhë dhe diku pesë kilometra në afërsi të pikës kufitare në Merdare, u shpërndanë gjatë fundjavës pas ndërhyrjes së njësiteve speciale të Policisë së Kosovës. Me mbi 140 të arrestuar dhe me dhjetëra të lënduar, rezultoi e tërë ngjarja.
Pavarësisht përplasjeve deklarative me autoritetet kosovare rreth përdorimit të forcës atë ditë, Vetëvendosje tha se nuk do të zmbrapset nga qëllimi për të shtyrë përpara zbatimin e mocionit për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë, të miratuar më 7 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës.
Anëtarët e kësaj lëvizjeje paralajmëruan një aksion të ngjashëm me atë të së shtunës, i cili pritet të mbahet më 22 janar. Kacin sugjeroi që aksioni në fjalë të mos bëhet në Merdare, por në kufirin me Shqipërinë.
“Ai (Albin Kurti) ka thënë, po ju citoj juve, se është në favor të tregtisë. Andaj, nëse është kështu, le të nisë kjo në ndonjë kufi tjetër, e jo në kufirin me Serbinë”, shtoi Kac

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi