Policia partiake e Hashim Rrahmanit dhe e Bajram Karakushit
Faqja 1 e 1

Gazmend Islami
Debat politik
Tronditjet vijnë si cunami në Kosovën e pasluftës, në konstruktin në formë shteti të ndërtuar në kohën kur dikush që moti kishte luftuar pandërprerë, por dikush u mundua ta humbë krejt këtë histori... Këta po interpretojnë historinë sipas pikëpamjes “marksiste”, duke shpikur në çdo rast e në çdo vend "lëvizje popullore" dhe duke u mbështetur në emër të luftës. Ndërkaq nacionalistët kanë mbetur te këngët patriotike të brezit të Rilindjes dhe tek ato pak njohuri të përgjithshme që ai brez vuri shpejt e shpejt në qarkullim. ,,Shteti ynë i ndërtuar me mund dhe gjak, por i rrënuar nga ata gjakprishurit që pamëshirshëm pas luftës rrëzonin gjithçka që nuk ishte me ta. Vrasjet, torturat, vjedhjet, uzurpimet, punësimet kjo ishte agjenda e atyre që në Kosovën e pasluftës popullit i kërkonin haraç edhe për frymëmarrje të lirë. A është kjo liria qe e donin (!!!) Zahir Pajziti, Adem Jashari, Ilir Konushefci, Mujë Krasniqi, Fehmi Lladrovci? Jo, jo ata e donin lirinë e plotë të qytetarëve ta gëzojnë me të gjitha të drejtat... ata para rënies nuk e dinin se dikush në emër të tyre 12 vjet pas luftës do të rrahin pamëshirshëm të gjithë ata qe donin të drejtën elementare ‘’votën e sovranit’’ ta mbronin, ndërsa gjakprishurit shkelën mbi sovranin sikur dikur Rrahman Morina dhe Jusuf Karakushi në ndërrimet kushtetuese. Të njëjtën shtypje sistematike sot po e bëjnë Hashim (Rrahman) Thaçi dhe Bajram (Jusuf) Rexhepi, këtu u shtohen ‘’nofkat’’ me të vetmin qëllim, sepse janë sikur të jenë bijtë e atyre që ceka më lartë. Nuk ka mbetur njeri që nuk është përqeshur, pothuaj kurrë në historinë e popullit shqiptar sikur të mos kishte pasur luftë, pothuajse vetëm kjo e fundit ishte bërë, ishin harruar luftërat nëpër shekuj të shqiptarëve për liri dhe për çlirim. S’ka dyshim që lufta e UÇK-së është një prej periudhave më të lavdishme të kombit shqiptar, por kurrë pa nënvlerësuar luftërat dhe periudhat që nëpër shekuj u bënë për këtë tokë arbërore. Kjo teme është e gjerë, por në këtë “cunami” jo më larg se më 14 janar u dhunua Kushtetuta e Kosovës, u dhunua sovrani i popullit, u rrah Parlamenti i shtetit të Kosovës.,Të dashur qytetarë, çka mund t’i themi këtij skenari famëkeq të përgatitur nga një parti me shërbimin e vetë informativ dhe me policinë e vet partiake që më shumë i ngjan kohës së nazizmit, sesa një shteti demokratik, inatet personale të Bajram Karakushit me ata që nuk po iu gjunjëzohen, por vetëm po kërkojnë diçka krejt legjitime. Pra problemi nuk gjeneron vetëm në masat e reciprocitetit, por problemi çalon qysh nga zgjedhjet e fundit. PDK-ja, siç dihet botërisht, i fitoi ato me dhunë të paparë dhe me pararojën e SHIK-ut . Hyrja e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës prishi ekuilibrin e PDK-së, sepse tash filloi të prishet çerdhja e një qeverie banditeske e cila qe 12 vjet kishte krijuar zinxhirin e pasurimit të tyre. Pse prokuroria nuk merret me pasurinë e Sami Lushtakut, Ramiz Lladrofcit, Hashim Thacit, Bajram Rexhepit, Kadri Veselit, Hajredin Kuçit e qindra të tjerëve që me një matematikë të thjeshtë mund të gjesh me qindra shkelje për të ngritur padi pa asnjë dyshim, por këta janë kupola e krimit.
Presidentja e vendit duhet patjetër të thërrasë mbledhje urgjente në bazë të mandatit që ka për të gjetur një emërues te përbashkët që mos të shkelet sovrani i popullit, vendimi i Kuvendit te Kosovës. Përndryshe do të ishte e udhës që të shpërbëhet Parlamenti dhe të zgjidhet një qeveri e unitetit deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të ishin të ndershme dhe do të dilnim nga kjo krizë që askujt nuk i shkon përshtati përpos kësaj Qeverie e cila nuk e di udhën ku e ka, sepse me gënjeshtra nuk mund të ecet përpara.
Vetëvendosje ka përmasa demokratike të përmasave evropiane e cila e njeh mirë sistemin e ligjeve demokratike evropiane dhe këto protesta ishin krejt në suaza të kësaj demokracie ndërkombëtare.
Autori është analist politik dhe gazetar

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi